Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-08-05, 12:52   #4
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pyetje dhe pergjigje nga Shej Albani

Pyetje dhe pėrgjigje nga Shejh Albani, rahimehull-llah



ABDESI DHE NAMAZI

Abdesi mbi fashė

Pastrimi mbi ēorape

Lėshimi tekbireve tė namazit tė xhenazes

Namazi i xhenazes sė gruas sė zezė nga ana e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem Lėshimi i namazit vitėr

Qėndrimi pas namazit tė jacisė


ABDESI DHE NAMAZI



PYETJE: Cili ėshtė urdhėri pėr fshirjen ose pastrimin mbi meste (ēorape tė lėkurės)?


PĖRGJIGJE: Pastrimi mbi ēorape tė lėkurės ėshtė praktikė mutavatir-e; pėr kėtė ekzistojnė shumė hadithe. Nė fjalė, kjo ēėshtje ėshtė edhe mė e lehtė pėr njerėzit, pėr shkak se ekzistojnė hadithe qė pėrmendin se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ėshtė pastruar duke i dhėnė mes’h mbi mestet e tija. Pastrimi mbi ēorape, qofshin ato edhe prej materialit tė hollė, pėrkrahet nga njė numėr i madh i ulemave muslimanė, duke pėrfshirė edhe Umar bin al-Khattaab-in, siē ka pėrmendur Imam Neveviu nė librin e tij “Al-Maxhmu Sharh al-Muhadhdhab”.


PYETJE: A ėshtė hadithi rreth mes’hut mbi fashė autentik (i vėrtetė)? Nėse jo, ēka duhet tė bėjė ose si duhet tė veprojė gjatė abdesit pėrsoni i cili ka fashė?


PĖRGJIGJE: Me sa di unė, hadithi pėr fashėn nuk ėshtė autentik. Ndėrsa sa i pėrket kėsaj pyetje, personi duhet tė pasojė urdhėrat e Allahut (xh.sh.) sa mė shumė qė ėshtė e mundur. Prandaj, nėse njė person ka fashė mbi plagė, ai duhet tė lajė sa mė shumė pjesė qė ėshtė e mundur qė kėrkohet nė abdes. Pėrveē kėsaj, atij i falet, sikurse i falet ndonjėrit me fashė tė amputuar, i cili nuk mund t’i lajė tė gjitha pjesėt e nevojshme. Allahu (xh.sh.) nuk ngarkon njė shpirt mė shumė se sa mund tė mbajė. Megjithatė, nėse hadithi ėshtė autentik, atėherė fasha duhet dhėnė mes’h.


PYETJE: Ēka duhet tė bėjė njė person i cili i lėshon (nuk i arrin) disa tekbire tė namazit tė xhenazes?


PĖRGJIGJE: Kur tė mbarojė imami, ai e kompleton namazin. Kjo vjen nga parimi i pėrgjithshėm i thėnies sė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Ēkado qė tė zėsh, fale, dhe ēka do tė

qė lėshosh, kompletoje”.


PYETJE: A ka qenė namazi i xhenazes nga ana e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėr gruan zezake qė e kishte pastruar xhaminė (sipas Buhariut), njė nga veprimet e tij tė veēanta?


PĖRGJIGJE: Jo. Nuk ka asnjė argument tė dėshmojė se ai rast ishte i veēantė pėr tė. Disa mendojnė se kjo ėshtė nė kundėrshtim me ndalimin e lutjeve nė varreza, por kjo nuk ėshtė ashtu, pasi qė ndalimi pėrfshin edhe atė qė vetė Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk e ka bėrė. Nė Islam ėshtė e ndaluar lutja e obligueshme/vullnetare, (ose) gjatė varrimit, midis varreve. Sa i pėrket personit qė ėshtė varrosur, pasi qė disa janė lutur mbi tė ose asnjė nuk ėshtė lutur mbi tė, atėherė muslimanėt mund tė shkojnė dhe tė plotėsojnė obligimin, duke u lutur mbi tė pėrderisa ai ėshtė nė varr, dhe kjo ėshtė ajo qė e ka bėrė Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Pėr fat tė keq ky sunnet nuk shihet se ėshtė i implementuar nė tokat muslimane ditėve tė sotme pėr dy shkaqe:

1) Largimi i dijetarėve nga studimi i Sunnetit;

2) Shumė rrallė njė musliman varroset pa dikė duke u lutur mbi tė.

Megjithatė, Allahu (xh.sh.) ka dekretuar disa nga ne, duke mė pėrfshirė edhe mua, se ne duhet ta rigjallėrojmė kėtė sunnet: Francezėt bombarduan qytetin e Damaskut dhe shkatėrruan njė pjesė tė madhe tė tij, qė deri tani njihet si al-Harikah (vendi i djegur). Nė njė moment, kur ata kanė sulmuar nga tė gjitha anėt, ka pasur shumė tė vrarė. Mė vonė ne kuptuam se njė nga vėllezėrit tanė Selefi, me emrin Abdul-A’la Navas, ishte ndėr tė vrarit. Kėshtu qė ne e gjetėm varrin e tij dhe qėndruam mbi tė duke u lutur pėrderi sa ai ishte nė varr.

Tė shprehem shkurt: namazi pėr njė person qė ėshtė nė varr dallon nga namazi pėr tė kur ai ėshtė nė tabut, dhe nga namazet e zakonshme nė drejtim tė varreve – kėta tė fundit janė ata qė janė tė pėrfshirė nė thėniet e tij, siē ėshtė: “Mos u ul mbi varr, e as mos u fal nė drejtim tė varreve” ose ato qė ndalojnė lutjen drejt/midis varreve.

Sa i pėrket personit qė ėshtė varrosur, ėshtė njė shembull i vendosur nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qė tė falet namazi i xhenazes mbi tė, siē ka bėrė ai me gruan zezake. Madje edhe disa nga as’habėt e tij u falėn me tė, pra kjo ėshtė njė dėshmi e qartė se kjo vepėr nuk ishte e veēantė pėr tė: nėse ai ishte falur vetė, do tė mund tė thonim se ishte e veēantė, mirėpo nė kėtė rast, disa as’habė janė falur me tė, duke pėrfshirė edhe disa qė veēmė ishin lutur mbi tė para se tė varroset.


PYETJE: Cili ėshtė urdhėri pėr njė person qė lėshon namazin e vitrit me qėllim ose pėr shkak tė harresės?


PĖRGJIGJE: Urdhėri ėshtė i njėjtė sikurse pėr namazin farz (namazin e obligueshėm) – njė person qė ka arsye mund ta plotėsojė atė; ndėrsa njė person qė nuk ka arsye, ai nuk mund ta plotėsojė atė. Prandaj ai qė e ka lėshuar atė me qėllim, nuk ka mėnyrė ta plotėsojė atė, njėjtė sikurse namazin e obligueshėm. Ndėrsa njė person qė harron ose e ze gjumi deri pas ezanit tė namazit tė sabahut, ai mund ta falė ose para sunnetit tė sabahut nėse ka kohė, ose pasi qė dielli ėshtė ngritur dukshėm mbi horizont.


PYETJE: Ju lutemi tė na e spjegoni hadithin e Buhariut, “Nuk duhet ndejtur nė biseda pas namazit tė jacisė, sidomos kur nijeti ėshtė mėsimi ose daveti pėr Allahun.


PĖRGJIGJE: Pikėsėpari, muslimanėt duhet tė dinė dhe tė zbatojnė praktikėn e shkuarjes nė gjum menjėherė pas namazit tė jacisė. Mirėpo, nėse ēėshtja ėshtė pėr dobi tė muslimanėve, atėherė aktiviteti i mėtejshėm ėshtė i lejuar, qoftė ajo pėr dituri, stėrvitje, ose politikė, pėrderi sa qėllimi ėshtė tė arrihet kėnaqėsia e Allahut.

Tjetėr, aktiviteti duhet tė jetė i shkurtė, me qėllim tė sigurohet se namazi i sabahut falet nė kohė: nėse ka gjasa tė ndodhė qė ndejta e vonshme tė ndikojė qė namazi i sabahut tė falet pas lindjes sė diellit, atėherė hadithi ėshtė plotėsisht me vend, gjegjėsisht, nuk duhet tė qėndrohet pas jacisė aspak.


KUR’ANI

Leximi i Kur’anit pa abdes

Dėrgimi i Kur’anit nė vend tė jobesimtarėve

Vendosja e Mus’hafit nė dysheme

Spjegimi i disa ajeteve

KUR’ANI


PYETJE: A ėshtė e lejuar leximi i Kur’anit pa abdes?


PĖRGJIGJE: Preferohet qė Kur’ani tė lexohet duke qenė i pastėr. Tregohet nė hadithe se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka marrur edhe tejmum pėr t’u pėrgjigjur selamit. Nuk ėshtė e ndaluar leximi i Kur’anit pa abdes. Sa pėr gruan qė ėshtė nė periudhėn e saj, ose nė lehoni (pas lindjes), atėherė asgjė nuk e ndalon atė nga recitimi i Kur’anit.

Tirmidhiu ka treguar njė hadith nga ibn Omeri (r.a.) se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Gruaja me menstruacione dhe burri xhunub nuk mund ta lexojnė Kur’anin”, mirėpo ky hadith konsiderohet ‘munkar’, siē thotė Imami i Sunnetit, Ahmad Ibn Hanbali, nuk ėshtė autentik.

Nė vend tė kėtij hadithi, ekziston hadithi qė e tregon Aishja (r.a.) se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thėnė asaj kur ajo e ka bėrė haxhxhin por ka qenė nė periudhėn e saj: “Bė ēdo gjė qė bėn haxhiu, pėrveē namazit dhe taėaafit”. A nuk lexon Kur’an ai qė ėshtė nė haxhxh?. Pra ky hadith ėshtė njė argument i qartė rreth lejueshmėrisė pėr gruan tė lexojė Kur’anin kur ėshtė nė ciklin mujor.

Pėr kėtė shkak nuk ėshtė e lejuar qė tė ndalohet gruaja nė ciklin e saj mujor nga leximi i Kur’anit, me argumentimin se ajo nuk ėshtė e pastėr! Nėse Allahu (xh.sh.) e kishte ndaluar atė nga leximi i Kur’anit sikurse e ka ndaluar atė nga namazi, atėherė ne do ta kishim pasuar atė ndalesė dhe ajo do tė ishte ēėshtje e pėrfunduar. Por, Ai i ka shfaqur tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tė Tij njė ndarje ndėrmjes Namazit dhe pjesėve pėrbėrėse tė tij; meqenėse disa njerėz thonė se leximi i Kur’anit ėshtė njė nga shtyllat e Namazit, pse tė mos e bėjmė pastrimin njė parakusht pėr tė siē ėshtė pėr Namazin? Kėshtu qė themi: Jo vetėm qė leximi i Kur’anit nuk ėshtė pjesė e Namazit, por gjithashtu, Namazi fillon duke thėnė ‘All-llahu Ekber’. Pra, ne duhet tė themi poashtu se ėshtė e nevojshme qė pėr tė thėnė ‘tekbirin’ tė kemi abdes! E njėjta gjė duheshte tė vlen pėr ‘tesbihun’, ‘tahmidin’ etj.

E dimė se disa nga sahabet kanė preferuar tė kenė abdes pėr ta prekur Kur’anin – pra kjo tregon se ēka preferohet – por tė bėhet e obligueshme dhe tė thuhet se ėshtė e ndaluar pėr gruan nė ciklin e saj tė prek Kur’anin – nuk ekziston asnjė argument.


PYETJE: Ēfarė domethėnie ka ajeti:

لا يَمَسُّهُ إِلاَّ الْمُطَهَّرُونَ (79)

(Atė nuk e prek kush, vetėm tė pastrit [melaiket]) (El Vakia, 79), dhe cili ėshtė urdhėri rreth marrjes (dėrgimit) sė Kur’anit nė vend tė jobesimtarėve?


PĖRGJIGJE: Atyre qė u referohet nė kėtė ajet janė melaiket (engjujt), dhe ajo ėshtė informimi i Allahut (xh.sh.) pėr kėto melaike. Nuk i referohet Kur’anit por ‘Leuhul-Mahfudhit’ (Pllaka e ruajtur). Pra ky mus’haf nė ‘Pllakėn e ruajtur’ ėshtė e prekur vetėm nga Tė Pastrit, e ato janė melaiket mė tė afėrta. Sa pėr mus’hafin qė ėshtė me ne, atėherė ai preket nga tė drejtit, tė kėqinjtė, besimtarėt dhe jobesimtarėt. Pra, kėtu Allahu (xh.sh.) nuk iu referohet njerėzve, tė mirėve dhe tė kėqinjve, por melaikeve mė tė afėrta.

Sa i pėrket udhėtimit me mus’hafin nė vend tė armikut, nėse nuk ėshtė e ruajtur nga keqpėrdorimi ose nga plaēkitja, atėherė nuk ėshtė e lejuar. Por, ėshtė e lejuar tė merret nė vend tjetėr pėr t’u lexuar dhe studijuar.


PYETJE: A mund tė lihet mus’hafi nė dysheme (tokė)?


PĖRGJIGJE: Pikėsėpari duhet tė mendohet nėse me kėtė akt behėt njė lloj mosrespektimi; nėse bėhet mosrespektim, atėherė duhet qė Kur’ani tė vendoset vetėm nė vende tė larta, pasi qė ėshtė me vend lartėsimi i pozitės sė Kur’anit nė zemrat e besimtarėve. Sa i pėrket vendosjes sė Kur’anit para ose ndėrmjet kėmbėve tė tij, ėshtė e dyshimtė, por nėse ai e vendos atė nė dysheme nė njė kėnd tė largėt nga njerėzit, atėherė nuk ka asgjė qė sugjeron mosrespektim tė Kur’anit.


PYETJE: Ēfarė domethėnie ka ajeti qė pėrmend Merjemin dhe Mihrabin saj?


PĖRGJIGJE: Aty nėnkuptohet dhoma e saj private ku ėshtė falur. Imam Sujutiu ka pėrpiluar njė libėr me titull: “I’lamul ‘Arib bihuduthil Meharib” nė tė cilin ai paraqet tekste tė mbledhura qė tregojnė se Mihraabi (qoshi pėr t’u falur) nėpėr xhamia ėshtė bidat.


PYETJE: Ēfarė domethėnie ka ajeti:

لا يَمَسُّهُ إِلاَّ الْمُطَهَّرُونَ (79)

(Atė nuk e prek kush, vetėm tė pastrit [melaiket])?


PĖRGJIGJE: Libri ėshtė pėrshkruar nė ajetin paraprak si ‘Maknoon’ (i fshehtė), ndėrsa Kur’ani nuk ėshtė i fshehtė. Imam Maaliku nė Muvatta-nė e tij rreth tefsirit tė kėtij ajeti thotė: “Se mė tė mirėn qė e kam parė rreth kėtij ajeti ėshtė se ai ėshtė i ngjashėm me:

فِي صُحُفٍ مُكَرَّمَةٍ (13) مَرْفُوعَةٍ مُطَهَّرَةٍ (14) بِأَيْدِي سَفَرَةٍ (15) كِرَامٍ بَرَرَةٍ (16)

“Ėshtė kėshillė nė fletė tė ēmueshme. Me vlerė tė lartė e tė ruajtur. Nė duar tė udhėtuesve (engjėjve udhėtues mes All-llahut e njerėzve). Tė nderuar e tė ruajtur”. (Abese, 13-16)

Nuk ėshtė e lejueshme qė njerėzit ta quajnė veten ‘mutaharun’ (tė krijuar tė pastėr/tė pastėr), por nė vend tė kėsaj ‘mutatahirun’ (ata qė e pastrojnė veten) – siē pėrmendet nė ajetin se Allahu (xh.sh.) i do mutatahirin-ėt dhe nė ajetin pėr njerėzit e Kuba-sė.

Kjo ėshtė thėnia e Imam Ibn Kajjimit nė librin e tij “Aksamul-Kur’an”.

Pėrktheu nga anglishtja: Xhengiz Aliu

NDALESAT


Njerėzit qė japin fetva tė shpejta

Inovacionet (bidatet)

Vjedhja nga babai

Masturbimi

Pjesmarrja nėpėr festivale krishtere

Ngrėnia e ushqimit tė krishterėve nė festat e tyre


NDALESAT


PYETJE: Disa njerėz qė kėrkojnė dituri janė shumė tė ngutshėm nė dhėnien e vendimeve pėr ēėshtjet e Hallallit dhe Haramit. Ky ėshtė njė defekt i zakonshėm qė bie nė sy. Cila ėshtė kėshilla juaj pėr kėta njerėz?


PĖRGJIGJE: Kemi diskutuar pėr kėtė ēėshtje edhe mė herėt dhe kemi thėnė se Allahu (xh.sh.) i Gjithdijshmi e ka ndarė komunitetin musliman nė dy lloje tė njerėzve; Ehludh-Dhikr (poseduesit e porosisė), dhe ata qė varen nga Ehludh-Dhikri.

Allahu (xh.sh.) u thotė njerėzve tė zakonshėm: “...E nėse ju nuk e dini kėtė, atėherė pyetni njerėzit e dijshėm”. (El Enbija, 7)

Ehludh-Dhikr, siē e dimė, janė Ehlul-Kur’ani dhe Ehlul-Hadithi; ata qė e dinė tė vėrtetėn nga e pavėrteta, tė pėrgjithshmen nga e veēanta, tė deroguarin nga i paderoguari dhe principe tjera tė tilla tė Fikhut dhe Hadithit.

Prandaj, nuk ėshtė e lejuar qė njė musliman (i shekullit 14) tė fillojė tė jep fetfa nė bazė tė njė hadithi, thjeshtė vetėm pse ai e ka hasur atė kalimthi nė ndonjė libėr, edhe pse nuk e din nėse ai hadith ėshtė sahi (i vėrtetė), sipas kritereve tė njerėzve qė e njohin Hadithin!

Nga ana tjetėr, ai e din se nuk ėshtė i pėrgatitur mirė nė njohurinė dhe kompetencėn e gjuhės arabe pėr tė spjeguar domethėnien dhe idetė e Kitabit dhe Sunnetit. Pėr kėtė shkak, ēdokush qė nuk ka vendosur tė mėsojė ilmin (diturinė) dhe tė kėmbėngul nė tė pėr disa vite derisa njerėzit e ilmit tė dėshmojnė se ai mund t’i udhėheqė njerėzit dhe t’i ēojė ata drejt sė mirės, nuk ėshtė e lejueshme pėr tė qė tė mendojė se ėshtė alim, vetėm pse ai ka lexuar disa hadithe dhe ka mėsuar pėrmendėsh disa ajete.

Shpesh dėgjojmė pėr disa tė cilėt nuk dinė as ta lexojnė Kur’anin si duhet, dhe bėjnė ērregullime dhe e ngatėrrojnė atė, njėjtė sikurse bėjnė edhe me hadithin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ja pse i kėshilloj kėrkuesit e diturisė qė tė studiojnė dy gjera themelore:

a) Principet e hadithit, dhe b) Principet e Fikhut.

Kam pėrmendur me herėt se nuk ėshtė lehtė pėr njė njeri tė nxjerr nė pėrfundim synimin e menduar tė Ligjdhėnėsit nga ēdo tekst po tė mos konsultohet me sa mė shumė qė ėshtė e mundur tekste nė Kitab dhe Sunnet. Do tė jap njė shembull tė pastėr:

Allahu (xh.sh.) thotė: “Pėr ju janė tė ndaluara mishi i vdekur, gjaku” (...U janė tė lejuara tė gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarėve (shtazėve)...) (El Maide, 4).

Nėse njė fillestar qė ėshtė duke studiuar Kur’anin dhe nuk ka dituri tė hadithit pyetet pėr peshkun, ai menjėherė do tė sjell kėtė ajet si argument pėr tė ndaluar atė qartė, pasi qė ndalohet mishi i vdekur, por nėse ai shikon hadithin ai do tė dijė se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka pėrjashtuar dy llojė tė kafshėve, peshkun dhe karkalecat, nga ndalesa e tij, nė mėnyrė qė ai tė vendosė nė pėrputhje (me rrethanat). Thėnė shkurt, studenti duhet patjetėr t’i mėsojė kėto dy degė themelore tė tė mėsuarit pėr tė ndihmuar kuptimin e Kitabit dhe Sunnetit sa mė saktė qė ėshtė e mundur.


INOVACIONET (Bidatet, risitė)

1. Hadithi i Aishes (r.a.) se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Ai qė shpik nė kėtė punė tonėn gjėra qė nuk janė pjesė e saj, do tė jenė tė refuzuara”.


2. Hadithi i Irbad ibn Sarijah (r.a.): “Ju kėshilloj tė keni frikė nga Allahu dhe tė dėgjoni dhe zbatoni edhe nėse njė rob i Abisinisė ėshtė vendosur pėrgjegjės i juaj, sepse ēdo gjė e re ėshtė bidat, dhe ēdo bidat ēon nė lajthitje – (humbje)”.


Ēdo bidat nė Din ėshtė i ndaluar.

Sa u pėrket ēėshtjeve tė kėsaj bote (materialiste), disa bidate janė tė mira ndėrsa disa janė tė kėqija.

Rregulli i Ibn Temmijes tė cilėn ai e ndan nga kėto dhe dėshmitė tjera ėshtė se:

“Rregulli themelor nė ēėshtjet e Dinit ėshtė se ēdo gjė nė fe ėshtė e ndaluar pėrpos rastit kur kemi njė argument qė e lejon, kurse nė ēėshtjet e kėsaj bote, tė gjitha gjėrat janė tė lejuara me pėrjashtim tė atyreve qė me argument ndalohen”.

Gjėrat e reja nė adhurim janė drejtimkėqija, madje edhe nėse njerėzit e shohin atė si diēka tė mirė, siē ka thėnė ibn Omeri (r.a.): “Ēdo bidat ėshtė i keq (tė largon nga rruga e drejtė) edhe nėse njerėzit e shohin si diēka tė mirė”.

Imam Shafiu ka thėnė: “Ai qė deklaron se diēka ėshtė fetarisht e mirė, e ka bėrė atė pjesė tė Sheriatit”.


PYETJE: Cili ėshtė urdhėri pėr njeriun i cili merr tė holla babait pa ditur ai - ose babai djalit pa e ditur ai?


PĖRGJIGJE: Sa i pėrket marrjes sė tė hollave nga pasuria e babait – ėshtė e ndaluar. Ndėrsa, sa i pėrket marrjes sė tė hollave nga pasuria e djalit – atėherė ėshtė e lejuar nėse ai ka nevojė, pikėrisht siē ka thėnė Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Ti dhe pasuria jote jeni tė babain tėnd”. (Sahih: Ahmedi, Abu Davudi, Ibn Maxhahi nga Ibn Amr: Ahkamul Xhanaiz:170)


PYETJE: Cili ėshtė vendimi i fesė pėr masturbimin?


PĖRGJIGJE: “...Dhe ata tė cilėt e ruajnė nderin e vet (sa i pėrket jetės intime), me pėrjashtim ndaj grave tė veta (me kurorė) dhe ndaj tyre (robreshave) qė i kanė nė pronėsinė e vet, pėr tė cilat nuk janė tė qortuar, e kush kėrkon pėrtej tyre (dėfrim nga tė ndaluarat), tė tillėt janė ata qė kanė shkelė normat e caktuara. (El Mu’minunė, 5-7)

Imam Shafiu thotė se nga ky ajet nėnkuptojmė se ekzistojnė vetėm dy mėnyra tė kėnaqet epshi i personit (me gratė dhe robėreshat e veta); pėrndryshe, personi ėshtė mėkatar, qė i bėn padrejtėsi vetes.


PYETJE: A ėshtė e lejuar qė muslimani tė merr pjesė nė festimet e krishterėve nė kishė?


PĖRGJIGJE: Nuk ėshtė e lejuar. Nuk ėshtė e lejuar pjesmarrja nė njė vendngjarje tė sė keqes, nė pėrjashtim tė rastit, kur kjo bėhet vetėm pėr shkak tė ndryshimit tė se keqes nėse ėshtė e mundur, ndėrsa ndryshe nga kjo Kur’ani flet qartė: “...Largohu prej tyre derisa kalojnė nė bisedė tjetėr. Nėse djalli tė bėn tė harrosh (e rri me ta), pasi tė bie ndėr mend, mos rri me popullin mizor. (El En’amė, 68)


PYETJE: A ėshtė e lejuar tė hahet ushqimi i krishterėve nė festat e tyre? Nėse jo, ēfarė kuptimi ka ajeti, “...Ushqimet (tė therrurat) e ithtarėve tė librit janė tė lejuara (hallall) pėr ju...” (El Maide, 5)?


PĖRGJIGJE: Nuk ėshtė e lejuar qė muslimani tė ndajė (gjėrat) me jobesimtarėt nė festimin e festave tė tyre. Ajeti ėshtė shpallur nė lidhje me njė incident kur njė ēifut i dha njė pjesė mish Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; ne nuk duhet tė marrim pjesė nė festivalet e jobesimtarėve dhe tė hamė ushqimin e tyre me qėllim tė implementimit tė kėtij ajeti! Kjo ēėshtje ėshtė diskutuar tėrėsisht nga Ibn Tejmiu nė librin e tij, “Iktidas-Siratil-Mustakim Muhalefetu As’habil-Xhahim” (Ndjekja e rrugės sė vėrtetė nė kundėrshtim me njerėzit e zjarrit tė Xhehenemit).
ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė