Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-07, 19:20   #4
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Personalisht njoh situata ku kam aguar apo ende agoj simbas mendimit "qellimi justifikon mjetin".

P.sh. nese dikush me sulmon fizikisht jam ne gjendje ta perdore dhune (mjeti) per tu mbrojtur (qellimi). Pastaj ka edhe shembuj me tjere me drastik: une them se edhe ushtaret e UCK-se kann vepruar simbas formules "qellimi justifikon mjetin" kur kan vrare ushtare serbź per te mbrojtur vlera tjera. Bile edhe vet fakti i ekzistimit te burgjeve verteton qe shoqeria jone (si edhe tjerat) jane te perbera nga ky princip; pra njeriu qe vepron kunder ligjit, mshilet (mjeti) per te "barazuar" apo parandaluar veprimet e demshme te tij (qellimi).

Pra eshte e natyrshme dhe e pashmangshme qe secili nga ne te gjindemi ndoshta perdite pran konflikteve te vlerave, dhe te jemi te detyruar te vendosemi per njeren apo tjetren. Keshtu qe distancimi teorik nga formula ne fjale, nuk ta "kursen" logjikimin apo gjykimin tend mbi vlera te ndryshme.

Domethenien e frazes se dikush veproka simbas formules "qellimi justifikon mjetin" sot e shoh kryesisht si nje akuze apo tentim per difamim (cka perseri perputhet me formulen ne fjale..), ngase eshte nje fraze e stigmatizuar me njerez si Makiaveli apo Hitleri.

Per mua me asociale apo me e demshme per shoqerine me duket sjellja aproporcionale, pra perdorimi i mjetit me te rende per te eliminuar nje problem relativisht te vogel (vret pulen, sepse i ka prishe qepet e reja ne bashqe; apo e urren dikend qe e kritikon; e tj.). Kjo me duket ajo qe kritikohet ne kete teme dhe ciles i bashkangjitem pa kufizime.

Nderime, Artoni




arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė