Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-06, 23:21   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Muhamedi nė Bibėl

“E kur Jezusi, biri i Marisė, tha: “O bij tė Izraelit! Nė tė vėrtetė, unė jam apostulli i Perėndisė, dėrguar tek ju pėr tė konfirmuar ligjin qė ishte dėrguar para meje dhe pėr tė sjellė lajmin e mirė pėr njė apostull qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit do tė jetė Ahmed.”...” (Kurani LXI.)
“Dhe unė do t’ia kėrkoj Atit e Ai do t’ju japė njė Periklitos tjetėr, qė do tė qėndrojė gjithmonė me ju.” (Gjoni XIV. 16 etj.)

Ekziston njėfarė inkoherence nė fjalėt qė i janė atribuar Jezusit nga Ungjilli i Katėrt. Duket sikur plot Periklitos kishin ardhur e shkuar dhe se njė “tjetėr Periklitos” do tė jepej vetėm me kėrkesėn e Jezusit. Kėto fjalė lenė, gjithashtu, pėrshtyjen se Apostujt ishin tė mėsuar, tashmė, me emrin qė nė tekstin grek ėshtė bėrė Periklitos. Mbiemri “njė tjetėr” qė, nė greqisht, ėshtė i vendosur pėrpara njė emri tė huaj, pėr herė tė parė, ngjan shumė i ēuditshėm dhe plotėsisht i tepėrt. Nuk ka dyshim se teksti ėshtė trazuar e shtrembėruar. Ai pretendon se Ati do tė dėrgojė njė Periklit me kėrkesėn e Jezusit. Pėrndryshe, Perikliti nuk do tė vinte kurrė! Fjala “kėrkoj” ngjan, gjithashtu, sipėrfaqėsore dhe shpreh padrejtėsisht njėfarė mendjemadhėsie nga ana e Profetit tė Nazaretit. Nėse duam tė gjejmė kuptimin e vėrtetė tė kėtyre fjalėve, duhet tė pėrmirėsojmė tekstin dhe ta plotėsojmė atė me fjalėt e vjedhura apo tė ndryshuara, nė kėtė formė:
“Unė do tė shkoj tek Ati dhe ai do tė dėrgojė tek ju njė tjetėr apostull, emri i tė cilit do tė jetė Periklitos dhe qė do tė qėndrojė gjithmonė me ju.” Tani, me fjalėt e shtuara dhe tė shkruara me shkronja italike, ėshtė kthyer modestia e vjedhur e Jezusit dhe ėshtė identifikuar natyra e Periklitit.
Ne kemi parė, tashmė, se Perikliti nuk ėshtė Shpirti i Shenjtė, njė person hyjnor, Gabrieli apo ndonjė engjėll tjetėr. Tani na mbetet tė provojmė se Perikliti nuk mund tė jetė njė ngushėllues e as njė avokat mes Perėndisė dhe njeriut.
1. Perikliti nuk ėshtė “Ngushėllues”, as “Ndėrmjetės”. Ne kemi treguar qartė pamundėsinė materiale tė zbulimit tė kuptimit tė fundit tė “ngushėllimit” apo tė “ndėrhyrjes”. Krishti nuk pėrdor “Parakalon”. Veē kėsaj, edhe nga njė pikėpamje fetare dhe morale, ideja e ngushėllimit dhe ndėrhyrjes ėshtė e papranueshme.
(a) Besimi se vdekja e Jezusit nė kryq shėlboi besimtarėt nga mallkimi i mėkatit origjinal dhe se shpirti, mėshira dhe prania nė Eukaristi do tė ishin pėrgjithmonė me ta, nuk u la atyre ndonjė nevojė pėr ngushėllim dhe as pėr ardhjen e ndonjė ngushėlluesi. Nga ana tjetėr, nėse do tė kishin nevojė pėr njė ngushėllues tė tillė, atėherė tė gjitha hamendjet dhe pretendimet e tė krishterėve pėr flijimin e Kalvarit bijen poshtė. Nė tė vėrtetė, gjuha e Ungjijve dhe ajo e Letrave tregon nė mėnyrė tė hapur e tė qartė se ardhja e dytė e Jezusit mbi re ishte e pashmangshme (Mateu xvi. 28; Marku IX. 1; Luka IX. 27; 1 Gjoni II. 18; 2 Tim. II. 1; 2 Sel. II. 3 etj.)
(b) Ngushėllimi nuk mundet kurrėsesi tė zėvendėsojė humbjen. Duke ngushėlluar njė njeri qė ka humbur shikimin, pasurinė, birin etj. nuk mundesh t’ia zėvendėsosh atij kėto humbje. Premtimi i njė ngushėlluesi qė do tė dėrgohej nga Perėndia pasi Jezusi tė kishte ikur, do tė tregonte rrėnimin e plotė tė ēdo shprese nė triumfin e Mbretėrisė sė Perėndisė. Premtimi i njė ngushėlluesi tregon zi e vaje dhe do tė sillte tek Apostujt zhgėnjim e, madje, dėshpėrim. Ata nuk kishin nevojė pėr njė ngushėllues nė brengėn e hidhėrimin e tyre, por pėr njė qė do t’u jepte fund shqetėsimeve dhe pėrndjekjeve tė tyre.
(c) Ideja e njė “ndėrmjetėsi” mes Perėndisė dhe njeriut ėshtė edhe mė e pambėshtetur se ajo e njė “ngushėlluesi”. Nuk ka asnjė ndėrmjetės absolut mes Krijuesit dhe krijesės. Njėshmėria e Allahut ėshtė ndėrmjetėsi ynė i vetėm. Krishti, qė kėshilloi dėgjuesit e tij t’i luten Perėndisė fshehtas – sepse vetėm me kėtė kusht “Ati” i tyre qiellor do t’i dėgjonte lutjet e tyre dhe do t’u siguronte atyre mėshirė e ndihmė – nuk mund t’u premtonte atyre njė ndėrmjetės. Si ta pajtojmė kėtė kundėrthėnie?
(d) Tė gjithė besimtarėt, nė lutjet e tyre, ndėrmjetėsojnė tek Perėndia pėr njėri-tjetrin. Profetėt dhe engjėjt bėjnė, gjithashtu, tė njėjtėn gjė. Ėshtė detyra jonė tė kėrkojmė mėshirėn, faljen dhe ndihmėn e Perėndisė pėr veten tonė, sikurse edhe pėr tė tjerėt, por Perėndia nuk ėshtė i detyruar tė pranojė ndėrhyrjen e askujt nėse kėtė nuk e dėshiron. Nėse Allahu do ta kishte pranuar ndėrmjetėsimin e Shėrbėtorit tė Tij tė Shenjtė, Muhamedit, tė gjithė njerėzit do tė ishin kthyer ne fenė e Islamit.
Unė do t’i isha jashtėzakonisht mirėnjohės njeriut, nėpėrmjet ndėrmjetėsimit tė tė cilit do tė fitoja falje e pėrkrahje, por do tė tmerrohesha pėrballė gjykatėsit apo despotit qė do tė mė dėrgonte nė duart e ekzekutuesve tė mi. Sa tė arsyeshėm janė tė krishterėt, kur besojnė se Jezusi, nė krahun e djathtė tė Atit, ndėrhyn pėr ta dhe, nė tė njėjtėn kohė, besojnė nė njė tjetėr ndėrmjetės, mė tė ulėt se ai, qė qėndron nė fronin e tė Gjithėfuqishmit! Kurani i Shenjtė e ndalon rreptėsisht besimin nė njė “shafi’” apo ndėrmjetės. Natyrisht, ne nuk e dimė me siguri, por ėshtė plotėsisht e konceptueshme qė disa engjėj, shpirtrat e Profetėve dhe ata tė shenjtorėve tė lejohen nga Perėndia pėr t’u siguruar ndihmė e udhėzim atyre qė janė vendosur nėn kujdesin e tyre. Mendimi se njė avokat shfaqet pėrpara gjyqit tė Perėndisė, duke mbrojtur ēėshtjen gjyqėsore tė klientėve tė tij, mund tė jetė shumė i admirueshėm, por ai ėshtė, gjithashtu, i gabuar, sepse Perėndia nuk ėshtė njė gjykatės njerėzor qė i nėnshtrohet pasionit, paditurisė dhe gjithēkaje tė ngjashme. Myslimanėt, besimtarėt, kanė nevojė vetėm pėr arsimim dhe pėrgatitje fetare. Perėndia i njeh veprimet dhe zemrat e njerėzve pafundėsisht mė mirė se engjėt e Profetėt. Pėr pasojė, nuk ka nevojė pėr ndėrmjetės mes Hyjnisė dhe krijesave.
(e) Besimi nė ndėrmjetėsit vjen nga besimi nė flijime, nė dhurata pėr Perėndinė e nė priftėri, si dhe nė njė ngrehinė tė tėrė bestytnish. Ky besim e ēon njeriun nė adhurimin e varreve dhe tė figurave tė shenjtorėve dhe tė dėshmorėve tė fesė, ndihmon nė rritjen e ndikimit e tė sundimti tė priftit e tė murgut dhe i mban njerėzit nė padituri ndaj ēėshtjeve hyjnore. Kjo bėn qė njė re e dendur ndėrmjetėsish tė vdekur tė mbulojnė atmosferėn shpirtėrore mes Perėndisė dhe shpirtit njerėzor. Mė tej, ky besim nxit njerėz qė, pėr lavdinė e supozuar tė Perėndisė dhe pėr ndryshimin e besimit tė njerėzve qė i pėrkasin njė tjetėr feje, tė shpenzojnė shuma tė mėdha parash, tė ngrenė misione tė pasura e ndėrtesa madhėshtore, por nė zemrat e veta kėta misionarė janė agjentė politikė tė qeverive pėrkatėse. Shkaku i vėrtetė i fatkeqėsive qė u kanė rėnė armenėve, grekėve dhe kaldeo-asirėve nė Turqi e Iran duhen kėrkuar nė mėsimet djallėzore e revolucionare tė dhėna nga misionet e huaja nė Lindje. Nė tė vėrtetė, besimi nė ndėrmjetėsit ka qenė gjithmonė burim abuzimi, fanatizmi, pėrndjekjeje, paditurie dhe i shumė tė kėqijave tė tjera.
Pasi dhamė prova, sipas tė cilave “Parakleti” i Ungjillit tė Shėn Gjonit nuk do tė thotė e nuk mund tė nėnkuptojė ndonjė “ngushėllues” a “avokat”, as ndonjė gjė tjetėr, dhe se ajo ėshtė njė formė e shtrembėruar e fjalės “Periklitos”, do tė vijojmė me diskutimin e kuptimit tė vėrtetė tė fjalės.

Vazhdon...
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė