Nisin rrugėtimin 18-ditor nė kėmbė drejt Vlorės
Tė veshur me veshje kombėtare dhe me flamurin kombėtar, anėtari i kryesisė sė Vatrės Gani Shaqiri, qytetarėt Ekrem Avdiu Gjilan, Dilaver Musliu Preshevė dhe Nazim Ajdini Medvegjė, janė nisur tė shtunėn nė kėmbė pėr nė Vlorė, pėr tė shėnuar kėshtu njė nga format e festimit tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Shoqata e tė Shpėrngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL Vatra, vlerėson se me kėtė udhėtim kėta katėr qytetarė dėshirojnė tė shprehin dashurinė pėr Shqipėrinė, tė paraqesin kėrkesė Kosovės e Shqipėrisė qė tė kujdesen mė shumė pėr Preshevėn, Medvegjen e Bujanocin.
Gjithashtu ky udhėtim paraqet homazh pėr tė gjithė dėshmorėt e rėnė pėr krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithė dėshmorėt tjerė dhe falėnderim Shqipėrisė pėr ndihmėn e madhe qe i ka dhėnė Kosovės nė ēdo periudhė historike, posaēėrisht nė luftėn e fundit pėr liri.
Fakti se ata vijnė edhe nga tri qytete tė ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikėn e vet, simbolikėn e bashkimit, simbolikėn se Kosovės Lindore i mungon liria, simbolikėn se Kosova Lindore i takon Shqipėrisė.