Simbolet shterpe qė sidentifikojnė asgjė
Nuk duhet harruar pėrvoja boshnjake. Nga vonesa dhe gjumi i rėndė i Grupit tė Unitetit, simbolet shtetėrore mund tė na shpijnė drejt shumetnicitetit apo ndonjė imponimi tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė mė pastaj, edhe ne si intelektualėt boshnjakė, do ta identifikonim me ndonjė objekt qorr. Shteti i Bosnjė e Hercegovinės ka tri kushtetuta; Kushtetutėn e Federatės sė Bosnjė e Hercegovinės, Kushtetutėn e Bosnjė e Hercegovinės dhe Kushtetutėn e Republikės Serbe.
Ka njė flamur qė intelektualėt boshnjakė, tė irrituar nga imponimi i bashkėsisė ndėrkombėtare, patėn deklaruar se flamuri i tyre i ngjet mė shumė detergjentit dhe se nuk shpreh asgjė qė lidhet me vullnetin politik tė popullit boshnjak.
Udhėhiqen sipas parimit tė vetėqeverisjes, qė u nxjerr shumė probleme, etj. Nė Kosovė, ndėr tė tjera, e ngjashme do tė jetė puna e simboleve shtetėrore dhe decentralizmi.
Nė Pakon e Ahtisaarit sa i pėrket definimit tė simboleve shtetėrore kemi shumetnicitetin, tė cilin, sipas Ahtisaarit, duhet ta shprehin simbolet shtetėrore tė Kosovės.
Nga kjo rrjedh qartė fakti se nė definimin e simboleve do tė jetė ekzistenciale edhe pėrbėrja e minoriteteve, qė mund tė shėnjojė njė Bosnjė tė dytė. Madje, Grupi i Unitetit ėshtė pajtuar tė mos ketė mė shqiponjė nė flamurin e shtetit tė Kosovės!
Ka indikacione se Grupi i Unitetit ka pasur bisedime tė vazhdueshme me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės dhe miratimi i tyre do tė jetė vetėm formalitet. Ajo nuk do tė diskutohet, nuk do tė ketė debat!
Flamuri i Presidentit Rugova, sė paku shprehte karakterin nacional tė popullit shqiptar, qė shėnjonte atė kosovar. Madje, jo vetėm shqiptar, por edhe atė historik, duke pėrmbledhur brenda saj historinė ilire-dardane tė trashėguar deri te ne.
Tani flitet pėr lloj-lloj konkursesh shterpe me kritere tė caktuara nga Grupi i Unitetit. Nė takimin e fundit, Grupi i Unitetit sėrish e shtyu vendimin me pretekst tė mosngutjes.
Nuk duhet harruar pėrvoja boshnjake. Nėse vėren me kujdes diskursin politik tė politikanėve nė raport me simbolet kombėtare, pėrkatėsisht tė flamurit tė Kosovės, asnjėri nga ta nuk e thotė hapur se simbolet kombėtare do ta shprehin karakterin shumetnik tė Kosovės, tė propozuar nga Pakoja e Ahtisaarit.
Ata vetėm e pėrmendin dhe u kthehen sėrish qėndrimeve subjektive, duke mos guxuar tė thonė qė flamuri i Kosovės do tė shprehė vullnetin e popullit shumicė tė Kosovės.
Arbėr A. Rexhaj, IP
|