.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uliksi31-jr.
I nderuar Alko 71. Kisha shkruar me shpesh sikur te behej nje replike e mirfillt mes antarve. Ske pse t'me kerkojsh falje, se vertet ka shume qe e njohin fene me mire sesa une, por....u be ashtu si u be. Nuk do ta perseris per te saten here.
Pergjegjsin e marrim te gjithe mbi vehte. Na mundem me i delete shkrimet, me terhek verejtjen me vendos rregullore e tj. Pse disa antar ska nevoj askurr t'ju fshihen shkrimet??? Pra cdo besimtar (flas per musliman) duhet me pas kujdes; kur te fyhet Kur'ani, Muhamedi a.s. Krijusi i gjithsis, cka duhet te beje? Te "qes benzin" ne zjarr. Te ndezet, acarohet gjendja fetare edhe me teper? A nuk eshte me islamike, poqese fyhet Profeti ose Kur'ani, te terheqet besimtari ose bile perkohsisht te ndali biseden, se paku deri sa te stabilizohet atmosfera-replika. Perndryshe po shtohen agresiviteti, urrejtja edhe ndaj islamit edhe ndaj shoqris qe kemi ketu mes nesh. Kjo do t'ishte edhe per moderator me leht te ken nje efikaset me te madh ne shkrime te antarve qe qellimisht "cojn pluhur". Prsonalisht kame perciell drejt ne stadium ne Lousiana para 80 mi spektatorve, kur u be debat e shekullit mes Ahmed Didat dhe Jimmy Swager. Asnje here nuk u ngrit zeri, as nuk u bene nervoz. Ose shpesh ne Amerike behen debate te tilla nderfetare. Po niveli i diskutimit eshte per cdo lavdat. Pra dicka eshte "gabim" me ne shqiptarve. Ose nuk dijm te debatojm ose na mungon dicka.
Une shume mire e kuptoj frostrimin e besimtarve. Por duhet ta dijm se ky forum nuk eshte i dedikuar per fe, as per nje grup njerzish. Na nuk mundemi me i selekcionuar kush me shkrua e kush jo. Te gjithe kane drejt te barabart, pavarsisht per cilen teme eshte fjala. Personalisht nuk jame as per fshirje te shkrimeve e as per mbyllje te temave. Por na kemi provuar sa here qe te bejm kete toleranc. Edhe cdo here eshte keqperdor. Prandaj nuk mbetet tjeter por te modifikohen shkrimet. Nuk eshte e leht "pozita e arbitrit" ne kete rast. Kjo i bjen, ngre penin e mos e kput.
Pra mos mendoni se moderatoret kan "shkopin magjik" dhe te zgjedhin "problemet" qe krijohen ne kete nen-forum. Kjo eshte pergjegjsi e krejt neve, se bashku.
Sa i perket pergjegjsise para Zotit, ska dyshim se pergjegjsia eshte si ne forum si jasht forumit, qoft ne shkolle, pune apo kudo tjeter. Pra, I'm way to far from perfection.
Me nderime Uliksi
|
Vellaēko im shume i dashur!
Mendoj se ai komperacioni yt mes debateve te Ahmed Didatit (Allahu e paste ne meshiren e Tij!) nuk vlen per neve, mbase -fatkeqesisht- ata qe sot debatojne -ne mesin e shqiptareve- karakterizohen me mosmaturi, ngutesi, mostolerance, keqkuptime, paragjykime e urrejtje, dhe si rrjedhoje nga keta persona nuk pritet ndonje ndryshim pozitive. Une i ndjeki me rregull debatet e Ahmed Didatit, dhe nxenesit te tij tash Doktorit te nderuar Zakir Naik, porse ata kane te bejne me nje kultur e civilizim krejt tjeter -fatmiresisht-, e qe ne jemi privuar nga kjo kulture, ndersa ne -sot- jemi zhytur ne nje pishine te ndotur e qe shumica edhe po fundosen.
Une prap nuk ndryshoj mendimin se barren me te madhe per kete rremuje te shkaktuar mbajne moderatoret. Une e kam parasysh se eshte e mundur te ju ikin postimet pa i pare, okey no problem, veēse ja po marr shembull temen per grate e Profetit, vallė asnje moderator nuk i pa ato (mbi 200 postime) duke thene per Profetin pedofil, abuzues, mashtrues, kurvarė, e fjale te tjera edhe mė fyese qe po me vjen turp t'i shkruaj, mbase ato fjale as nje mė i pamoralshem as tek "Pa cenzure" nuk do i shkruaje.
Une jam moderator ne disa forume, dhe sinqerisht e them se mbaj pergjegjesi per ēdo postim qe lejoj te publikohet aty. Nje postim -sado qe me mjeshtri te shkruhet- e qe karakterizohet si pyetje per kurreshtje -porse- ne esence mbjell urrejtje dhe te debatit te nxehte pa fakte e me ofendime, meriton te perfundoj ne koshin e plehrave.
Po te tregoj me subtilitet te plote, se kurre ne kete forum nuk mund te ndalen ofendimet -nese shpresojme se permiresohet niveli i anetareve- pos nese juve beheni me rigoroz ndaj diskutuesve,.... dhe nje anetare qe ofendon Krijuesin, per mendimin tim eshte i patolerueshem, e qe keto nuk mungojne ne kete forum.
Kam kontaktuar me zotri Bondin, i cili me bllokoi me drejtesi -e qe me liroi prap e qe i jam mirenjohes-, dhe kam venduar parim qe te mos kycem ne keto tema per ceshtjen e moderimit, vecse ju them se me kete drejtim nuk pritet dicka profitabile per keto ceshtje qe po diskutojme.
Une po shfrytezoj kete postim t'i kerkoj falje edhe adminit porse edhe moderatorit tek Mesime nga Bibla qe ne te kaluaren kam bere shume pyetje rreth fese krishtere -e qe te gjitha me jane fshire-, edhe pse une e dija se s'ka kush te me jep ketu pergjigje, porse -sidoqofte- tash kam bindje se ai forum eshte i rezervuar per te mesuar fene krishtere e jo per te nxjerrur negacione, e qe njekohesisht them edhe per rubriken te cilen juve e moderoni, pra le te jete e rezervuar per mesimin e fese Islame, pra ata qe dua te din per kete fe le te pyesin, dhe kush ka mundesi le te pergjigjet me fakte, e -qe- pyetjet me ironi te mostolerohen. Veēse zjarri me i madhe per gjithe kete percarje ndodhe tek rubrika: "Feja e shqiptarit" aty ku mendimi i lire negativė eshte i lire totalisht, pra mund aty te shprehesh mendimin edhe nese ai mendimi yt ofendon dikend, dhe nxit lufte.
Zoti eshte i Ditur per qellimet tona.
Me rrespekt
Experti!
|