Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
|
"Bote sot": A i keni njoftuar policinė e UNMIK-ut se ne kė dyshoni pėr kėto sulme?
Demė e Brahim Selimaj: Po, more, si jo, i kemi njoftuar. Ua kemi dhėnė dhe emrat, sepse i kemi njohur zėrat. Ka qenė zėri i Isuf Ademit. Une, Brahimi, jam rritur me Isufm bashkė qė nga fėmijėria. Une ia kam njohur zėrin kur ka thirrur dhe na ka kėrkuar ne, pastaj kur ka kėrkuar djalin Ilirin. Ne me tė shpejtė i kemi nxjerrė fémijėt jashtė shtėpisė kur ata kanė shtėnė me arme dhe me granatė. Ndėrkohė fqinjėt tanė e kanė thirrur policinė, e me pas ka ardhur edhe KFOR-i spanjoll dhe italian. Me sa dimė ata e kanė marre ne pyetje Isuf Ademin dhe e kanė pyetur se "a e ke bėrė ti kėtė sulrn" e ai u ėshtė pėrgjigjur atyre se "nuk e ka bėrė" dhe me kaq ka pėrfłnduar gjithēka.
Ne kemi njė vėrejtje edhe ndaj policisė se UNMIK-ut. Ata po ndėrrohen ēdo gjashtė muaj. Sa po e marrin lėndėn pėr hetime, atyre po u pėrfundon mandati dhe tė tjerėt derisa po njoftohen me rastin, po kalon kohė e gjatė. Ndėrkaq, sa pėr pjesėtarėt e SHPK-sė, me keqardhje po them se njė pjesė e tyre janė nėn ndikimin e politikės se dites, e madje me tė madhe nėn ndikimin e
kėtyre partive politike tė vogla qė pėr tė keqen tonė e kanė ndikimin e madh. Une, madje, me plot pėrgjegjėsi e them se kėto janė "parti tradhtare", sepse gjatė luftės ne na ka ndjekur dhe na ka shpėmgulur serbi. Armiku ynė shekullor na ka vrarė e na ka prerė jo si pjesėtarė tė ndonjė partie politike, por si shqiptarė qė jemi. Ndėrkaq tash po na kėrcėnojnė e po na vrasin, sepse jemi anėtar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kjo ėshtė e tmerrshme.
"Bote sot": A konsideroni se simpatia juaj politike dhe aktiviteti nė LDK ėshtė arsyeja kryesore e kėrcėnimit e madje edhe e vrasjes se Ilirit?
Demė e Brahim Selimaj: Po, kjo ėshtė arsyeja kryesore. Ne si familje jemi pėrcaktuar qė nga viti 1989 pėr LDK-nė dhe edhe sot e kėsaj dite e pėrkrahim fuqimisht kėtė parti politike. Mu pėr kėtė shkak kemi pasur mosmarrėveshje deri ne vėllavrasje me Sali Laēin dhe kompaninė e tij, por falė zgjuarsisė dhe gjakftohtėsisė se komandatit Smajl Hajdarajt, janė evituar kėto konflikte.
"Bote sot": Te kshehemi tash te dita tragjike e vrasjes se Ilirif dhe Fendes. Ju, Demė, jeni palgosur me kėtė rast bashkė me fėmijėt Dritėn dhe Kushtrimin. A mund tė na pėrshkruani pėr lexuesit tanė kėto momenfe tragjike?
Demė Selimaj: Po. Me 14 prill, ditėn kritike, jemi nisur nga shtėpia pėr tė marre vajzėn Dritėn, 14-vjeēare, nga spitali i Pejės, ku me pare ishte bėrė operacion ne kėmbė. Une me Ilirin shkuam ne spital, ndėrsa shoqen time tė ndjerė Feriden e dėrgova te familja e vźt ne qytet. Pasi e morėm Dritėn nga spitali, shkuam te miqtė e mi dhe e morėm shoqen time Feriden me djalin dhe u nisėm pėr ne shtėpi. Une dhe Iliri kemi qenė tė ulur pėrpara, ndėrkaq shoqja Feridja me fėmijėt Dritėn e Kushtrimin prapa. Rrugės pėr ne shtėpi, nė fshatin Nabėrgjan, kanė filluar provokimet e para. Ne kėtė fshat, djali i Sadri Ademit, i quajtur Beli, me njė veturė "Voisfagen", na ka ndėrprerė rrugėn, por ndėrkohė kanė ardhur edhe vetura tė tjera tė zakonshme dhe ata nuk patėn mundėsi qė tė vazhdojnė provokimet e tyre. Pastaj te varrezat e fshatit Nabėrgjan ka dalė ne rrugė djali i Esat Eishanit me traktor. Ai ka pasur njė automatik ne krah dhe unė pėr njė moment kam tentuar qė tė dal nga vetura dhe t'ia marr kėtė automatik, por shoqja dhe Iliri nuk me kanė lėnė pėr shkak tė fėmijėve qė i kis- him me vetė. Kemi vazhduar rrugėn nėpėr njė fshat qė me pare ka qenė i banuar vetėm me serbe dhe njė shtėpi shqiptarė, i quajtur Osoja. Aty ndahet rruga qė tė ēon ne fshatin tonė dhe rruga qė del ne Ozdrim. Kur kemi lėshuar rrugėn nja 30 métra dhe jemi drejtuar pėr ne fshatin tonė, prej njė largėsie rreth 100 métra dikush na ka gjuajtur me snajper. E di se njė hčre ka krisur diēka dhe kur jam kthyer prapa e kam pare tė shoqen Feriden se e kishte marre plumbi. Ndėrkohė e
kam pare edhe Ilirin tė pėrgjakur. Qė tė dytė i ka marre njė plumb. Iliri e ka pasur me vete revolen qė ia ka dhėnė policia e UNMIK-ut. Une e kam marr revolen e tij dhe ashtu e kam mbajtur me njė dore, sepse tjetrėn e kam pasur tė plagosur nga breshėria e plumbave tė tjerė. Ndėrkohė ka pasur tė shtėna me rafale kohė pas kohe. Megjithėse isha i plagosur une i kam pare gjithė kohėn lėvizjet e tyre, sepse kam pasur vetėdijen gjatė gjithė kohės. Fillimisht ata kanė qenė tre veta me maska. Ka qenė njė i cale, i cili ka dalė i pari me automatik ne krah. Pastaj kanė dalė edhe dy veta tė tjerė. Une kam arritur qė ta frenoj veturėn. Pas pak njėri prej tyre u ndal para veturės, e hoqi maskėn, e vuri automatikun krahėve dhe tha: "Tash dėshmoni pėrsėri pėr Tahir Zemėn, pėr Vesel Muriqin dhe pėr Ibrahim Rugovėn". Ky ka qenė Adem Elshani, sepse kur e ka hequr maskėn e kam pare me sytė e mi. Ademin e njoh si fėmijė, prandaj me plot bindje e them se ai, bashkė me njė grup prej dhjetė vetash, janė ata qė vranė Ilirin, Feriden dhe qė me plagosėn mua e fėmijėt Dritėn e Kushtrimin.
Ademi ka qendruar njė kohė para veturės. E kam pasur revolen ne dore, por kam qenė i pėrgjakur ne fytyrė dhe ata kanė menduar se edhe une jam vrarė. Ndėrkohė i kam dėgjuar te tjerėt kur i kanė thėnė Ademit qė tė mos i vrajė fėmijėt, sespe pėr mua tashmė kanė menduar se jam i vdekur. Une, madje, kam mundur ta vraj atė, sepse kam qenė me plot vetėdije i ulur ne ulėsen pėrpara, por pėr shkak se e dėgjoja vajin e fėmijėve dhe kisha frikė se pastaj te tjerėt do te m'i vritnin edhe ata, u shtira sikur jam i vdekur. Tash i kam rźne pishman pse nuk e kam
vrarė aty ne vend, por...
|