Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-04-07, 13:28   #3
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zhvilloi njė veprimtari tė frytshme edhe nė fushėn e studimeve gjuhėsore; u kushtoi vemendje ēėshtjeve tė prejardhjes sė shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe, duke mbrojtur lashtėsinė e tyre. De Rada ėshtė nga tė parėt studiues vendės tė strukturės gramatikore tė shqipes. Nė tė dy veprat gramatikore qė hartoi (1870, 1894) vuri nė dukje aspekte tė patheksuara mė parė nga dijetarė shqiptarė dhe albanologė dhe dukuri gjuhėsore tė pastudiuara ose tė panjohura. Nė veprat e tij gjuhėsore jepen tė dhėna me interes pėr tė folmet arbėreshe. Bėri pėrpjekje tė vijueshme pėr njė alfabet tė pėrbashkėt tė shqipes qė tė jepte njė sistem sa mė tė plotė dhe tė pėrshtatshėm pėr shqipen me karaktere latine, tė plotėsuara me shenja diakritike. Nė veprimtarinė gjuhėsore tė De Rada duhet pėrmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhėsore tė shqipes, i pari (1895) nė Koriliano Kalabro, i dyti (1897) nė Lungro ( Kongreset gjuhėsore arbėreshe). Dha me vetmohim mėsimin e shqipes nė Kolegjin arbėresh tė Shėn Mitėr Koronės pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė gjersa vdiq.
Mjaft e gjerė ėshtė edhe krijimtaria poetike e De Rada Nisi tė botojė qė herėt por krijimi qė i solli famėn si poet me talent tė shquar ėshtė poema lirike-epike Kėngėt e Milosaos (1836), vepra e parė e letėrsisė sonė me vlera tė mėdha artistike. Nė qendėr tė veprės ėshtė historia e njė ēifti tė ri qė bashkohet pas shumė pengesash. Autori nuk kufizohet me dėnimin e paragjykimeve klasore qė pengonin lumturinė e tė rinjve; nė vepėr kumboi ideja e detyrės ndaj atdheut dhe e gatishmėrisė pėr tė luftuar pėr mbrojtjen e tij. Historia e dashurisė fatkeqe midis dy tė rinjve nga rrethet aristokratike tė Shqipėrisė sė shekullit XV ėshtė edhe nė qendėr tė poemės Serafina Topia, mbi tė cilėn poeti punoi nė vitet 1839-1843. I pakėnaqur nga puna e tij, De Rada kėtė subjekt e rimori nė poemėn Pasqgra e njė jete njerėzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar nė tė njė problematikė mė aktuale pėr kohėn, luftėn kundėr pushtuesit otoman. Vepra mė e rėndėsishme e De Radaės ėshtė Skėnderbeu i pafan, tė cilėn e mbajti nė duar njė kohė tė gjatė (1837-1896). Nė vepėr janė shkrirė mjaft nga kėngėt dhe poemat qė kishte botuar mė parė. Aty u shpreh nė mėnyrė mė tė plotė dhe mė tė qartė patosi kombėtar qė kishte frymėzuar veprėn e De Radės Ndonėse nuk ka njėsi veprimi dhe vazhdimėsi, poema jep njė tablo tė gjerė tė Shqipėrisė nė shek. XV, tė bėmat e lavdishme tė popullit, dashurinė e tij tė flaktė pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur, gjallėrinė e mahnitshme qė shfaqi pėrballė sulmeve tė egra tė armiqve. Nė qendėr tė veprės ėshtė konflikti midis shqiptarėve dhe osmanėve, dhėnė me anė skenash ku paraqiten beteja tė ashpra e tė furishme, qė shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtėsitė shprehėse. Heroi kombėtar shfaqet nė vepėr si burrė shteti i shquar dhe trim i rrallė, qė diti me menēurinė dhe me heroizmin e tij tė ngrejė popullin e vet né luftė ēlirimtare tė pashoqe. Nė karakteret e personazheve tė tjera mishėrohet heroizmi dhe trimėria e shqiptarėve. Skėnderbeu i pafan ėshtė kryevepra e De Radės nė tė u dukėn nė mėnyrė tė qartė veēoritė kryesore tė talentit tė tij, si mjeshtėr i tablove tė gjera historike dhe i pėrshkrimit me zotėsi tė botės sė brendshme tė heronjve, tė mendimeve dhe tė ndjenjave mė tė thella e mė tė fshehta tė njeriut. Si poet, sidomos nė Kėngėt e Milosaos, De Rada u ēmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
De Rada luajti njė rol tė madh nė historinė e letėrsisė shqiptare; ai ėshtė i pari qė shkroi vepra me frymė kombėtare. Figura e tij ngrihet si figura mė e kulluar dhe mė e fuqishme e letėrsisė dhe e botės arbėreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarėt arbėreshė bashkėkohės ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon tė jetojė e pėrtėrirė edhe nė letėrsinė e sotme arbėreshe. Pas Ēlirimit nė Shqipėri janė botuar tė adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mėsues i Popullit"

Tituj tė veprave
  • Milosao
  • Njė pasqyrė e jetės njerėzore
  • Serafina Topia
  • Skėnderbeu i pafan
  • Fjamuri i Arbėrit (revistė)
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė