KUJTIM I HIDHUR!
Nuk isha shkrepese e djegur
Nuk isha gjarper i pabese
Nuk isha foshnje, i papjekur
Dhe as plakush mustaqefshese.
Nuk isha grenxe qe thumbon
Nuk isha buf, zog torollak
Sisha akrep qe te helmon
Dhe as bilbil zene ne kafaz.
Ishe e re kur bashke u njohem
Por smund te them:ishe e mitur
Si lule dukeshe kur folem
Nje trendeline e vesitur.
Ishte mengjes por skishte diell
Permbi ombrella pikonte shi
Ombrella blu ngjante si qiell
Si diell i zjarrte me ngjaje ti.
...
Tani ke mbetur thjeshte neper vargje
Diell rrethuar me re te zeza
Si trendeline dikur me ngjaje
Tani me dukesh rrodhe me gjemba.
Nuk isha une gjethe e flakur
Nuk isha birbo,as lypsar
Isha dikush qe te ka dashur
Nje trendafil celur ne maj.
Kurre se kuptove sa te kam dashur
E ndoshta kurre ske per ta ditur
Enderr te nates ty te kam pasur
Tani ke mbetur kujtim i hidhur.
Isha i ri, me endrra mbushur
Aq shume sa smunda ti enderroj
Vargje e kenge te pata thurur
Kenge qe smunda kurre ti kendoj.
Tashme dhe boja me eshte mbaruar
Jane sosur endrrat e pasmesnates
Ndjenjat e zemres me jane shteruar
Ndaj vadis shpirtin me lot te paster.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
|