Pershendetje,
Pershendetje per tegjith juve,
Deri sa po lexoja me vemendje ato mendime qe ishin mbrenda kesaj teme shpesh here e ndjeva vehten si nje viktime e cila me litar per fyti terhiqet nga tema ne teme duke mos u len te merr fryme ne asnjeren, aq me pak te kupton apo te vlerson ndonjeren prej tyre.
Thjeshte nuk kisha arsye pse te shkruaj ketu po te mos ishte nje pytje e vogel e cila me shtyri ti them disa fjale.
Nje shetitje e vogel ne Bahnhofstrasse, Zurich mjafton per te kuptuar se qka eshte perendimi e qka ballkani, aty ne ate qender sheh gjithqka, sheh nje njeri ne kostum me vlere te jashtezakonshme por qe hec drejt punes se tij me biciklete, sheh nje grua 40 vjecare me floke te rruara dhe e veshur me veshje te zeze dhe te quditshme duke varrur ne qafen e saje shenja te ndryshme sataneske, sheh nje tjeter njeri te leckosur me mjekerr dhe floke te pa pastra me muaj qe fle skaj trotoarit me gote te zbrazet alkoholi ne dore, sheh nje vajze te mbeshtetur per muri nga nje djali qe po e puthte pa nderprere deri sa un tejkaloja ate rruge, sheh nje tjeter grua normale e cila kishte dalur per te blere ndonje gje dhe te ciles nuk i pengonte asnjeri nga personazhet tjere qe i permenda me lart, ne ate rruge njekohsisht kalojne me qindra persona pa i zbardhuar syte duke u munduar te shikoj dhe te vlersoj te tjeret, tegjith kan jeten e tyre te lire, tegjith jetojne ashtu si deshirojne dhe askush askujt nuk i imponon asgje, askush askend nuk e ofendon per menyren e jeteses se tij, dua te them se edhe ne duhet te jemi te tille, perderisa mjekrra apo veshja e dikujt nuk na e ze rrugen, perderisa dikush nuk deshiron te na flet nuk ka nevoj ta detyrojme me dhune apo ta ofendojme pse jemi i hidheruar me te. Thjeshte deshira e dikujt nuk duhet te jet shkak qe ti te hidherohesh, nese cileson vehten si njeri i moderuar dhe tolerant, dhe nese don ti te jesh i lire dhe te veprosh qfar te duash ateher lejo edhe tjeret te veprojne ashtu si dojn, te behen krishter, musliman, satanist, narkoman, alkoholist, hajdut, etj...
Kjo eshte demokracia dhe civilizimi apo jo.
Andaj po e permbyll shkurtimisht mua personalisht si nje njeri i ritur dhe i edukuar ketu ku jam nuk me pengon aspak mjekrra e dikujt, apo menyra se si han buken dikush, mua nuk me detyron ta ofendoj nje vajze e cila nuk deshiron te me zgjas doren, mua nuk me pengon nje njeri qe mban nje kryq ne qafe apo ka nje gote alkohol ne dore, mua nuk me pengon nje i ri me frizure extreme apo piercing neper trup dhe fytyre, e drejta e gjithkujt esht te veproj ashtu si deshiron ai, nese ka be mire populli do ti jet mirenjohes nese ka be deme ateher ka ligj qe e denon.
|