Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-07, 10:47   #18
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Pyetje:
A ndryshon forma e namazit tė burrave nga namazi i grave?


Pėrgjigje:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nga hadithet e transmetuara prej Resulullahut (salallahu alejhi ue selem), asnjėherė nuk theksohet se duhet tė ekzistojė ndonjė dallim nė formėn e namazit tė burrave dhe atė tė grave. Por disa prej fukahave, si hanefit, hanbelit dhe tė tjerėt e kanė thėnė kėtė me disa dallime ndėrmjet tyre.
Fukahat hanefi kanė thėnė se duhet tė ekzistojė dallimi ndėrmjet formės sė ngritjes sė duarve gjatė tekbirit fillestar. Ata kanė thėnė se ajo nuk duhet t`i ngrejė duart deri te veshėt sikurse burrat, por deri te supet. Pastaj vendosja e duarve duhet tė bėhet mbi gjoks e jo nėn kėrthizė, sikurse thonė ata se burrat duhet tė vendosin duart nėn kėrthizė. Pastaj edhe shkuarja nė ruku dhe sexhde duhet tė dallojė prej formės qė e bėjnė burrat, gjithashtu edhe qėndrimi i ulur nė teshehud, etj.
Fukahat hanbeli dhe disa tė tjerė kanė thėnė tė njejtėn, por nuk janė pajtuar me hanefitė pėr ngritjen e duarve, se nuk lejohet ngritja e tyre deri te veshėt, pastaj edhe nė vendosjen e duarve nėn kėrthizė, ata kanė thėnė se ajo ėshtė e njejtė te gratė ashtu edhe tė burrat, kurse nė rastet e tjera janė pajtuar me hanefit.
Dijetarėt qė kanė thėnė kėtė argumentuan me rregullat e pėrgjithshme tė sheriatit, pasi tė gjitha kėto pėr gruan aludojnė se janė mė afėr natyrės sė gruas pasi pothuajse tė gjitha pjesėt e saj konsiderohen auret dhe me kėtė ajo ėshtė mė larg ēfardo ekspozimi tė kėtyre pjesėve.
Ky ėshtė qėndrimi i kėtyre dijetarėve, por nėse i kthehemi ēėshtjes nga esenca, atėherė kuptojmė se nuk ka ndonjė bazė tė bėhet dallimi ndėrmjet burrave dhe grave nė formėn e namazit, prandaj argumentimit tė tyre u pėrgjigjemi nė kėto dy pika:
1.Argumentimi i tyre nuk mund tė merret si shkas pėrball citateve qė aludojnė se falja e gruas ėshtė e njejtė sikur ajo e burrit, posaēėrisht pasi pėr kėtė ka thėnė Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Faluni ashtu si mė keni parė duke u falur” (Transmeton Buhariu). Ky citat i hadithit sė pari ka ardhur nė formėn urdhėrore, pastaj ėshtė i pėrgjithshėm dhe nė tė hyjnė edhe burrat edhe gratė dhe ne nuk kemi kurrfarė tė drejtė t’i veēojmė burrat dhe t`i pėrjashtojmė femrat nga ky citat.
E tėrė kjo qė u tha nė kėtė pikė ndėrtohet nė bazėn se nėse vjen citati kuranor (ajeti), apo ndonjė hadith nė tė cilėn pėrmban ndonjė dispozitė, ku pėrmenden meshkujt nė tė hyjnė edhe femrat, apo anasjelltas ku pėrmenden femrat nė tė hyjnė edhe meshkujt, pėrveē nėse ekziston ndonjė pėrjashtim i drejtpėrdrejt apo tėrthorazi, atėherė bėhet pėrjashtimi.
Pėr kėtė tė gjithė dijetarėt kanė thėnė se dispozita pėr shpifje (pėr zina) ndaj njė mashkulli ėshtė e njejtė sikur dispozita e shpifjes ndaj ndonjė femre edhe pse ajeti qė sqaron kėtė dispozitė nė tė pėrmenden vetėm femrat. Allahu i Lartėsuar thotė: “Edhe ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t'i rrahni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos u pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm.” (Nur, 4). Pra me kėtė ajet argumentojmė se e njejta dispozitė vleė edhe pėr meshkuj edhe pse ata nuk janė pėrmendur kėtu.
E njejta ėshtė edhe nė hadithin e sipėrpėrmendur: “Faluni ashtu si mė keni parė duke u falur.” Pra nė kėtė hyjnė edhe meshkujt edhe femrat, edhe pse forma e cila ka ardhur ky hadith nė aspektin gjuhėsor nėnkuptohet se Profeti (Paqja bekimi i Allahut dhe qofshin mbi tė!) iu drejtua atyre nė formėn urdhėrore nė gjininė mashkullore.
2.Falja e namazit ėshtė njė pėrditshmėri pėr muslimanen, prandaj po tė qėndronte dallimi ndėrmjet burrit dhe gruas do tė transmetohej nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) pėr kėtė ndonjė hadith, apo nga sahabėt, por kjo nuk ka ndodhur.
Prandaj themi se gruaja nė formėn e namazit ėshtė e njejtė sikurse edhe burri, prandaj i preferohet atij tė veprojė tė gjitha ato gjėra qė i vepron edhe mashkulli. Allahu e di mė sė miri.
Alaudin Abazi
www.klubikulturor.com
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė