Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-07-11, 17:55   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Cila ėshtė feja e shqiptarit?

Cila ėshtė feja e shqiptarit?




Shkruan: Fadil Lepaja




Mysliman, pasha Krishtin! Mbase kėshtu do tė deklarohej mė me qejf njė zyrtarė kosovarė gjatė ndonjė vizite nė Evropė. Pėrpjekjet e institucioneve pėr tė kamufluar gjendjen reale te ne, shpeshherė marrin forma groteske. Kemi kryeministrin i cili bashkė me homologun e tij turk, Erdogan, falet nė Xhaminė e Madhe, dhe i njėjti i cili merr vendim tė pėrdoret forca kundėr besimtarėve mysliman, ditėn e premte. Kujt t’i besohet? Ēka pėrpiqet tė kontrabandojė kjo qeveri? Pastaj ēuditemi pėrse Evropa nuk na beson.


Javėt e fundit pėrkundėr shirave dhe temperaturave tė ulėta, ishin tė nxehta nė kuptimin politik pėrmes ngritjes sė njė lėvizjeje e cila shpreh pretendimet se nė Kosovė dhe veēanėrisht nė Prishtinė ka njė numėr tė pamjaftueshėm tė xhamive dhe sidomos, ka deklarata se besimtarėt islam me qėllim dhe me politikė tė paramenduar janė diskriminuar duke refuzuar kėrkesat e vazhdueshme pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė qendėr tė qytetit. Njė xhamie qė pėrpos vend ku do tė i luteshin Zotit, do tė ishte edhe simbol dhe legjitimim i prezencės sė besimit islam nė Kosovė.

Nė fakt, nė qendėr tė Prishtinės, vetėm Katedralja katolike u ndėrtua pa kundėrshti serioze. Nė njėfarė mėnyre nė heshtje ishte pranuar fakti se ajo pėrfaqėsonte orientimin tonė evropian.

Mė problematike u paraqitė situata me kishėn ortodokse e cila edhe sot e kėsaj dite ėshtė jashtė funksionit. Nėse nuk llogarisim pėrdorimin e saj pėr nevoja fiziologjike apo nga grupet e ndryshme tė tė rinjve. E filluar me motive politike, nga ish-pushteti i instaluar serb nė Kosovė, dhe me njė vendimmarrje krejtėsisht tė kontestueshme, ajo pas largimit tė policisė dhe ushtrisė serbe, pėr tė ende nuk ėshtė bėrė ndonjė zgjidhje pėrfundimtare nga pushteti kosovar apo ai ndėrkombėtarė.

Kėrkesa pėr xhami ndėrkaq nuk ėshtė krejt e re. Organizata tė fuqishme financiare arabo-islamike edhe mė herėt kishin shprehur kėrkesėn pėr njė qendėr tė madhe islamike. Nuk kishte deri tash ndonjė lėvizje autoktone pėr kėtė ēėshtje.

Se objektet aktuale nuk i plotėsojnė kėrkesat kjo shihet me sy gjatė ēdo feste fetare e mbase edhe nė ēdo tė premte. Falja publike e xhumasė nėpėr sheshe dhe rrugė e cila degjeneroi nė konflikt mes besimtarėve dhe shtetit(policisė) e shtroi kėtė ēėshtje pėr zgjidhje para vendimmarrėsve administrativ dhe politik. Kur njė grup i tė rinjve, krye nė vete e zgjodhi hapėsirėn se ku do tė ishte vendi mė i pėrshtatshėm pėr “Xhaminė e Qendrės” si e quajtėn ata, ēėshtja mori karakter tė lėvizjes qytetare pėr xhami. Dorėn nė zemėr menjėherė u lajmėruan edhe ata qė synojnė tė krijojnė fronte edhe aty ku nuk ka dhe i akuzuan organizatorėt pėr hiē mė pak se lidhje me terrorizmin islamik. Pra kėtu mbyllet rrethi, dhe detyrimisht hapet procesi pėr zgjidhjen e pėrfaqėsimit dhe rehabilitimit publik tė besimeve nė kėtė vend.

Isa Mustafa , si kryetarė i zgjedhur i kėtij qyteti ndodhet para njė vendimi tė madh. A do tė rrėnojė njė ēerdhe, a do tė falė ndonjė truall pak mė tutje, nė periferi apo do te jap leje tė ndėrtohet xhamia ballė pėr ballė me Katedralen e madhe, nė mes Kishės orthodokse dhe Katedrasės katolike? Vendimi i administratės sė tij, do tė jetė njėkohėsisht edhe shpallje e strategjisė sė tij pėr bashkėjetesėn fetare nė Kosovė, raportin nė mes tyre dhe raportin e tyre me shtetin.

Pra, kemi tri objekte me specifika tė veēanta dhe tė cilat duhet tė rehatohen brenda njė strategjie afatgjatė. Kemi njė katedrale tė madhe katolike nė pjesėn mė tė dukshme tė qytetit, kemi njė kishė orthodkose nė njė vend qendror poashtu, aktualisht jashtė funksionit dhe pa “xhematė”, edhe pse nė Kosovė ka malazezė, shqiptarė (shumė pak) dhe serbė tė besimit orthodoks. Nė anėn tjetėr kemi njė numėr tė madh prestarėsh tė komunitetit mysliman i cili ka problem me hapėsirėn dhe ende nuk ka njė xhami reprezentative nė kryeqytet. Tash me kėtė lėvizje ka shprehur aspiratat qė ajo tė ndėrtohet pikėrisht nė mes tė dy kishave. Derisa ēėshtja e kishės ortodokse ėshtė tashmė e natyrės politike, ēėshtja e xhamisė do tė ishte mirė tė mos rrėshqas]ė nė atė teren.

Nėse besimtarėt mysliman do tė ndihen tė viktimizuar dhe tė pabarabartė, kėshtu do tė bartet problemi nė teren politik dhe do tė krijojė bazėn pėr lėvizjen autoktone tė islamit politik nė Kosovė, e cila paraqet mėnyrėn mė tė sigurt pėr largim nga rruga evropiane. Por, me njė qasje tė menēur, tė sinqertė dhe civilizuese, krejt kjo mundet tė pėrfundoi thjesht si njė lėvizje e cila e ngriti njė xhami, nė mesin e objekteve tė tjera reprezentative fetare dhe tė cilėt janė pjesė e identitetit tė kėtij vendi, i cili synon integrimet nė Evropėn e lirė, e cila njeh, respekton dhe afirmon liritė qytetare dhe tė besimeve.

Intelektualėt dhe vendimmarrėsit e kėtij vendi gjithsesi do tė i japin drejtim ēėshtjes se cila do tė jetė rruga autentike e Kosovės lidhur me kėtė ēėshtje. Ata tė cilėt jetojnė nga fondet e majme antiterror, do tė ishte mirė tė heshtin dhe tė e luftojnė terrorizmin aty ku realisht ekziston dhe jo tė pėrpiqen ta krijojnė atė me ēdo kusht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė