Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-04-07, 18:12   #20
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Nė jetėn e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, kemi shumė shembuj tė mirė qė ta studiojmė dhe ta pasojmė nė shumė aspekte tė jetės sonė. Sa mė shumė qė i hulumtojmė aspektet e ndryshme tė jetės sė tij aq mė shumė ne do tė mbledhim pėrfitimet nga ato.
Ne do tė mėsojmė se ēka do tė pėrfitojmė (do tė kemi dobi) pėr vetėt tona nė ditėt e sotit sa qė edhe pėr ata qė do tė vijnė pas nesh, nė tė ardhmen.
Allahu thotė: “Vėrtetė, ju keni shembullin mė tė mirė nė tė dėrguarin e Allahut, kuptohet pėr ata qė shpresojnė nė Allahun dhe nė ditėn e gjykimit.” (Kur’an 33:21)
Ne mund tė pėrfitojmė nga shembulli i tė dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, kur ėshtė ēėshtja pėr edukimin e fėmijėve tanė. Nėse e pasojmė tė dėrguarin tonė, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, nė mėnyrėn e sjelljes dhe kujdesjes pėr fėmijėt, ne me lejen e Allahun, do tė jemi tė suksesshėm nė edukimin e fėmijėve tanė.
Duhet t’i respektojmė fėmijėt si tė moshėritur. Fėmijėt kanė nevojė qė tė respektohen. Fatkeqėsisht, prindėrit shpesh dėshtojnė t’ia shfaqin atyre kėtė respekt.
I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, pėr gjeneratėn e ardhme-fėmijėt ka treguar respekt tė madh pėr ta, dhe i ka dhėnė atyre nderim tė madh. Sad b. Malik ishte njė fėmijė i vogėl kur ishte beteja e Uhudit. Babai i tij vdiq nė kėtė betejė. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, iu afrua atij dhe i tha: “Sad b. Malik?”, kur djaloshi e njohu qė ai ishte i dėrguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, tha: “Allahu dhuroftė Mėshirėn e Tij pėr ju nė vdekjen e babait tuaj”. Ne mund ta shohim nė kėtė rast se si i Dėrguari i Zotit u soll me atė sikur ai u sillte ndaj njė tė rrituri. Ai, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, i dha atij ngushėllim qė i jepej njė njeriu tė rritur ai ngushėllim. I dėrguari i Zotit nuk ngurroi t’i thotė tė vėrtetėn. Ai, alejhi selam, menjėherė e informoi se ēka i kishte ndodhur babait tė tij.
Fėmijėve duhet t’u japim mė shumė vetėbesim, nuk duhet t’ua nėnvleftėsojmė intelektin- menēurinė e tyre. Duhet t’i mbajmė me vlerėsim dhe respekt tė ndjenjave tė tyre, dhe t’i mėsojmė ata siē duhet tė kenė respekt pėr tė tjerėt. Kjo ua mundėson fėmijėve qė tė zhvillohen intelektualisht dhe shoqėrisht.
Duhet t’i bėjmė fėmijėt tanė tė mėsohen (tė jenė tė zakonshėm) qė tė bartin pėrgjegjėsi. Shumė nga fėmijėt tanė, tė edukuar si fėmijė, kanė njė prirje qė tė shmangin pėrgjegjėsitė dhe tė vėndojnė detyrimet tona mbi. Pėr ta parandaluar kėtė, ata nga ne qė edukojnė fėmijėt duhet sė pari t’i ndihmojnė ata qė tė mendojnė pozitivisht pėr veten e tyre. Kjo do tė bėjė mė tė lehtė pėr ata qė tė bartin pėrgjegjėsi sikur tė vjetėrit.
I dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, bėri kujdes tė madh nė zhvillimin e karakterit tė tė rinjve pėrreth tij. Njėherė, kur i dėrguari i Zotit ishte i ulur, atij i ofruan diēka pėr tė pirė. Ai, alejhi selam e mori atė dhe piu nga ajo. I ulur nė tė djathtėn e tij ishte njė djalosh i ri dhe nė tė majtėn ishin burrat e moshuar. Qyshkur shėrbimi ishte traditė nga e djathta, ai, alejhi selam iu kthye djaloshit dhe i tha: “A mė lejon t’ua ofroj pijen sė pari kėtyre?” (Sahihu i Muslimit.)
Kjo ėshtė se si njė fėmijė i mėson sjelljet, por gjithashtu ėshtė edhe se si e zhvillon fuqinė e personalitetit (karakterit) dhe njė inteligjencė tė mprehtė nė vend tė botėkuptimit negativ dhe opinionit tė keq pėr veten.
Duhet tė kemi marrėveshje me fėmijėt tanė. Drejtėsia ėshtė rėndėsia mė e madhe qė t’i jep fėmijės njė sens tė qėndrueshmėrisė. I parandalon fėmijėt nga xhelozia pėr njėri-tjetrin dhe parandalon konkurencėn e padėshiruar nė mes tyre. Padrejtėsia mund tė ndodhė nė ēėshtje tė vogla si p.sh. puthja e njė fėmiut mė shumė se sa tė tjerėt, ose buzėqeshja ndaj ndonjėrit mė shumė e ndaj tjetrit fare, ose dhėnia pėrparėsi nė ushqim dhe veshje vetėm ndonjėrit nga fėmijėt.
Njėherė Bashir i dha fėmiut tė tij el-Nu’man-it njė dhuratė. Ai shkoi tek i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, kėshtu qė i Dėrguari i Allahut tė jetė dėshmitar pėr atė. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, e pyeti: “O Bashir, a ke fėmijė tjerė, pėrveē atij?” Kur Bashiri iu pėrgjigj se kishte, i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, e pyeti: “A ua dha secilit njė dhuratė tė ngjajshme?”, pėr kėtė Bashiri iu pėrgjigj negativisht, atėherė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, i tha: “Atėherė mos mė thirr (pyet) qė tė jem dėshmitar pėr ty, nuk do tė jap dėshmi pėr njė padrejtėsi.” (Sahihu i Muslimit)
Duhet tė jemi tė pėrzemėrt dhe ndonjėherė bile edhe shakatar (nė lojra) me fėmijėt tanė. Ata kanė nevojė pėr argėtim dhe lojė nė jetėn e tyre pėrbrenda kufijve tė ligjit islam.
Nuk duhet tė shkojmė jashtė suazave me lojėn qė e bėjmė dhe dhembshurinė qė ndiejmė pėr ta, kėshtu qė fėmijėt tė bėhen tė varur nga pėrkėdhelja jonė ndaj tyre. Sidoqoftė, nuk duhet tė jemi aq tė tė mbyllur sa qė t’ia refuzojmė nevojėn shumė tė natyrshme (natyrale) tė tyre pėr dashuri dhe lojė. Refuzimi i kėsaj i bėn fėmijėt intravert (tė mbyllur) dhe tė frikėsuar nga tė tjerėt.
Aisha, Zoti qoftė i kėnaqur prej saj, tregon se kur ajo ishte me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, si e re, ajo duhet tė luante me vajzat e tjera qė vinin tek ajo. Kur i Dėrguari i Zotit hynte, ato u duheshte tė tėrhiqeshin. Sidoqoftė, ai alejhi selam i dėrgonte ato prapė tek Aishja qė tė luajnė me tė edhe mė shumė.
Fėmijėve nuk duhet t’iu mohohet e drejta pėr tė luajtur dhe pėr t’u argėtuar. Loja frymėzon, forcon dhe gjallėron fėmijėt me kusht qė tė jetė e lejuar pėrbrenda kufijve tė arsyeshėm. Loja mundėson qė tė formohet dhe krijohet nė mėnyrė tė plotė personaliteti i fėmijės, si dhe nxit zhvillimin emocional tė tyre.
Ne pėrpiqemi qė t’i edukojmė fėmijėt tanė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut dhe jo qė fėmijėt tanė tė mund tė jenė mė tė mirė se tė tjerėt. Duhet t’i nxisim ata pėr sjellje tė mirė kurdo qė ata e shfaqin atė. Vetėm udhėzimi dhe qortimi nuk ėshtė mjet i efektshėm. Ajo ēka kėrkohet ėshtė qė t’u flasim atyre njė fjalė tė mirė, pastaj tė jemi njė shembull i gjallė pėr ata. Ky fakt ishte shumė i kuptueshėm nga shokėt e Muhamedit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė gjithė ata. Do ta pėrfundoja me njė kėshillė vijuese dhėnė Muaviut, radijallahu anhu, nga njė kėshilltar i tij, kur njėherė Muaviu u zemėrua me djalin e tij Jezidin, ashtu qė ky iu shmang atij: “O udhėheqės i besimtarėve, fėmijėt tanė janė frytet (rezultatet) e zemrave tona dhe shtyllat ku mbėshtetemi ne. Ne jemi tek ata sikur qielli i sipėrm dhe toka poshtė kėmbėve tė tyre. Nėse ata rriten tė zemėruar, qetėsoi ata dhe nėse ata kėrkojnė diēka nga ju, jepuni. Tė mos jini njė pengesė nė jetėn e tyre ashtu qė ata tė urrejnė ekzistencėn tuaj dhe tu duan vetėm pėr trashėgiminė tuaj"

www.albislam.com
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė