Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-07, 15:18   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ja kėtu poshtė e keni udhėpėrshkrimin e zotri Miftarit nė eksurzionin e tij nė Shqipėri!
SHQIPĖRI T’PAĒA FALĖ,TĖ KAM NĖNĖ E MĖ KE DJALĖ (Udhėpėrshkrim nga Shqipėria)
Nė organizim tė Fondacionit Atmosfera nga Kosova zhvilluam njė ekskursion 3 ditor nė Shqipėri, pėr nder tė programit festiv qė u organizua me rastin e ditėlindjes sė pejgamberit tonė tė dashur Muhamedit a.s. nė Pallatin e Kongreseve me datė 21.04.2007 ditė e shtune nė ora 11.oo me titull “Profeti Muhamed- Krenaria e njerėzimit”.

Nė orėn 15.oo ditė e premte u nisėm nga stacioni i autobusėve grupi nė pėrbėrje prej 37 vetave me autobus pėr nė Shqipėri, rrugės na u bashkėngjit edhe minibusi me 13 studentė qė u nisėn nga Prishtina, ishim gjithsejtė 50 veta, kryesisht nga Prizreni, Prishtina,Mitrovica, Rahoveci, Vushtria dhe Mamusha. Nė autobus koordinatori i Fondacionit hoxhė Talibi sė bashku me ndihmėsin e tij hoxhė Vetonin na njoftuan me programin e ekskursionit qė do tė zhvillohet gjatė vizitės sonė nėnės Shqipėri. Qė nė fillim u organizua njė kuiz i shkurtėr i diturisė nė autobus me ē’rast ai qė epke pėrgjigje tė saktė shpėrblehej me njė libėr mbi Muhamedin a.s. Nė Ferizaj arritėm nė ora 17.oo me ē’rast falėm iqindinė nė xhamin me dy minare tė Ferizajit. Xhamia e bukur dhe impozante e Ferizajit me ē’rast vjet iu shtua edhe minarja e dyte, simetrike me tė parėn. Sa pėr kuriozitet tė cek se nė tė njėjtėn oborr thuajse tė pėrbashkėt gjendet edhe kisha ortodokse dhe ėshtė njė rast specifik qė dėshmon se shekuj me rrallė kanė bashkė ekzistuar gjė qė tregon edhe tolerancėn fetare qė e ka islami ndaj feve tjera hyjnore. Pėr shkak tė rrugės sė vėshtirė nėpėrmes Kukėsit, ne udhėtuam nėpėrmes Maqedonisė dhe nėpėrmjet vendkalimit kufitar Qafathan kemi kaluar pėr nė Shqipėri.
Me shpresė qė sa mė shpejtė tė pėrfundojė autostrada Durrės- Prizren e cila i ka nisur punimet nė fund tė vitit 2006, kjo rrugė pas mbarimit do tė na lehtėsojė dhe shkurtojė pa masė rrugėn e gjatė dhe me plot mundime, ashtu qė vetėm pėr 3 orė do tė kemi mundėsi tė arrijmė nė Tiranė apo Durrės nė njė autostradė bashkohore.

Nė ora 20.30 arritėm nė Gostivar me ē’rast aty falėm namazin e akshamit dhe jacisė nė xhaminė e Sahatit nė qendėr tė Gostivarit. Ishte njė xhami e bukur dhe impozante dhe e rinovuar tėrėsisht, pran saj gjendej edhe Sahat kulla e mirėmbajtur mirė, pėr ē’arsye edhe xhamia e ka marrė emrin e saj. Aty hėngrėm edhe darkėn dhe bėmė njė shėtitje tė shkurtėr nė qendėr tė Gostivarit. Me tė vėrtete m’u duk tejet i bukur Gostivari sidomos natėn kishte njė pamje tė mrekullueshme. Nė ora 4 tė mėngjesit arrimė nė hotelin”Euro Drini” nė Durrės afėr bregdetit shqiptar nė tė cilin u vendosėm dhe kaluam 2 net. Nė ora 10.00 tė mėngjesit ditė shtunė arritėm nė Pallatin e Kongreseve, njė pallat impozant dhe shumė i bukur e i gjere. Njė orė pėrpara pallati ishte i mbushur pėrplot me mijėra besimtar qė kishin ardhur nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, por edhe nga Kosova e Maqedonia, si dhe edhe njė numėr bukur i madh mysafirėsh nga Turqia. Ashtu qė me vėshtirėsi gjetėm vende, edhe pse tė rezervuar i kishim, disa prej grupit tonė mbetėn nė kėmbė duke e pėrcjell kėtė spektakėl tė vėrtete. Saktėsisht nė ora 11.oo nisi programi festiv i titulluar “Profeti Muhamed- krenaria e njerėzimit” organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar dhe Fondacioni Sema.. Atmosfera e veēantė, spektakėl i vėrtetė, mijėra vetė prezent nė mesin e tyre edhe kryeministri i Shqipėrisė zotėri Sali Berisha dhe kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar H.Selim Muqa.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse H.Selim Muqa theksoi” rendėsin e lindjes sė Muhamedit a.s.si dhe porosinė hyjnore- po tė mos ishe ti(Muhamed) nuk e kisha krijuar gjithėsinė. Ardhja e tij ishte shpėtim dhe udhėrrėfim pėr mbarė njerėzimin”. Kryeministri i Shqipėrisė z.Sali Berisha nė fjalėn e tij pėrshėndetėse pėrveē tjerash ceku” tolerancėn fetare ndėrshqiptare qė duhet tė jetė shembull pėr civilizimin njerėzor nė pėrgjithėsi si atij evropian ashtu edhe atij botėrorė”. Mė pas programi vazhdoi me leximin e citateve nga jeta e pejgamberit Muhamedit a.s., kėngė me pėrmbajtje fetare, ilahi, kaside nė interpretim tė artistit tė merituar Reshat Arbana, tė aktorėve Freskid Ēerkorja dhe Gėzim Rudi, si dhe emra tė skenės shqiptare Medi Zena,Sidrir Bejleri, Sabahat Vishnja,Myfarete Laze etj .nė pėrcjellje tė korit tė pėrbėrė nga nxėnėsit dhe nxėnėset e medreseve tė Tiranės, Shkodrės, Kavajės dhe Cėrrikut. Tirana kryeqendra e nėnės Shqipėri, mė la pėrshtypje shumė mė tė bukur nė krahasim me vizitėn bėrė para 5 vitesh, njė pamje dhe bukuri mahnitėse. Pas pėrfundimit tė programit vazhduam vizitėn nė Tiranė me ē’rast pikėsėpari vizituam kolegjin “Turgut Ozall” i cili ishte njė kompleks i tėrė me ē’rast ishte nė ndėrtim e sipėr edhe aneksi nė tė cilin do tė startojė prej vitit tė ardhshėm shkollor edhe gjimnazi klasik. Aktualisht aty zhvillohej mėsimi parashkollor, cikli i ultė dhe i mesėm tė shkollės fillore, nė tė cilin frekuentojnė rreth 900 nxėnės dhe nxėnėse nga tė gjitha vendet e Shqipėrisė.

Kushtet pėr mėsim dhe zhvillim tė aktiviteteve jashtėmėsimore i kishin jashtėzakonisht tė mira, posedonin edhe konviktin pėr fjetje si dhe restorantin pėr ushqim, me ē’rast edhe pėr neve u shtrua dreka. Nė aneksin qė ishte nė ndėrtim tė sipėr do tė hapet gjimnazi me kapacitet prej 300-400 nxėnės. Krahas kolegjit tė “Turgut Ozallit” nė Tiranė ėshtė nė funksionim tė sipėr edhe kolegji i “Mehmed Akif Ersojit”.Krahas kėsaj vizituam edhe xhaminė e Et-hem beut nė qendėr tė Tiranės, tė vetmen xhami tė cilin Enver Hoxha nė Tiranė nuk e rrėnoi, e cila qėndronte stoik nė qendėr tė sheshit tė Skėnderbeut. Pas kėsaj shkuam pėr vizitė nė Medresenė e Tiranės H.Mahmut Dashi”, ku drejtori i saj na dha njė pėrshkrim tė shkurtėr tė historisė dhe veprimtarisė sė saj. Medreseja e Tiranės u hap nė vitin 1924, ndėrsa u mbyll nė vitin 1964 nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. U rihap nė vitin 1991 dhe tani vazhdon punėn e saj me plot sukses. Medreseja e Tiranės ka njė rėndėsi historike tė saj pėr popullin shqiptar dhe Shqipėrinė, nė kohėn e mbretit Zog ka qenė Medreseja mė me zė e Shqipėrisė, nė tė cilin kanė kryer me plot sukses mėsimet emrat e njohur tė figurave tė ndritshme .
Nė medrese mėsimet i vijojnė edhe djemtė edhe vajzat .Momentalisht nė medrese ndjekin mėsimin gjithsejtė 340 nxėnės, prej atyre 180 vajza dhe 160 djem. Prej lėndėve qė mėsohen 20% janė lėndė fetare dhe 80% lėndė shoqėrore e sociale, do tė thotė mėsohet edhe pėr dynja edhe pėr ahiret.
Lėndėt shoqėrore kryesisht zhvillohen nė gjuhėn angleze,nė kuadrin e kėsaj gjendet edhe xhamia nė tė cilin e falėm namazin e iqindisė. Pėr shkak tė programit tė ngjeshur nuk m’u dha rasti tė takohem me z.Fisnik Krujėn kryetarin e Forumit Musliman tė Shqipėrisė si dhe z.Ramadan Qipuri botues i gazetės”Start” tė Tiranės tė cilat i kisha paraparė, por mbetem me shpresė se herėn tjetėr kur do tė vizitojė Tiranėn edhe do tė takohem me ata koftė kismeti. Pas kėsaj vazhduam rrugėn pėr nė Cėrrik i cili gjendej pranė Elbasanit, ku arritėm nė ora 19.oo pėr tė vizituar medresenė”Liria” tė Cėrrikut. Nė medrese falėm namazin a akshamit dhe jacisė, dhe hėngrėm darkė, ku pastaj asistuam nė programin e pėrgatitur enkas pėr neve mysafir nxėnėsit medresesė. Nė fillim tė programit drejtori i medresesė ceku rėndėsinė e shėnimit tė ditėlindjes sė Muhamedit .a..s. nė Pallatin e Kongreseve pėr mbarė besimtarėt e Shqipėrisė. Medreseja”Liria” e Cėrrikut u hap nė vitin 1995 de gjer tani kanė diplomuar gjithsejtė 300 nxėnės, ndėrsa momentalisht mėsimet ndjekin 160 nxėnės meshkuj, prej tė cilėve 135 nxėnės janė tė strehuar nė konviktin e medresesė. Pėrveē lėndėve fetare normalisht zhvillohen edhe lėndėt shoqėrore sipas plan programit tė Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė.Nė fund tė programit nė emėr tė mysafirėve nga Kosova fjalėn e rastit e mbajta nė tė cilin theksova rėndėsinė e jetės fetare nė trojet tona shqiptare, tė mbijetuar edhe nė ēastet mė tė vėshtira tė periodės sė komunizmit.

Vazhdon.........!!!!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė