Tema: Drenica
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-03-09, 22:22   #3
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Hasan bej Prishtina ka qenė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha. Me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci (Drenicė) nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci. Por mbas zgjedhjes sė Hasan beut deputet nė Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca nė Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Shovinizmi i xhonturqėve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri.

Esat Pashė Toptani morri pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrėn pėrsipėr krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar.

Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė pėrditshmes ’’ZUKRE’’ (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arėsye tė gjendjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti sė enjtes).

Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore tė qeverisė sė Durrėsit. Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojnė Komitetin ’’Mbrojtja Kombėtare e Kosovės’’ me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri.

Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen mbas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi.

Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo – Kroate - Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922.

Nė janar tė vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė shtetit shqiptar.

Nė fund tė muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.

"TRADHĖTARI" HASAN PRISHTINA

Mė 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė.

Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrshtuan pėr genocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Mbas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit mė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e mėmėdheut, pėr t’u vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut.

Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, atėherė qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr t’u rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė