Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-04-07, 19:20   #2
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim

"Bote sot": Sa kohė ka qenė Iliri ushtar i "Shqiponjave tė Zeza"?

Demė e Brahim Selimaj: Ka qenė gati dy vjet. Ne fakt prej fillimit tė luftės dhe me pas edhe dy muaj pas pėrfundimit tė saj. Pastaj ėshtė larguar nga ky formacion pasi nuk ka mundur tė durojė me se ēfarė veprimesh kanė bėrė kėto "shqiponja tė zeza".

"Bote sot": Tė kthehemi edhe pak te dėshmia e Ilirit ne gjyq. A ju kujtohet cila ka qenė dėshmia e Ilirit ne rastin e procesif tė gjykimit kundėr "grupit tė Dukagjinit"?

Demė e Brahim Selimaj: Dėshmia e Ilirit ne procesin gjyqėsor tė mbajtur ne Prishtinė kundėr tė ashtuquajturit "grup i Dukagjinit" ka qenė real. Madje mbi 90 pėr qind e popullit e ka dėgjuar dhe e ka pėrkrahur dėshminė e tij.

"Bote sot": A ju ka shpjeguar ndonjėherė Iliri se si i ka ndihmuar Vesel Muriqit qė tė ikėn nga duart e Hajredin Balės-Togerit?

Demė e Brahim Selimaj: Shihni, Iliri ne fakt ka dashur t'i shpėtojė tė gjithė ushtarėt e brigades "Mėrgimi". Madje ai pikėrisht pėr maltretimet dhe vrasjet e ushtarėve tė kėsaj brigade ėshtė larguar nga "Shqiponjat e Zeza". Bile, ne rastin konkret edhe vetė Iliri ėshtė rrahur nga Togeri dhe Dauti sa ka qenė ushtar i tyre pėr shkak se ka kundėrshtuar tė rrahė Veselin. "Kėtė e ke kushėri dhe ti do ta rrahėsh. Nėse nuk e rrah ti Veselin, ne do tė tė rrahim ty", i ka thėnė Ilirit Togeri. Kėshtu i ka thėnė Ilirit edhe Daut Haradinaj, "gjenerali" i TMK-sė me tetė vjet shkollė.

"Bote soi": Pra, sipas jush, Iliri e ka shpėtuar nga vrasja Vesel Muriqin?

Demė e Brahim Selimaj: Po, kjo ėshtė e vėrtetė, e ka shpėtuar. E ka prishur me qėllim veturėn ne rrugė. Pastaj Veselit ia ka dhėnė automatikun dhe e ka shpėtuar nga vrasja.

"Bote sot": Po posi largohet prej TMK-ja, a ka pasur kėrcėnime Iliri dhe prej nga kanė ardhur ato?

Demė e Brahim Sefimaj: Jo vetėm Iliri, por e gjithė familja jonė pas luftės kemi pasur kėcėnime. Dhe kėrcėnimet kanė ardhur kryesisht prej atyre qė e vranė Ilirin. Njė kėrcėnim tragjik ka ndodhur edhe me 3 gusht tė vitit 2000 ne Pejė, kur u vra djali i mixhės Ismet Kelmendi me tė fejuarėn e tij Merita Vatin. Me plot bindje e themi se edhe Ismetin e ka vrarė Ahmet Elshani me grupin e tij tė"Dukagjinit" qė janė ne burg. E kanė vrarė nga inati pse ai ka qenė me i shkolluar se tė gjithė tė tjerėt.

"Bote sot": A ka qenė ai ne TMK?

Demė e Brahim Sefimaj: Jo, Ismeti nuk ka qenė ne TMK.

"Bote sot": Ju konisderoni se kjo ėshtė hakmarrje politike ndaj tij?

Demė e Brahim Selimaj: Po, kjo edhe kjo ka qenė njė vrasje me motive politike.

"Bote sot": A ka hetuar policia e UNMIK-ut kėtė rast?

Demė e Brahim Sefimaj: Ndoshta e ka hetuar rastin, por nuk janė zbuluar vrasėsit, sepse janė dhėnė para tė mėdha nga njerėz qė i njeh krejt Peja qė tė mos zbulohet rasti. Madje edhe tash po bėhen pėrpjekje qė tė fshihet rasti ynė, por kėsaj nuk do t'ia arrijnė, sepse ne e dimė se kush janė personat qė e vranė Ilirin e Feriden dhe qė e plagosėn rende Demėn, Dritėn 14-vjeēare ne kėmbė dhe Kushtrimin 4-vjeēar.

« Bote sot » : A ka pasur Iliri edhe kėrcėnime tė tjera pas largimit nga TMK-ja?

Demė e Brahim Selimaj: Po ka pasur nga Ahmet Elshani, i cili tash ėshtė ne burg, pastaj Isufi, si edhe nga Sali Lajēi. Me kėtė tė fundit kemi pasur mosmarrėveshje edhe me pare, sepse ne ne Rugovė Lajēin nuk e kemi njohur pėr epror ushtarak. Ai gjatė luftės e ka tradhtuar Rugovėn dhe nuk ka lejuar qė asnjė plumb tė shkrepet kundėr armikut. Ilirin e kanė kėrcėnuar ne forma tė ndryshme, si nėpėrmjet telefonit, por ka pasur raste dhe kur sy me sy i kanė thėnė se nėse ti dėshmon kundėr "grupit tė Dukagjinit" ne do tė lukuidojmė. Une, Brahimi, babai i Ilirit, jam ne gjende tė dėshmoj pėr kėto kėrcėnime ndaj djalit tim ne ēdo kohė dhe ne ēdo moment.

"Bote sot": A ka pasur gjatė kėsaj kohe pėrpjekje pėr atentat ndaj Ilirit?

Demė e Brahim Selimaj: Po, para vrasjes se Ilirit, ndaj tij, janė bėrė dy herė pėrpjekje pėr likuidim. Ne verėn e vitit tė kaluar i kanė zėnė pritėn njė dhėndrit tonė, mu ne vendin ku ėshtė
vrarė njė vit me vonė Iliri. Ne fakt ata kanė menduar se ėshtė Iliri, por kur e kanė pare se nuk ėshtė ai, i kanė liruar rrugėn dhėndrit tonė. Gjithashtu, pas tri-katėr ditėsh, shtėpinė tonė e kanė sulmuar me arme zjarri dhe me granata. Pėr fat tonin granata nuk ka shrkrepur dhe ne pastaj e kemi lajmėruar policinė e UNMIK-ut dhe KFOR-in tė cilė e kanė gjetur granatėn e pashpėrthyer ne oborrin e shtėpisė sonė. Pra, ata kanė dashur qė tė na likuidojnė gjithė familjen
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė