Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tomori
Kisha nje pytje:
Me interesone perse krishteret po i skuqin vezet per festen e Pashkes.!
a ka naj domethenje simbolizimi ngjyrosja e vezve..! nese ka naj domethenje ju kisha lutur tme sqaroni
|
Historia e Vezės sė Pashkėve
Veza nė mbar botėn paraqet Pashkėt
Vezėt, nė fakt, ndoshta pėr shkak tė formės dhe pėrbėrjes tė veēantė, kanė pasur gjithmonė njė rėndėsi unike, simbolin e jetės nė vetvete, por edhe tė vet misterit. Qysh nė kohėt e paganizmit, te disa besime,
Qielli e Toka, konsideroheshin dy gjysma tė sė njėjtės vezė, ato ishin simbol i kthimit tė jetės.
Zogjtė pėrgatitnin foletė e tyre dhe i pėrdorshin pėr vezė: atėherė tė gjithė e dinin se dimri dhe tė ftohtit tashmė kishte kaluar.
Grekėt, Kinezėt dhe Persianėt shkėmbenin vezė si shenjė dhurate pėr festat e Pranverės, po nė Egjiptin e lashtė, vezėt e dekoruara i shkėmbenin nė fillim tė
vitit tė ri, sepse nė atė kohė Viti bazohej akoma sipas stinėve.
Veza gjithashtu konsiderohej edhe si simbol i fėrtelitetit, pėr arsye se atėherė ishte e pashpjegueshme lindja e njė qenie tė gjallė, prej njė gjėje kaq tė veēantė dhe tė ēuditshme.
Vezėt konsideroheshin si mjet magjie e fuqishme dhe kur ndėrtoheshin shtėpitė i futshin nėn themele pėr ta larguar te keqen, ndėrsa pėr gratė shtatzėna pėrdoreshin pėr ta zbuluar gjininė e fėmijės sė paralindur. Nuset kur martoheshin kalonin vezė to para se tė hynin nė shtėpinė e burrit.
Vezėt, qė nė shekuj kanė paraqitur stinėn e pranverės, me ardhjen e Krishterimit u bėnė simbol i rilindjes jo tė natyrės por tė vet njeriut, tė ringjalljes sė Krishtit si njė zogė qė del prej veze, Krishti doli i gjallė prej varrit.
Simbolika e vezėve tė ngjyrosura me ngjyra ndriēuese paraqesin ngjyrat e pranverės dhe dritėn e diellit. Ato me ngjyrė tė kuqe tė mbylltė janė simbol i gjakut tė Krishtit.