Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-06, 23:23   #3
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim E selamu alejkum

2. “Periklitos”, etimologjikisht dhe fjalė pėr fjalė, do tė thotė “mė i shquari, mė i famshmi, mė i denji pėr lavdi”. Pėr kėtė, mbėshtetem nė autoritetin e “Dictionnaire Grec-Franēais” tė Alexandre: “Periqlytos – Qu’on peut etendre de tous les cōtés; qu’il est facile a entendre. Trčs célčbre” etj.. “Periqleitos – Trčs célčbre; illustre, glorieux,” nga “Kleos – gloire, renominée, célébrité.” Ky emėr i pėrbėrė ėshtė formuar nga parashtesa “peri” dhe nga fjala “kleotis”, e prejardhur nga “lėvdoj, lavdėroj”. Emri, tė cilin unė e shkruaj me shkronja latine nė formėn “Perikleitos” apo “Periklitos”, do tė thotė saktėsisht atė qė AHMED do tė thotė nė arabisht; dhe pikėrisht, mė i shquari, mė i lėvduari, mė i famshmi. E vetmja vėshtirėsi pėr t’u zgjidhur dhe pėr t’u kapėrcyer ėshtė tė zbulohet emri origjinal semit, i pėrdorur nga Jezu Krishti, qoftė nė hebraisht, qoftė nė aramaisht.
(a) Versioni siriak “Pshittha”, ndėrsa shkruan “Parakleita”, nuk e jep kuptimin e saj as nė ndonjė fjalorth. Kurse Vulgata pėrkthen “ngushėllues”. Nėse nuk gaboj, versioni nė aramaisht duhet tė ketė qenė “Mhamda” apo “Hamida” qė pėrkon me fjalėt arabe “Muhammed” apo “Ahmed” dhe me atė greke “Periklite”.
Interpretimi i fjalės greke nė kuptimin e ngushėllimit nuk do tė thotė se emri “Periklit” nė vetvete ka kutimin “ngushėllues”, por kuptimin e besimit dhe shpresės nė premtimin qė ai do tė vijė pėr “tė ngushėlluar” tė krishterėt e hershėm. Kjo pritje se Jezusi do tė kthehet e do tė zbresė pėrsėri nė lavdi pėrpara se shumė nga dėgjuesit e tij tė kishin “provuar vdekjen”, i kishte zhgėnjyer ata dhe i kishte pėrqendruar shpresat e tyre nė ardhjen e Periklitit.
(b) Zbulesa kuranore, sipas sė cilės Jezusi, biri i Marisė, shpalli tek bijtė e Izraelit se ai sillte “lajmin e mirė pėr njė apostull qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit do tė jetė Ahmed”, ėshtė njė nga provat mė tė fuqishme qė Muhamedi ishte vėrtet njė Profet dhe se Kurani pėrbėn vėrtetė njė zbulesė hyjnore. Ai nuk mund ta ketė ditur kurrė se “Periklit” do tė thotė Ahmed, pėrveēse nėpėrmjet frymėzimit dhe zbulesės hyjnore. Autoriteti i Kuranit ėshtė vendimtar dhe pėrfundimtar, sepse kuptimi i fjalėpėrfjalshėm i emrit grek pėrkon saktėsisht dhe nė mėnyrė tė padiskutueshme me “Ahmed” dhe “Muhammed”.
Nė tė vėrtetė, Engjėlli Gabriel apo Shpirti i Shenjtė duket tė ketė vėnė nė dukje edhe dallimin mes shkallėve pohore e sipėrore, pasi e para do tė thotė “Muhammed”, ndėrsa e dyta “Ahmed”.
Ėshtė e mrekullueshme qė ky emėr i veēantė, qė nuk i ishte dhėnė kurrė mė parė ndonjė njeriu tjetėr, u ruajt mrekullisht pėr mė tė Shquarin e mė tė Lėvduarin Apostull tė Allahut! Ne kurrė nuk kemi njohur mė parė ndonjė grek qė tė jetė quajtur “Perikleitos” (apo “Periklitos”), as ndonjė arab qė tė jetė quajtur “Ahmed”. Ėshtė e vėrtetė se nė Athinė ka jetuar i famshmi Perikli (Perikleis), emri i tė cilit ka kuptimin “i shquar” dhe sinonimet e tjerė tė tij, por ky emėr nuk ėshtė pėrdorur nė shkallėn e tij sipėrore.
(c) Ėshtė e qartė nga pėrshkrimi i Ungjillit tė Katėrt se Perikliti ėshtė njė person i caktuar, njė shpirt i shenjtė i krijuar qė do tė vinte dhe tė jetonte nė njė trup njerėzor pėr tė kryer e pėrmbushur punėn e mrekullueshme tė ngarkuar nga Perėndia, tė cilėn askush tjetėr, pėrfshirė Moisiun, Jezusin dhe asnjė Profet tjetėr, nuk e kishin pėrfunduar kurrė.
Ne, natyrisht, nuk e mohojmė qė dishepujt e Jezusit kanė marrė Shpirtin e Perėndisė, qė tė kthyerit e vėrtetė nė fenė e Jezusit u shenjtėruan me Shpirtin e Shenjtė dhe qė ka pasur tė krishterė unitarianė tė panumėrt qė kanė ndjekur njė jetė tė shenjtė e tė drejtė. Nė ditėn e Pentakostės – qė do tė thotė, dhjetė ditė pas Ngjitjes sė Jezu Krishtit nė qiell – Shpirti i Perėndisė zbriti nė formėn e flakėve tė zjarrit mbi dishepujt dhe besimtarėt e tjerė qė arrinin nė njėqind e njėzet vetė (Veprat II.); dhe ky numėr njerėzish, qė ksihin marrė Shpirtin e Shenjtė nė formėn e njėqind e njėzet flakėve tė zjarrit, u rrit me tre mijė vetė qė u pagėzuan, por nuk u vizituan nga flaka e Shpirtit. Sigurisht qė njė Shpirt i caktuar nuk mund tė ndahet nė shumėfishin e individėve. Nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, pėrveē rastit nėse pėrshkruhet si personalitet, ne mund tė kuptojmė fuqinė, hirin, dhuratėn, veprimin dhe frymėzimin e Perėndisė. Jezusi kishte premtuar se kjo dhuratė e fuqi qiellore do tė shenjtėronte, ndriēonte, forconte dhe mėsonte tufėn e tij; por ky Shpirt ishte krejt i ndryshėm nga Perikliti qė kreu i vetėm, qė Jezusi dhe Apostujt pas tij nuk u autorizuan dhe nuk iu dha fuqia qė ta kryenin, sikurse do tė shohim mė vonė.
(d) tė krishterėt e hershėm tė shekujve tė parė dhe tė dytė mbėshteteshin mė tepėr nė traditė se nė shkrime lidhur me fenė. Papia dhe tė tjerė i pėrkasin kėsaj kategorie. Edhe gjatė jetės sė Apostujve plot sekte, pseudokrishtėr, antikrishtėr dhe mėsues tė rremė e copėtuan Kishėn (1 Gjoni II. 18-26; 2 Sel. II. 1-12; 2 Pjetri II. III. 1; Gjoni 7-13; 1 Tim. IV. 1-3; 2 Tim. III. 1-13 etj.). “Besimtarėt” u ndanė dhe u nxitėn tė mbėshteten tek Tradita dhe, pikėrisht, mėsimet gojore tė Apostujve. Kėto sekte tė ashtuquajtura “heretike”, si gnostikėt, apolinarianėt, docetistėt e tė tjerė duket se nuk u besonin pėrrallave, legjendave, pikėpamjeve tė tepruara pėr flijimin dhe shėlbimin e Jezu Krishtit siē tregohet nė shumė shkrime pėrrallore tė treguara nga Luka (I. 1-4). Njė nga hereziarkėt njėfarė sekti, emrin e tė cilit nuk e kam mė nė mendje, mori pėrsipėr emrin “Perikleitos”, duke pretenduar tė ishte Profeti i cilėsuar si “mė i denji pėr lavdi”, i parathėnė nga Jezusi. Ai arriti tė ketė edhe shumė ndjekės. Nėse do tė kishte njė Ungjill autentik, tė autorizuar nga Jezu Krishti apo nga tė gjithė Apostujt, nuk do tė mund tė kishin lindur kaq shumė sekte qė kundėrshtonin pėrmbajtjen e librave tė pėrfshirė nė Dhjatėn e Re apo jashtė saj. Ne mund tė nxjerrim lehtė pėrfundimin nga veprimi i pseudo-Periklitit se tė krishterėt e hershėm e vlerėsonin “Shpirtin e sė Vėrtetės” qė u ishte premtuar, si njė njeri dhe Profet i fundit i Perėndisė.

Vazhdon...
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė