Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-05, 17:29   #5
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Sa ndikojnė tė tjerėt tek ju?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Toni3
E kam vėrejt qė edhe kėtu, edhe pse nė komunitet virtual, njerėzit ndikohen nga komentet e personave tė tjerė mbi tė apo mbi njė mendim tė dhėnė tė tij.
Dua ta dij se pse njeriu lejon qė tė bie pre e paputhshmėrisė sė mendimeve?
Pse lejojmė qė komentet e personave tjerė tė ndikojnė tek ne?
Ēdo tė mirė, Toni
Gjate jetes se perditshme vazhdimisht ndodhemi ne vorbullen e propagandas, te opinioneve dhe te qendrimeve politike , ideologjike e morale , cdo dite perballemi me konkurrencen e ekonomise se tregut dhe reklamat e saj , me paragjykimet lidhur per nje fenomen , dukuri , apo qeshtje te caktuar e cka bene qe kjo te reflektoj ne mendimet , ndjenjat , qendrimet dhe vepimet tona …
Qendrimi si tendence psikologjike e cila shprehet duke vleresuar nje entitet te vecant me nje nivel te caktuar favorizimi apo jo favorizimi shpesh ndikohet nepermjet bindjes apo persuacionit …

Ndikimi i mendimit apo ndikimi i tyre ne qendrimet tona eshte pjese e ndikimit social qe perfshin ne vetvete jo vetem persuacionin (bindjen) apo procesin e ndryshimit por edhe pjesen e dukshme – formen e shprehjes se keti ndryshimi ..

Procesi nepermjet te cilit te tjeret na ndikojn ne te tjeret njihet si ndikim social ..Influenca si fenomen social rrjedh nga mardhenjet e ngushta me njeri-tjetrin >> Te tjeret ndryshojne mendimet edhe veprimet tona dhe net e tjereve .Pjese e keti fenomeni eshte :

Konformizmi - shpesh veme re se njerezit per t’iu pershtatur normave shoqerore, jane dakort me mendimin tone , ata konformohen me ne , largohen nga mendimi i vet i pavarur ...atehere shtrohet pyetja , cilat jane arsyet , pse konformohen njerezit ?!
Ka shume burime konformizmi . Nga nje here konformohemi sepse nuk duam te jemi te ndryshem nga te tjeret , ose kemi frike mos na denon shumica ose per qellime te ndryshme bashkepunimi apo racionaliteti .

Ne raste te ndryshme ne situate te perditshme konformohemi pershkak Ndikimit informative – ne mungese te informacionit te nevojshem per te reaguar , prandaj angazhohemi ne krahasim social … shikojm a korrespondojne reagimet tona me reagimet e te tjereve ,
psh: kur ndjekim nje opera , ne duartrokasim kur duartrokasin te tjeret , ose ndodhemi ne nje resorant kinez , shkikojm rrotull cfare perdorin te tjeret shkopinj , pirun apo gishta .
Ky eshte ndikim informative , kur te tjeret na influencojne duke na dhene informacion qe te marrim vendimet dhe te formojme opinionet tona .

Pershkak te ndikimit normative – ndodhe kur ne orjentojm veprimet tona per t’ia pershtatur normave sociale te situates . psh: ngasim makinen ne krahun e djathte te rruges , sepse cdonjeri vepron keshtu dhe pershkak mbrojtjeje nga aksidenti ne komunikacion .

Presioni social – ne shoqerin tone dihet qe deviatoret nuk inkurajohen. Ata i nenshtrohen nje presioni socialper te ndryshuar sjelljen e tyre dhe qendrimet si te shumices ..

Keto jane disa nga shkaqet dhe format e shumta te ndikimit social …
Dhe besoj qe autori i vete temes se inicuar eshte i shtyre apo i motivuar nga vete ndikimi social per problematizimin lidhur me temen perkatese ne kete rast i quajtur si <<ndikim virtual>> :idea:

Pa dyshim per te arritur t’i njohim (studiojm) fenomenet sociale nuk mjafton nje opinion personal apo shkrim …. Mjafton qe t’i kuptojm ato qe sado pak gjate jetes se perditeshme ne situata te ndryshme sociale te dime te reagojm

Jane shkencat e vecanta dhe perkatese te cilat perdorin metoda empirike te ndryshme per kerkime shkencore ... e cila kalon ne nje rruge te gjate qe fillon me lindjen e idese dhe perfundon me gjetjen dhe pergjithesimin e rezultateve te studimeve te fenomenve perkatese

ehh sikur t'ishte qe te gjitha pergjegjet dhe gjerat te mesohen ne formum :lol: :lol:
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė