Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-06, 23:26   #5
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim E selamu alejkum

Fragment nga libri: Muhamedi a.s Profeti Islam nga Vehbi Ismaili

Kur Muhamedi a.s mbushi 12 vjetet, xhaxhai i tij Ebu Talibi u be gati te vente ne Damask, Siri, per te bere tregti.
Nuk e kishte ne mend te merrte me vete nipin. Kishte frike se do te lodhej nga udhetimi i gjate. Por kur degjoi lutjet e shumta te Muhamedit a.s nuk duroi dot, dhe e mori me vete.
Kur arriten ne vendin e quajtur Basra, u`ndal karvani te ēlodhej. Prane tyre ishte nje manastir krishtere nen kujdesjen e priftit Behira. Prifti pa nje re qe i bente hije karvanit para se te ndalohej. Ai kishte kenduar librat e shenjta te tija se reja nuk i bente hije veēse profeteve. Prandaj urdheroi te pergaditet nje dreke dhe dergoi e ftoi tregtaret e Mekkes per kete qellim, duke i lutur te merrnin tegjith njerezit me vete.
Kur erdhen tregtaret, prifti pyeti nese ishin te gjithe. Ata iu pergjegjen se kishin lene prapa nje djale dymbedhjet vjeēare. Dergoi e mori Muhamedin te cilin e verejti me kujdes, dhe i beri shume pyetje. Pastaj mori Ebu Talibin bashke me te nipin menjane dhe u tha: "Ky eshte Profeti i Fundit".
Kur Ebu Talibi e pyeti si e dinte ai u pergjegje:"Shenjat e Profetit ne i kemi ne librat tona. Vetem profeteve i ben reja hije. Kur ju po afroheshit une pash nje re qe po i bente hije karvanit tuaj. Nuk dyshova qe Profeti i paralajmeruar ne Librat e Shenjta tona eshte me ju. Prandaj dergova dhe ju ftova qe ta njihja.
Pastaj e pyeti Prifti Ebu Talibin se ē`e kishte Muhamedin. Kur ai iu pergjegj se ishte djali i tij, Behira i tha:"Jo i ati i tij nuk duhet te rroje". Ebu talibi u ēudit, dhe i tregoi priftit se i ati i djalit, Abdullahu, kishte vdekur me pare se te lindte djali, e se e ema kishte nderruar jete kur Muhamedi ishte gjashte vjeēare.
Behira tundi koken ne shenje vertetimi dhe pastaj uli kemishen e Muhamedit nga qafa dhe kur pa shenjen e profetesise ne mes dy shpatullave, nje vule sa nje veze pellumbi, tha: "Tashi jam i sigurt se ky eshte Profeti qe presin judejt dhe krishteret e qe e paralajmerojne ardhjen e tij librat e shenjta te tyre". E porositi qe te mos ta shihnin njerezit tjere dhe ti kuptonin shenjat e Profetesise e ti benin ndonje te lige djalit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė