Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-08, 10:24   #913
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: lirik

Pėrshendetjet moj mikeshė
********
autori xhelal ferizi
------------------------
me lang lulesh t i kam veshė
ti kam veshė me shum safire
kan me e shndritė token ilire
kan me shndritė si yllė e hanė
mbi shqipni e mbi dardanė
kahdo i thonė e bardhė etnike
kahdo i ka trojet antike
kan me shndritė mbi gurė e zalle
porsi ngjyra portokalle
deri te shkrihen nga knaqsija
gjithkah shqip ku rrin etnija
se un do i veshi edhe me diell
kahdo gjerė do i shtrijė mbi qiell
veq me u dukė si argjentare
me shėndritė mbi tokė shqiptare
me hjeshi artin me e veshė
veq pse ty un tė kam mikeshė
se ti shqip po flet si zana
tė falsha yje pėr nishana
tė falsha rreze e dekorata
qielli e dheu tė falshin urata
se ti je mbi dhe madhore
art ma ke hjeshinė arbnore
ma ke artin karajfile
buza e gazit nuk tė njeh hile
veq se qelė si ngjyrė mahnije
si pikturė prej bukurije
ti shkon qelur si lulė flete
me nisė nė ag si ndoj dritė jete
si'q 'nisė yllė mbi freski
mbi mėngjes nė mal e vrri
por se tash ku mė je a thue
penda ime tė ka kėrkue
n'pėr kullime e gurgullimė
edhe naten n'pėr vetimė
nėpėr shi e n' pėr rrebeshe
se ti je soj sokoleshe
se je shqipe e gjeraqinė
tė kam kėrku n' pėr mot e stinė
n'pėr natė tė errt e n'pėr dritė hane
se ti je lule dardane
kam dasht vleren me ta pa
nė art t' mirnjohjes me ta nda
kam dasht nė maja e piedestale
me tė ngritė si zanė nder male
por nuk dukesh kund mbi dhe
hanė e diell ka rrijn tue nxe
as ku ndizen ato yje
as ku rrijnė qetina e pyje
as ku derdhen ato prroje
as ku ndjehet cicėrimė goje
ndoj kangė sqepi a shpendė shtetgtarė
as ku rrin bjeshka me barė
as me fleta e dushkaja
as mbi kodra e suka e maja
prandaj penda po mė loton
malli i sajė gjithkah pėrvlon
nėpėr ngjyra e nėpėr vija
thue se u vyshk mbi dhe miqsija
thue se s' mbet ma gjurmė sa i fletė
mbasi ti dikah je tretė
nuk mbet gjurmė askund vullneti
thue se tha jan toka deti
thue se tha jan shum liqej
ujra e vija jaze e prrej
edhe vulė s' mbet kund hjeshije
pėrmbi lule bukurije
se ti s' le as lamtumirė
as nuk tė pa ndoj fllanxė krahlirė
as ndoj zog as soj skyfteri
as nuk tė pau jugu as veri
as nuk te pa kund stina e moti
prandaj pendes mi shkon loti
se ti askund nuk po bėn hije
as ndoj fjalė s' po tė del me shije
si dikurė porsi sheqeri
qė tė dilte drejt nga nderi
nga e bardha zemra jote
fjala e ėmbėl qė s' la shoqe
as nder vargje as nder fjalore
po ku je moj zanė arbnore
qė nuk del si diell me nxe
me i ringjallė zakone e fe
me i ringjallė ti ngjyrė e pendė
si dikurė me dalė n' kuvend
e me vlue si sherbeti
gjerė e kalter por si deti
me ja falė fjalen mirsisė
porsi arti i bukurisė
dil se tė thrrasin tokė e dhe
dil e derdhe penden rrke
si me varg e me ato rima
si ma e bukura kanarina
mos ja thajė damarėt hanes
dil ligjro me gjuhė tė nanes
shqip e bukur si shend ari
ligjėro me varg shqiptari
se mu tha penda e poetit
po i dridhė valė e brigjet t' detit
po dridhė lugje tue t' kėrkue
SHQIP ME GJAMė KJO TUE GJėMUE
dil ndėgjoje oj zemėr mirė
si po qanė me varg tė lirė
veq pėr ty tu u pėrkushtue
ka nisė zogj me pėrmallue
ka nisė eren me e thye e lisa
degė e rrema e qiparisa
se ti mshefė je nė ndoj degė
e nuk del me ngjyrė si shegė
me dhanė fryte gjithkombtare
me lirikat vargatare
me ato strofa rima rima
si bilblbili me cicėrima
me at gjuhė aq magjistare
shqip me kndue si zanė shqiptare
-------------------
autori xhelal ferizi
--------------------------
kushtuar Mikeshes time natyres
e cila dikund esht ndry e nuk del
ndoshta e zhgenjyer nga hallet dhe jeta
ka kohė qe nuk duket ne forume shqiptare
e ftoj tash me anė te miqsisė se sinqert e vargut te duket ne skenė
autori xhelal ferizi
-------------------------
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė