"Bote sot": Po ai njeriu i ēalė kush ka mundur tė jetė?
Demė Selimaj: Ai, sipas informacioneve qė kam marre, ka mundur te jetė Rexhep Dauti nga Irzniqi.
"Bote sot": Sa minuta ka zgjatur tėrė kjo?
Demė Selimaj: E gjithė kjo ngjarje e pėrgjakshme dhe tragjike ka zgjatur rreth 20 minuta.
"Boto sot": A mendoni se kjo vrasje ka qenė e planifikuar dhe se dikush me qėllim i ka bllokuar rrugėt qė cojnė ne vendin e ngjarjes apo mendoni se rasfėsisht ne atė kohė nuk ka ardhur askush?
Demė Selimaj: Kjo vrasje ka qenė e planifikuar, sepse siē ju thashė me pare ne kemi pasur provokime prej se jemi nisur nga Peja. Prandaj, te gjitha rrugėt kanė qenė te bllokuara me traktorė nga Nabėrgjani. Pra, ka qenė njė vrasje e pėrgatitur qė me pare.
"Bote sot": Kur janė larguar vrasėsit nga vendi i krimit?
Demė Selimaj: Siē ju thashė, Ademi i ėshtė afruar veturės, e ka hequr maskėn, u ka hedhur njė sy fėmijėve qė qanin e qė ishin te lemeritur nga ky krim. Madje shumė mire e kam pare kur e ka hequr maskėn dhe e ka hedhur atė ne pjesėn e prapme te veturės. Unė i kam 38 vjet, i kam katėr fėmijė dhe nuk kam nevojė qė te shpif. Prandaj me bindje te plotė them se vrasėsi kryesor ka qenė Adem Elshani.
"Bote sot": Po ju ēka keni bėrė pasi u larguan vrasėsit nga vendi i krimit?
Demė Selimaj: Une, sic ju thashė, jam shtirė sikur jam vrarė dhe kam shikuar se si po njedh ngjarja...
Brahim Selimaj: Do te isha inkuadruar ne kėtė pjesė te bisedės. Une kam qenė ne shtėpi dhe i kam dėgjuar krismat ne shtėpi. Djali im, vėllai i Ilirit, Shkėizeni, 18-vjeēar, ka vrapuar ne drejtim te krismave. Shkėizeni ka dalė i pari duardhatė nga shtėpia. Ndėrkohė janė dėgjuar edhe krisma te tjera. Une mendova se e vranė edhe Shkėlzenin. Vrapova edhe une se ma ndjeu zemra se diēka e keqe ka ndodhur. Kur u afrova ngat vendit te ngjarjes e pashė se ēka kishte ndodhur. Kishte ndodhur ajo me e keqja. Demėn e kam gjetur ne veturė te plagosur, por
me vetėdije te plotė. Vetura ishte bėrė shoshė nga plumbat. Ilirin dhe kunatėn i gjetėm te vrarė. Vajzėn, Dritėn, e kishin marre dy plumba ne kėinbė, djali ka qenė i plagosur me njė plumb ne kėmbė. I kemi marre nga vetura te plagosurit dhe me te shpejtė i kemi dėrguar pėr ne spital. Ndėrkohė kanė ardhur edhe fshatarėt e tjerė ne vendin e ngjarjes...
"Bote sot": Kush i ka lajmėruar policinė?
Brahim Selimaj: Me sa di policinė e kanė njoftuar fqinjėt tanė. Por policia e UNMIK-ut ka ardhur ne vendin e ngjarjes pas njė ore. Se pari kanė ardhur policėt e SHPK-sė, ndėrsa ata te UNMIK-ut kanė ardhur me vonė. Por mund te them edhe policia SHPK-sė edhe ajo e UNMIK-ut kanė ardhur me vonesė ne vendin e ngjarjes.
"Bote sot": A mendoni se policia me qėllim nuk ka ardhur me kohė ne vendin e ngjarjes?
Brahim Selimaj: Po, unėju thashė, ata kanė ardhur me vonesė prej 1 ore nė vendin e ngjarjes. Prej Pejės kanė mundur te vijnė pėr 20 minuta me se shumti. Po te kishin ardhur me kohė dhe po t'i kishin bllokuar te gjitha rrugėt, sigurisht se do te gjendeshin gjurmėt e kriminelėve qė bėnė kėtė krim.
"Bote sot": Tė kthehemi edhe njėherė te Iliri. A ka qenė ai dėshmitar i mbrojlur nga policia e UNMIK-ut dhe a ėshtė e vėrtetė se policia e UNMIK-ut ka marre masa pėr mbrojtjen e tij?
Brahim Selimaj: Ka qenė e nuk ka qenė. Kur ėshtė ngritur aktakuza kundėr "grupit te Dukagjinit", kanė ardhur hetuesit dhe kanė marre dėshminė e Ilirit. Atij i kanė ofruar mbrojtje, madje edhe largim nga Kosova pėr njė kohė te caktuar. Por Iliri nuk ka pranuar qė te largohet nga Kosova. Si forme te mbrojtjes policia e UNMIK-ut i ka dhėnė Ilirit lejen pėr armėmbajtje. Asgjė me shumė...
"Bote sot": Pas kėsaj vrasjeje dhe pas dėshmisė Suaj a jeni tė gafshėm qė para ligjit dhe para drejtėsisė tė ofroni argumentet Tuaja se Adem Elshani ėshtė vrasėsi kryesor?
Brahim Selimaj: Une, si prind I Ilirit, dhe vėlla me i madh i Demės, me plot bindje dhe guxim e them se Isufi, me djemtė, Sadriu, vėllai i Isufit me djemtė, janė aktorėt kryesorė tė kėsaj vrasjeje. Kush i ka paguar ata qė tė kryejnė kėtė krim, ata e dinė vete me mire kėtė punė. Por jam I sigurt se vrasjen e kanė kryer Isuf e Sadri Eishani me djemtė e tyre Ademin e tė tjerėt. Pėr kėtė jam I sigurt dhe kam mjaft argumente.
|