Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-04-07, 13:31   #19
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim


Moraliteti si vlere sociale predikohet ne cdo shoqeri te botes (katolike apo muslimane). Dallimi eshte se morali nga shoqeria ne shoqeri, nga familja ne familje e nga individi ne individ definohet ndryshe si dhe arsyetohet ndryshe. Cka per mua si shqiptar eshte e pamoralshme, per dikend tjeter eshte e moralshme. Cka per dikend nuk guxon te behet sepse Zoti e ka ndalu dhe shoqeria e ka sankcionu me denime, per tjetrin nuk guxon te behet pershkak te bindjes se tij personale qe kjo gje eshte e demshme per veten apo per njerezit qe i don.

P.sh. ne Gjermani ka raste ku femra me shamia veprojne ne menyra qe te shokojne. Per disa nga ato pa shamija, ma merr mendja as qe ka nevoje te flitet. Por ka plot raste, ku njerezit e dy grupeve jane te moralshem (simbas kuptimit tim per moralin).

Keshtu qe nuk mundet asnjeri grup te marri moralitetin si vlere specifike te religjionit te vet, duke i perjashtuar tjeret. Qe ne shoqeri katolike mund te kete definicione te ngushta per moralin, kisha permendur si shembuj Italine Jugore, Spanjen, Portugaline, Ameriken Latine, Shqiperine (veriun). Ne keto vende nuk ka shahria. Cka tregon se bindja per moralitetin mund te induktohet ne menyra te ndryshme dhe te jete aq afatgjate sa induktimet nga Islami.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė