Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-04-07, 09:50   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Beteja historike e Koshares

Beteja historike e Koshares

Prishtinė, 9 prill - 9 prillin presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, e vlerėsoi si ditė tejet tė rėndėsishme pėr Kosovėn, pasi, siē tha ai, pikėrisht nga kjo ditė shqiptarėt e tė dyja anėve tė Bjeshkėve tė Nemuna qarkullojnė lirisht, shkojnė tė papenguar nga askush pėr vizitė vėllai te vėllai, miku te miku.

Nė akademinė solemne me rastin e 8-vjetorit tė Betejės sė Koshares, presidenti Sejdiu i ēmoi lart udhėheqėsit e kėsaj beteje, Sali Ēekaj dhe Agim Ramadani. “Secili komb i ka disa ditė tė veēanta, tė cilat e bėjnė atė tė ndihet mė krenar pėr tė kaluarėn e vet dhe mė tė sigurt pėr tė ardhmen.

Njė ditė e tillė pėr Kosovėn ėshtė 9 prilli. Nė kėtė datė tė shėnuar ra muri berlinez ndėrshqiptar, me Betejėn e Koshares, sė cilės i prinė strategėt e luftės pėr liri Sali Ēekaj e Agim Ramadani”, tha Sejdiu.

Mė 9 prill 1999, derisa forcat ajrore tė NATO-s, tė udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, po vazhdonin fushatėn e bombardimeve tė pozicioneve serbe, Sejdiu tha se 114 dėshmorėt e Brigadės 138 tė UĒK-sė po shkruanin me sakrificėn e tyre njėrėn prej rrėfimeve mė tė madhėrishme tė luftės pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Sipas tij, ata i dhanė goditjen mė tė rėndė pushtuesit, duke e fshirė njėherė e pėrgjithmonė gurin e huaj nga kufiri, qė pothuajse gjatė tėrė shekullit XX i ndau si me shpatė shqiptarėt nga njėri-tjetri. Duke e vlerėsuar si datė tė lavdishme pėr shqiptarėt, presidenti Sejdiu theksoi se 9 prilli shėnjoi njė fitore tepėr tė rėndėsishme edhe nė planin strategjik ushtarak.

“Historia mė e re e Kosovės nuk do tė mund tė shkruhej pa i dhėnė njė vend meritor kėsaj beteje madhėshtore dhe burrave qė e drejtuan me aq guxim e menēuri atė, Sali Ēekajt dhe Agim Ramadanit.

Ndonėse katrahurat e jetės e kishin shtyrė tė merrte Perėndimin nė sy, veprimtari Sali Ēekaj, jurist, politikan, ushtarak e vizionar, ishte ndėr tė parėt qė u mor me pėrgatitjen e rezistencės sė armatosur nė Kosovė, pasi qė Serbia i kishte mbyllur tė gjitha portat e njė zgjidhjeje politike e paqėsore”, tha Sejdiu.

Mė tej, Sejdiu pėrmendi edhe prirjen e Agim Ramadanit, pėr krijimtari: “Agim Ramadani, oficer karriere, sypatrembur nė frontin e luftės pėr liri, pati edhe sens krijuesi. Poezia dhe piktura ishin vokacion i tij shpirtėror.

Aty ai e sublimoi botėn e ndjenjave tė veta tė ēiltra, lajtmotiv i tė cilave qe liria e atdheut. Me kėso virtytesh janė tė privilegjuar vetėm njerėzit e mėdhenj, ata qė nė traditėn tonė tė pasur etnokulturore njihen me atributin burra tė dheut”.

Sejdiu mė tej shtoi se pėr meritat e tyre tė jashtėzakonshme nė luftėn pėr lirinė e Kosovės, Presidenti historik Ibrahim Rugova i nderoi Ēekajn dhe Ramadanin me urdhrin mė tė lartė tė vendit tonė, “Hero i Kosovės”.

Sipas Sejdiut, Presidenti Rugova kėshtu dėshmoi se Kosova di t’i nderojė bijtė e vet dhe idealin pėr tė cilin ata u flijuan dhe se kultura shtetėrore e saj, ndonėse jo pa vėshtirėsi tė shumta, tashmė ka nisur tė krijojė traditėn e vet tė mėvetėsishme institucionale.

Ai, ndėrkohė, bėri njė pėrmbledhje tė zhvillimeve rreth statusit tė Kosovės, tė cilta i cilėsoi se po zhvillohen “ashtu siē e do shumica absolute e qytetarėve tė Kosovės dhe e gjithė bota demokratike, ashtu siē e deshėn dėshmorėt e Koshares dhe tė gjithė dėshmorėt e tjerė qė ranė pėr lirinė e atdheut”.

Para shumė tė pranishmėve, Sejdiu premtoi se do tė angazhohen qė, siē tha ai, monumentet, lapidarėt dhe mjediset pėrkujtimore kushtuar atyre tė mirėmbahen e tė trajtohen ashtu siē i ka hije njė vendi qė synon integrim tė plotė nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė mekanizmat e tjerė ndėrkombėtarė. “Ky ėshtė njė borxh yni i natyrshėm, tė cilin duhet ta kemi gjithmonė nė mendje”, nėnvizoi Sejdiu.

Presidenti Sejdiu nė fund tha se “Kosova e pavarur ishte ėndrra pėr tė cilėn u flijuan tė gjithė dėshmorėt tanė. Ky ishte ideali i tyre suprem, para tė cilit ne pėrkulemi pėrjetėsisht”. Tė pranishėm nė kėtė akademi ishin familjarė tė dėshmorėve, zyrtarė tė lartė institucionalė, por jo edhe pėrfaqėsues nga opozita.

Agim Ramadani dhe Sali Ēekaj janė komandantėt qė udhėhoqėn Betejėn e Koshares, e cila vlerėsohet ndėr mė tė lavdishmet pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, me ē’rast ėshtė thyer kufiri ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė.

Besnik RAMADANAJ, IP


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante