Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-08, 10:50   #168
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Beogradi pret tė kuptohet "seriozisht" nga Perėndimi nė ēėshtjen e Kosovės

Londėr, 25 korrik - Gazeta britanike "Fajnenshėll tajms" shkruan se Serbia pas arrestimit tė Karaxhiqit pret shpėrblimin nga Bashkimi Ėvropian, kur bėhet fjalė pėr ēėshtjet qė pėr tė janė tė ndieshme nė planin e politikės sė brendshme. Zv/kryeministri Bozhidar Gjeliq i ka thėnė kėsaj gazete se Serbia i ka pėrmbushur detyrimet e saja ndėrkombėtare. "Nga Serbia ėshtė pritur aksioni, e tani Serbia pret aksion nga Bashkimi Evcropian dhe SHBA-tė", ka thėnė Gjeliq, duke shtuar se Serbia ėshtė njė vend "serioz dhe kredibėl", qė pret tė kuptohet "seriozisht" nė ēėshtjet qė pėr tė janė tė rėndėsishme, siē ėshtė Kosova.

Komisioni Evropian ka ndarė 6.6 milionė euro pėr Kosovėn

Prishtinė, 25 korrik - Zyra e Komisionit Evropian nė Prishtinė dhe Institucionet e Kosovės kanė arritur njė marrėveshjeje pėr formimin e Agjencive Rajonale pėr Zhvillim nė Kosovė, me qėllim tė zhvillimit socio ekonomik. Ndonėse ende nuk ėshtė vendosur nėse do tė jenė 4 apo 5 agjenci, megjithatė Komisioni Evropian ka vendosur qė pėr kėtė vit tė ndajė 6.6 milionė euro. Qėllim i kėtij takimi ishte shqyrtimi i perspektivave tė zhvillimit ekonomik rajonal nė Kosovė, si dhe vlerėsimi i saktė pėr zhvillimet dhe tė arrihet pajtueshmėri pėr themelimin e Agjencive Rajonale pėr Zhvillim nė Kosovė. "Koncepti i zhvillimit ekonomik rajonal do tė ndihmojė zhvillimin socio ekonomik dhe procesin e pajtimit nė kornizėn e procesit tė integrimit evropian nė Kosovė", ka sqaruar Kjartan Bjornsson, i ngarkuari me punė i ZNKE. Autoritetet e Kosovės pėrfaqėsoheshin nga ministri i Ekonomisė dhe Financave, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Agjencia pėr Integrime Evropiane, Asociacioni i Komunave tė Kosovės si dhe kryetarėt e komunave: Prishtinė, Mitrovicė, Prizren dhe Gjilan.

Hyseni: Kosova merr pjesė si shtet

Londėr, 25 korrik - Ministri i jashtėm kosovar, Skėnder Hyseni i ka thėnė BBC-sė se nė seancėn e sotme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, Kosova merr pjesė si shtet. Megjithatė ende nuk ėshtė e qartė nėse ministri Hyseni do tė jetė vetėm vėzhgues nė kėtė takim, apo do tė mund t'i drejtohet ambasadorėve tė Kėshillit tė Sigurimit. Seanca ėshtė e dyta pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe nė tė pritet tė diskutohet mbi planin e kreut tė OKB sė, Ban Ki Mun pėr rikonfigurimin e UNMIK ut. I pyetur nga BBC ja se nė ēfarė cilėsie do tė marrė pjesė nė seancėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, Hyseni tha se ai gjithsesi merr pjesė nė cilėsinė e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės. "Nuk ka mundėsi tė marr pjesė nė asnjė cilėsi tjetėr mė ēfarėdo mbledhje apo ngjarje ndėrkombėtare", shtoi ai. "Ne kemi kėrkuar qė tė pėrfaqėsohemi si shtet nė njė ngjarje ku bėhet fjalė drejtpėrdrejt pėr Kosovėn. Nuk ėshtė i ditur formati i takimit". Nė lidhje me tė drejtėn e fjalės nė kėtė seancė tė KS, Hyseni , nu, deshi tė paragjykojė, por tha: "Nėse palėve u jepet fjala atėherė gjithsesi qė do tė mė jepet fjala edhe mua". tė UNMIK ut tė lėvizė me njė dinamikė mė tė shpejtuar.

Serbia ka vendosur t'i rikthejė ambasadorėt nė vendet e BE-sė

Beograd, 25 korrik - Serbia thotė se ka vendosur t'i rikthejė ambasadorėt e vet nė vendet e Bashkimit Evropian qė kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės. Ministri i Jashtėm serb Vuk Jeremiq tha se qeveria e tij vendosi kthimin e ambasadorėve duke gjykuar se ky hap do ta ndihmojė Beogradin nė pėrpjekjet pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Data e rikthimit tė ambasadorėve nuk ėshtė bėrė e njohur. Diplomatėt serbė u thirrėn nė muajin shkurt nga 40 ambasada, pas shpalljes sė pavarėsisė nga Kosova. Rikthimi i diplomatėve, krahas me arrestimin nė Beograd tė hėnėn tė Radovan Karaxhiq, u vlerėsua nga udhėheqėsit evropianė. Britania e cilėsoi arrestimin si njė provė qė qeveria e re properėndimore e Beogradit i kushton rėndėsi lidhjeve mė tė ngushta me Perėndimin. Ministrat e BE sė, po ashtu e pėrshėndetėn arrestimin e Karaxhiēit, duke thėnė se ky veprim mund t?i hapė rrugėn anėtarėsimit tė vendit nė BE.

Nė shpėrthimet nė Rripin e Gazės vritet tė paktėn njė palestinez

Gaza, 25 korrik – Shpėrthime bombash kanė tronditur sot (e premte) njė kafene dhe shtėpinė e njė politikani tė Hamasit nė Rripin e Gazės, ku ėshtė vrarė tė paktėn njė palestinez nė njė nga shpėrthimet mė tė rėnda tė dhunės sė brendshme qė kur islamistėt kanė vėnė nėn kontroll Rripin e Gazės njė vit mė parė, njofton Rojter. Pėr kėto shpėrthime, Hamasi ka fajėsuar tė “armatosur tė paidentifikuar tė njė fraksioni palestinez. Ndėrkaq, zėdhėnėsi ushtarak izraelit ka thėnė se nuk di pėr ndonjė aktivitet izraelit.

Nga njė shpėrthim i njė makine bombė nė Jemen vriten 2 vetė

Sana, 25 korrik – Dy vetė janė vrarė dhe tė paktėn 18 tė tjerė janė plagosur kur njė makinė ėshtė pėrplasur sot herėt nė mėngjes (e premte) nė njė stacion policie nė provincėn Haderamut tė Jemenit, kanė bėrė tė ditur forcat e sigurimit, njofton Rojter. Shoferi ka hyrė mė makinė nė kompleksin e policisė, ėshtė ndaluar te dera, por pastaj ka shpėrthyer makina bombė. Nė kėtė rast janė vrarė sulmuesi dhe njė roje polic, ka thėnė burimi. Ndėr tė plagosur janė 12 policė dhe gjashtė femra. Ende nuk e ka marrė askush pėrgjegjėsinė pėr sulmin.

Laburistėt sėrish humbin zgjedhjet

Londėr, 25 korrik Partia Laburiste nė pushtet ka humbur nė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė njė zonė elektorale nė Gllasgoun Lindor nė Skoci. Ky ėshtė njė grusht i ri pėr kryeministrin britanik Gordon Braun. Partia Nacionaliste Skoceze ka fituar me njė diferencė tė vogėl, duke pėrmbysur njė shumicė mjaft tė madhe tė Laburistėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 2005. Humbja e laburistėve nė Gllazgoun lindor ėshtė huumja e tretė me radhė, duke ngritur kėshtu pikėpyetje pėr drejtimin e kėsaj partie nga Gordon Braunit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė