Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-07, 00:13   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pėr t`u larguar nga ushtria e armikut Isai a.s. me shokėt vendoset nė njė rrafshlartė me qėllim qė, kur tė bie terri, ta kalojė atė, duke shpresuar qė ashtu do tė shpėtojė. Ndėrkaq, kundėrshtarėt e Isait a.s. e shfrytėzojnė natėn dhe e rrethojnė atė dhe shokėt e tij. Havarijjunėt kur e panė se ēka do t`u ndodhė ua mbathin kėmbėve, duke e lėnė pejgamberin e tyre vetėm para armiqve tė tij. Por, All-llahu xh.sh. nuk e le nė mėshirėn dhe pamėshirėn e armiqve tė tij. Mėshira dhe shpėtimi i All-llahut bėn qė Isai a.s. tė humbaste nga shikimi i tyre. Shikimin e tyre All-llahu xh.sh. e drejton nė njėrin nga shokėt e Isait a.s. (Jehudėn) i cili, nė ēdo pikėpamje, gjasonte nė tė. Jevrenjtė vėrsulen nė tė dhe e mbysin, e pastaj e gozhdojnė nė formė tė kryqit. Ishte ky Jehuda qė e tradhėton tė dėrguarin e Zotit dhe i drejton armiqtė mbi tė. Jevrenjtė ishin shumė tė gėzuar duke menduar se e mbytėn Isain a.s. , por Kur`ani e demanton thėnien e tyre.

“Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e All-llahut”. Po ata, as nuk e mbytėn, as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė ozhda) por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė iluzojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė. Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes. All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm, i dijshėm.” (En Nisa; 157-158).

Pas Isait a.s. shokėt e tij shpėrndahen nė tė gjitha anėt, pėr tė thirrur nė fenė e All-llahut. Thirrjen e tyre e pranonin pabesimtarėt (robėrit) pėr dashurinė dhe barazinė qė predikonin mes njerėzve. Ndėrkaq, shumė shpejt u zhyten nė pamėshirėn e tė privilegjuarve pėr shkak tė pranimit tė fesė.

Ekzistojnė shumė mendime mbi Isain a.s. . Disa thonė se ka vdekur me dėshirėn e All-llahut, derisa tė tjerėt e kundėrshtojnė kėtė mendim, duke u mbėshtetur nė ajetin Kur`anor:

“Pėrkujto, o i dėrguar) kur All-llahu tha: “O Isa, Unė po tė marrė ty, po tė ngris tek Unė, po tė shpėtoj prej (sherrit) tė atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do t`i ngrisė lart mbi ata qė nuk besuan deri nė ditėn e kijametit, pastaj vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj, e Unė gjykoj mes jush pėr atė qė nuk jeni pajtuar. (Ali Imran; 55).

“Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes. All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm, dhe i dijshėm.” (en-Nisa; 158).

Mirėpo fjalėt e All-llahut xh.sh.: “... Po ata as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau ...” e mohuan ēdo mendim lidhur me mbytjen apo kryqėzimin e Isait a.s. nė kryq. Kur dihet se nuk ėshtė mbytur, e as qė ėshtė gozhduar nė kryq atėherė na mbetet tė besojmė bindshėm nė fjalėt e All-llahut xh.sh. : “Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes.” Fjalėt “por atyre u pėrngjau” dėshmojnė se megjithatė dikush ishte mbytur, pėrkatėsisht i gozhduar nė kryq dhe ky ai qė i pėrngjau Isait a.s. , ashtu qė atyre qė e kishin vėrejtur kėtė, iu kishte dukur se ai kishte qenė Isai.

Ēdo musliman duhet tė besojė nė fjalėt e Kur`anit: “Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes”, sepse nė ajetin pasues All-llahu i Madhėruar thotė:

“Nuk ka asnjė nga ithtarėt e Librit, i cili para vdekjes, nuk do t`i besoj atij (Isait), kurse nė ditėn e Gjykimit ai do tė dėshmojė kundėr tyre.” (en-Nisa; 159).

Mė shumė se tre dekada Inxhili mbeti i pa shkruar. Kjo periodė bėri qė origjinaliteti tė harrohet apo tė ruhet nė mėnyrė tė shtrembėr. U bėnė tejkalime tė shumta ndėrmjet vetė ithtarėve tė Inxhilit, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve nė fe dhe lėshimit tė parimeve e mėsimeve themelore tė tyre, pastaj tė adhuruarit e idoleve tė ndryshme nė ēka kanė prirė Arabėt. All-llahu i Madhėruar mė 571. pas tė dėrguarit tė parafundit Isait a.s. gjinisė njerėzore ia dėrgon pejgamberin e premtuar.

“Dhe, kur Isai, bir i Merjemes tha: “O beni Israilė, unė jam i dėrguar i All-llahut te ju, jam vėrtetues i Tevratit qė ishte para meje dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed.” E kur ai u erdhi atyre me argumente tė qarta, ata thanė: “Kjo ėshtė magji e hapėt”. (es-Saff; 6).



Isa a.s. ka jetuar 33 vjet. Emri i tij ėshtė pėrmendur 25 herė nė Kur`an derisa ka shumė mė tepėr ajete qė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė lidhje me atė dhe familjen e tij.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė