Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-05, 17:53   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pasi qe rreth kesaj teme ka shume per te then, do te trajtoj kete teme nga nje prej kendeve te caktuara.

Mendoj se nje prej menyra me te mira te shmangies se asimilimit (se paku shmangies se asimilimit te shpejte), sidomos ne vendet ku Shqiptaret jane ne numer kryesisht te madh, eshte perqendrimi i tyre nje apo disa lagje te caktuara, duke krijuar nje Komunitet kompakt Shqiptar.

Po si arrihet nje shmangie e tille?

Gjeneratat e reja qe i ekspozohen drejteperdrejte asimilimit, ne nje komunitet te ketille, do te njiheshin dhe ballafaqoheshin drejteperdrejte me gjuhen Shqipe (duke filluar nga familja e tyre, te afermit perreth, dhe Shqiptaret ne Komunitetin ku jetojne), me kulturen Shqiptare, si me shumecka qe ka te bej me Shqiptaret. Ne nje mjedis te ketille, gjeneratat e reja deshen apo nuk deshen, do te formesonin shumecka Shqiptare gjate zhvillimit te identitetit te tyre.

Shqiptaret e organizuar ne Komunitete te ketilla, jane me pak te ekspozuar nga asimilimi i shpejte nga vendi ku jetojne. Ne mjedise te ketilla ata krijojne shoke e miqe me te shumte Shqiptare, kalojne me shume kohe te lire me Shqiptare, shkurt jane me te ekspozuar nga jeta Shqiptare perreth tyre.

Per nje arsye apo tjetren, jo te gjithe vendosim apo pelqejme qe te banojme dhe veprojme ne mjedise te ketilla. Disa nga ne pelqejme mjediset ku prania e Shqiptareve eshte e ulte ne numer, apo nuk ekziston fare.

Ky grup i mergimtareve, fale vendimit te tyre, i ekspozohen me teper asimilimit te gjeneratave te reja.

Ne lidhje me kete qe kam shkruar ma larte, po jap reagimin e nje mikut tim, i cili aktualisht banon ne nje lagje te banuar kryesisht me Izrealite.

Pasi kishte takuar fqiun e tij Izrealit nje dite, ne bisede e siper, ai iu kishte drejtuar: "Ne lokalitetin ku ke banuar heren e fundit, a ka pasur njerez te kombit tend (Shqiptare)?"

Miku im iu kishte pergjigjur: "Po, ka qene dhjetera familje Shqiptare!"

Pastaj ai Izrealiti, pa hezituar iu kishte drejtuar:

"Po, pse atehere ke zgjedhur nje lagje, te banuar me Jo-Shqiptare, a nuk i kupton rreziqet qe i kanosen asimilimit te femijeve tuaj?"

E pastaj ai i kishte thene: "Ne lagjen ku tani jetojme, femijet e tuaj do te kene dashnorė/e, te kombeve tjera, do ti ekspozohen drejperdrejte asimilimit, e po ashtu lidhjes martesore qe do te ndodhte nje dite, me nje Jo-Shqiptar/e.


Sido qe te jete, ky miku ka zgjedhur kete lagje per banim per shkak te kushteve me te mira jetesore qe ekzistojne ne shtepine dhe lagjen ku jeton. Kjo na ben te mendoj se mbase te, te banuarit ne nje lagje (me kryesisht Shqiptare), edhe nese kushtet jetesore nuk jane aq te volitshme, do te ishte me i qelluar se sa te banuarit ne nje lagje me kushte te volitshme jetesore, por me numer fare te vogel te bashkekombesave.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė