Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-06, 21:48   #16
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Trangulli Suedez


Nga Arbėn Xhaferi

Qytetarėt e Malit tė Zi votuan nė referendum pėr pavarėsinė e Malit tė Zi, ndarjen e tyre nga pėrqafimi i hekurt i Serbisė. Votat shqiptare ishin vendimtare pėr arritjen e pėrqindjes qė caktoi Unioni Evropian, si kusht pėr njohjen e pavarėsisė. Sėrish nė skenėn historike u manifestua forca mobilizuese dhe determinuese e nacionalizmit. Nacionalizmi malazias ngadhėnjeu mbi atė serb, separatizmi mbi unitarizmin. Shumėkush u gėzua pėr kėtė sukses, nė mesin e tyre edhe shqiptarėt qė kėtė fitore e perceptojnė si tė tyre. Tė gjitha hamendėsimet tjera, nė klimėn e krijuar, duken, tė paktėn tė pahijshme.


Pėr ta arsyetuar gėzimin, pėrhapen koncepte gjeostrategjike qė pohojnė se ēėshtja serbe paska pėsuar edhe njė goditje tė rėndė, se Serbia paska mbetur pa dalje nė det, apo pa dalje nė ujėra tė ngrohta, siē thonė gjeostrategėt, se Serbia paska humbur aleatin e fuqishėm dhe besnik, duke harruar se Mali i Zi asnjėherė nuk do tė heqė dorė nga aleanca strategjike me Serbinė dhe se asnjėherė nuk mund tė jetė mė mike me Shqipėrinė, me Kroacinė, ose me Bosnjėn sesa me Serbinė. Ajo prapė do tė ketė dalje nė det, porti i Tivarit prapė do t’i plotėsojė kėrkesat serbe, marrėdhėniet ushtarake, ekonomike, kulturore do tė jenė po aq tė ngrohta sa mė parė. Dallimet do tė shfaqen vetėm nė dimension tė interpretimit tė ngjarjeve historike, si pasojė e nevojės pėr pėrforcim tė argumenteve pėr ekzistimin e identitetit tė veēantė dhe tė lashtė, tashmė tė kombit malazias. Malazezėt, bashkė me ta edhe shqiptarėt do tė mėsojnė se shteti i parė malazias ėshtė formuar nė vitin 1018, se ka zgjatur 140 vjet, si dinasti e Voisavjleviqėve dhe se qenia kombėtare malaziase buron nga dokleatėt( duklaninėt siē do tė thoshin ata) qė ne pandehnim se kishin origjinė shqiptare, ashtu si Balshajt, Kuqėt. Palbardhajt(Bijelopavliqi) etj. Njė pjesė e historisė sonė do tė bėhet e tyre, ashtu si tanimė e grekėve, e turqve, e serbėve, e maqedonasve . Shteti kur formohet ka nevojė pėr famė dhe pėr vlera, apo jo? Grekėt kanė vėnė zapt mbi periudhėn e antikės, sllavėt mbi periudhėn e mesjetės, turqit pėr pjesėn tjetėr, ndėrkaq qenia shqiptare, gjithnjė e mė shumė po merr trajtėn e njė tė sėmuri paraplegjik qė nuk arrin t’i lėvizė gjymtyrėt qafė e teposhtė. Do tė fillojmė t’i mėsojmė tė bėmat e njė populli tjetėr qė arriti tė bėhet komb, pėr veēoritė kulturore, pėr historinė e lavdishme, pėr personazhet e tyre historike. Interesat, shqetėsimet, dilemat, aspiratat, sukseset e tyre do tė bėhen mė tė rėndėsishme se interesat tona. Ne edhe me kėtė rast u vėmė nė pozitė tė dhėnies dhe jo tė marrjes, tė subjektit qė ka obligime ndaj tjetrit, por jo edhe tė drejta. Ky pozicionim i shqiptarėve imponohet si diēka e domosdoshme, determinuese, pa alternativė. Problemet, zakonisht lindin kur fillojmė t’i kėrkojmė disa tė drejta pėr vete. Atėherė, nis procesi i kushtėzimeve, i negociatave tė lodhshme me ata ndaj tė cilėve treguam dashamirėsi tė pakushtėzuar nė procesin e konstituimit tė tyre si komb, nė procesin e krijimit tė shtetit tė tyre kombėtar. Nė kohėn kur Maqedonia pavarėsohej, ne pa kushtėzime e mbėshtetėm kėtė projekt, nė negociatat e Ohrit, ata parashtruan njė varg kushtėzimesh pėr kėrkesat tona elementare, derisa sot e gjithė kjo marrėveshje ka marrė trajtėn e pėrbuzjes sė vlerave shqiptare. Pse ne jemi kaq dashamirės me tė tjerėt dhe ata aq nopranė me ne? Pse kaq shumė kemi mirėkuptim pėr nacionalizmin e tyre dhe aq neveri pėr nacionalizmin tonė, pse kauzat e tyre kombėtare na duken normale dhe jona e diskutueshme, pse i japim rėndėsi kaq tė mėdha variacioneve tė tyre dhe e zhvleftėsojmė aq shumė specien tonė? Pse neve na duken mė tė qytetėruara dhe tė obligueshme qėndrimet e moderuara kur kemi tė bėjmė me ēėshtjen tonė kombėtare dhe nuk na duken tė vjetruara qėndrimet radikale tė tjerėve? Pse tė gjithėve u duket normale, madje edhe vetė shqiptarėve, qė pėr ta fituar tė drejtėn pėr pavarėsi tė Kosovės, duhet tė garantojmė edhe kushte tė pėrshtatshme meteorologjike pėr serbėt, ndėrkaq kur bėhet fjalė pėr ne kėto garanci as qė pėrmenden? Pėr kėto ēėshtje komplekse nuk mund tė jepen pėrgjigje tė thjeshta, njollosėse, sa pėr ta shfryrė mllefin, por duhet tė bėhen analizė tė shkoqitura tė nocioneve dhe proceseve shoqėrore dhe historike.


Natyra e nacionalizmit shqiptar, pa dyshim ėshtė reaktiv dhe jo projektues. Ne reagojmė kundėr efekteve tė nacionalizmave tė tjerė. Nė dallim nga shqiptarėt, serbėt, por jo vetėm ata mė se njė shekull hartojnė projekte, elaborate tė studiuara mirė se si t’i shfarosin shqiptarėt, t’i dėbojnė nga vendlindja, t’ua njollosin imazhin, t’u ngjisin bishta, tė nxisin pėrēarjet e brendshme, t’i korruptojnė pėrfaqėsuesit, prijėsit e tyre etj. Ata kanė formuar ekipe tė specializuara pėr realizim tė objektivave tė tilla. Nė kėto projekte kanė qenė tė inkuadruar edhe “ekspertė” malazias, maqedonas etj. Nga ana tjetėr shqiptarėt nuk kanė projektuar as elaboratin pėr mbrojtje dhe lė mė atė pėr ndėrhyrje nė sferat e interesit tė popujve tė tjerė.


Nė opinion shqiptar dominon bindja se nacionalizmi ėshtė diēka e tejkaluar, gjithėsesi negative, johumane, jo tolerante, paranojake, neurotike, kriminale, neveritėse. Zakonisht atė e ndėrlidhin me manifestimet primitive, degutante, iracionale, me krimet, dhunimet, pastrimet etnike. Si antipod i nacionalizmit impononohet kozmopolitizmi, multikulturalizmi, qė vetvetiu perceptohen si vlera tė padiskutueshme qė pėrhapin dashurinė, tolerancėn nė mes tė njerėzve. Bashkėjetesa, kohabitacioni ėshtė njė nocion i ri nga arsenali i madh i armėve me tė cilin luftohet nacionalizmi shqiptar. Por, tė gjitha kėto nocione tė pėlqyeshme humbin shkėlqimin e vet kur duhet tė pėrkufizohen obligimet dhe tė drejtat, standardet e integrimit, e bashkėjetesės. Problemet lindin nė planin konkret, kur duhet tė pėrkufizohen modalitetet e bashkėjetesės, apo tė integrimit. Shpesh herė kėto nocione tė buta, nė tė parė altruiste fshehin qėllime tė egra dhe egoiste. Sistemet e bashkėjetesės, tė bashkim-vėllazėrimit rėndom janė eufemizma qė fshehin tendencėn e eksploatimit legal, asimilimit tė heshtur, pėrtharjes sistematike tė potencialeve ekonomike, kulturore, krijuese tė njėrės nga palėt bashkėjetuese. Nė kontekste tė kėtilla njėri element i bashkėjetesės ėshtė aktiv, veprues, projektues, ndėrkaq tjetri pasiv, spektator qė duartroket, qė gėzohet, qė mbėshtet projektet, tė bėmat e tjetrit, nė relacionet e kėtilla njėri ėshtė kėrkesėtar dhe tjetri plotėsues dėshirash etj.


Te shqiptarėt eksisiton njė bindje qė s’ lė vend as pėr hamendje se nacionalizmi qenka njė fenomen anakronik dhe antievropian. Me ngulm dhe pa kurrėfarė dileme pėrhapet bindja se Evropa, popujt e qytetėruar tė Evropės bashkohen, ndėrkaq popujt primitivė tė Ballkanit ndahen, duke krijuar bantustane tė vogla, ekonomikisht tė paqėndrueshme. Kėtė argument e pėrdorin popuj qė kanė ndėrtuar shtetet e tyre nacionale nė dėm tė popujve tė tjerė dhe natyrisht nuk dėshirojnė qė tė heqin dorė nga interesat hegjemonike. Nėse analizohet me kujdes historia e popujve evropian do tė kuptohet qartė se nacionalizmi ėshtė shpikje e mendėsisė, kulturės dhe sistemit tė vlerave evropiane dhe se nacionalizmi nuk ėshtė veti e popujve lindorė. Bie fjala nė gjuhėn arabe, sipas pohimeve tė sociologut zvicėran, Urs Altermat nuk ekziston fjala e saktė pėr kombin(nacionin). Ata pėrdorin nocione tė pėrafėrta si bie fjala “sha’b”(popull),”qawn”(fis), “xhins”(lloji) dhe sė fundi “umma”. “Al-umma al muhammadiya” (bashkėsia e gjithė myslimanėve), “Al-umma al- arabiya”(bashkėsia e folėsve tė gjuhės arabe). Ata pėr OKB-nė e pėrdorin njė togfjalėsh interesant”Al-ummam al-muttahida”(Bashkėsitė e bashkuara fetare). Sipas gjuhėtarėve fjalėt shpiken kur nė mendje qartėsohen nocionet. Pra, nocioni i kombit(i nacionit), i kombėtarizimit(i nacionalizmit) ėshtė shpikur nė laboratorin e qytetėrimit perėndimor dhe ēuditėrisht pėr kėtė fenomen ekziston edhe ekuivalenti shqip ”komb”.


Shumė fenomene qė shpiken nė laboratorėt e qytetėrimit perėndimor huazohen nga kultura e tjera. Nė kėtė proces tė huazimit ndodhin ndryshime, deformime qė nuk janė nė pėrputhje me domethėnien bazike tė nocioneve, tė koncepteve, tė teorive, tė tendencave historike. Sipas sociologut amerikan Benedikt Anderson, i cili, duke analizuar funksionin kompensues tė nacionalizmit nė shoqėrinė moderne, konstaton se rrėnjėt e nacionalizmit shfaqen qė nė shekullin e 16-tė, kur shfaqen dilemat rreth bindjeve themelore tė njeriut tė periudhė sė Renesansės lidhur me:

besueshmėrinė e tė vėrtetave tė librave tė shenjtė;

bindjen se hierarkia shoqėrore ka prejardhje hyjnore dhe me

barazvlevshmėrinė e kohės kozmike me atė historike.


Vazhdon...
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante