Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-04-13, 09:29   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Question A ėshtė hallall ky mish?

A ėshtė hallall ky mish? Produkte tė rralla nė supermarketet gjermane.







Ushqimet konform fesė islame nė Gjermani shiten kryesisht nė dyqane turke dhe arabe. Klientela ėshtė nė rritje e megjithatė tregtia gjermane me pakicė ėshtė skeptike ndaj produkteve hallall.

Ata qė duan tė blejnė nė Gjermani ushqime konform fesė islame, shkojnė nė shumicėn e rasteve tek dyqani mė i afėrt turk apo arab. Tė ashtuquajturat ushqime hallall i pėrgjigjen pėrcaktimeve tė fesė islame dhe ndėr tė tjera nuk pėrmbajnė asnjė gjurmė mishi derri apo alkooli. Myslimanėt shpesh nuk arrijnė tė gjejnė ushqimet qė kėrkojnė nė supermarketet gjermane, pasi tregtia gjermane me pakicė po hapet shumė ngadalė pėr kėtė segment klientele.

Nė Gjermani jetojnė rreth 4,3 milionė myslimanė. Sipas Mekkafood, njė prej prodhuesve kryesorė tė ushqimeve tė ngrira hallall, pjesa nė tregun ndėrkombėtar pėr ushqime hallall ėshtė rreth 450 milionė euro. Nė Gjermani kjo pjesė mund tė jetė pesė miliardė euro.

"Por ky segment vazhdon tė jetė njė treg qoshe, i cili zhvillohet shumė ngadalė", thotė Tom Buschmann nga Mekkafood, nė bisedė me Deutsche Welle-n. Kėtu tregtia me pakicė rrezikon tė humbasė njė potencial tė madh dhe lė pas dore njė grup klientele nė rritje. Pjesa mė e madhe e myslimanėve sipas tij, do t'i blenin produktet hallall edhe nė supermarkete, nėse ato do tė ofroheshin atje.



Sigla pėr ushqimet hallall




Ndalimet e fesė islame pėr ushqimin
Edhe rrjeti McDonald's ėshtė pėrpjekur tė shfrytėzojė potencialin ekonomik tė produkteve hallall. Nė SHBA kompania ėshtė e detyruar tani t'u paguajė 500.000 euro organizatave tė ndryshme myslimane, pasi nė dy filiale ishin shitur si hallall produkte me mish pule pa qenė tė tilla.

Fjala arabe "hallall" mund tė pėrkthehet "e lejuar". Ajo pėrshkruan sende dhe veprime, tė cilat janė tė lejuara sipas sė drejtės islame. Kėtu bėjnė pjesė nė veēanti shumė rregulla pėr ushqimet. Sipas fesė islame, ushqimet duhet tė respektojnė kėrkesa tė veēanta sa i takon higjenės dhe mėnyrės sė prodhimit. P.sh. ushqimet duhet tė jenė tė pastra nga gjaku dhe fekalet. Veē kėsaj kafshėt duhet tė jenė rritur duke respektuar nevojat e tyre dhe tė kenė pasur ushqim tė mirė. Gjatė therjes, pėr ēdo kafshė duhet tė jetė thėnė njė lutje e shkurtėr dhe duhet tė jetė kthyer nė drejtim tė Mekės.

Por si mund tė dijė njė klient mysliman nė Gjermani se ēfarė ėshtė hallall dhe ēfarė jo? Deri tani atij i duhet tė lexojė tekstin me gėrma tė vogla nė paketim, pėr tė parė nėse nė ushqime ka lėndė tė ndaluara. Por kjo nuk ndihmon shumė pasi jo gjithnjė janė tė dhėnė tė gjithė pėrbėrėsit. Pėr shembull disa lloje lėngje frutash, tė cilat janė vetiu tė turbullt, bėhen tė kthjellėt me xhelatinė. Vendosja e siglave tė njėsuara do tė sillte qartėsi.


Rezerva tek tregtarėt gjermanė

Industria ushqimore, para sė gjithash koncernet e mėdha si Nestlč, Zentis, Wiesenhof, Meggle dhe Haribo, prej kohėsh i ēertifikojnė si hallall produktet e tyre. Vetėm me njė ēertifikatė tė tillė sipėrmarrėsit mund tė fitojnė besimin e klientelės myslimane. Megjithatė sipėrmarrjet gjermane vazhdojnė tė jenė tė kujdesshme me kėto ēertifikata.

Yavuz Özoguz, shef i qendrės sė ēertifikimit M-Haditec nė Bremen, e kritikon kėtė. Nė supermarketet e mėdha ka tashmė shumė produkte hallall, por pėr to nuk bėhet reklama nė mėnyrė ofensive. "Nė Francė, Belgjikė apo nė Holandė nė dyqane ka banakė ku ėshtė e shkruar me shkronja tė mėdha 'hallall'".

Pėr kėto rezerva tė tregtarėve gjermanė ka disa arsye: nga njėra anė tregtia ushqimore me pakicė nė Gjermani i druhet reagimit tė klientelės jomyslimane ndaj ofertės. Por ėshtė e paqartė nėse masa e klientėve gjermanė ka vėrtet problem me siglėn 'hallall' nė paketimin e produktit.


Veē kėsaj nė Gjermani ekziston frika ndaj njė problemi imazhi, thotė njė zėdhėnės i institutit evropian tė ēertifikimit hallall. Therjet hallall shumėkush nė Gjermani i konsideron torturė pėr kafshėt. Nė prodhimin masiv nuk ekziston mė therja e kafshėve pa mpirje.

Krahas sulmeve nga mbrojtėsit e kafshėve pėrmendet si arsye edhe fakti qė ēertifikuesit aktivė nė Gjermani nuk janė tė njė mendje. Mungesa e njė ēertifikimi tė njėsuar tė produkteve hallall konsiderohet problematike. Gjithsej janė pesė qendra ēertifikimi nė Gjermani, tė cilat kanė krijuar njė aleancė, por nuk kanė njė sigėl tė pėrbashkėt.

Megjithatė ēertifikuesit e produkteve hallall janė tė njė mendje se industria ushqimore hallall do tė etablohet edhe nė Gjermani dhe jo vetėm tek myslimanėt. Por kjo do tė zgjasė pak mė shumė se nė vende tė tjera evropian.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante