Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:59   #9
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

2. Pėrgjegjėsia pėr ta mposhtur revanshin serb



Si intelektual Ibrahim Rugova i kishte pėrjetuar me dhimbje tė gjitha krimet serbe kundėr bashkėkombasve tė tij, krime qė nuk ia kishin kursyer as njerėzit mė tė dashur. Si njeri i dijes dhe i kulturės, Ai kishte pėrjetuar me trishtim revanshin propagandistik antishqiptar tė akademikėve, klerikėve dhe intelektualėve serbė. Nė janar 1986, vit nė tė cilin Rugova do tė merrte pėrsipėr barrėn e kreut tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, 217 intelektualė serbė, tė drejtuar nga romancieri dhe mė pas president i Jugosllavisė sė mbetur, Dobrica Qosiē, kishin nėnshkruar njė peticion, nė tė cilin serbėt e Kosovės deklaroheshin si viktima tė "genocidit shqiptar". Ky memorandum i Akademisė sė Shkencave tė Beogradit e kishte bindur liderin karizmatik, Rugova, se Serbia po pėrgatiste njė luftė tė re shfarosėse kundėr shqiptarėve. Kėto publikime serbe, shkruan Prof. Sundhaussen, kishin dy qėllime: "Ti shndėrronin dhunuesit serbė nė viktima" dhe tė pėrhapnin idenė se "Toka dhe qielli formojnė sė bashku atdheun e serbėve" ( )Holm Sundhaussen: "Der Kosovo Krieg", 2000, faqe faqe 82. (Himmel und Erde bilden diese serbische Heimat).

Vetėm pak kohė para se Rugova tė shfaqej nė skenėn e veprimtarisė politie e kombėtare tė shqiptarėve, nė Serbi kishte ardhur nė krye tė Lidhjes sė Komunistėve e tė shtetit serb krimineli Sllobodan Millosheviē. Njė vit mė parė se Rugova tė zgjidhej nė krye tė lėvizjes ēlirimtare tė shqiptarėve Millosheviēi ishte betuar (19 nėntor 1988), me formulėn gebelsiane e hitleriane, sipas sė cilės : "Serbia ose do tė jetė e madhe, ose nuk do tė ekzistojė fare". ( ) Po aty, faqe 83.(Serbien wird groß sein oder es wird gar nicht sein"). Ishte koha kur qindramijė shqiptarė protestonin me fuqi tė jashtėzakonshme kundėr kėsaj doktrine gjakderdhėse tė Beogradit.....





3. Mbijetesa nė kushtet e planeve asgjėsuese



Kėto rrethana ishin ato ēfarė edhe dihen. Por mė mirė sesa i njohim ne shqiptarėt i kanė formuluar vetė serbėt. Njė nga figurat ultranacionaliste serbe, ish-zevendėskryeministri i Serbisė, Vojisllav Sheshel, kishte rekomanduar nė stilin e Cvijiēit, Gjorgjeviēit, Pashiēit, Ēubrilloviēit dhe Andriqit se si do tė duhej ndėrtuar agresioni i gjithanshėm kundėrshqiptar. Projektin e tij e risjell nė vėmendje Profesori i Universitetit tė Berlinit, Holm Sundhaussen, pėrmes citimit tė njė reviste tė vitti 1995 tė Beogradit. Sipas Sheshel, e rėndėsishme pėr Serbinė do tė ishte diskreditimi i personaliteteve shqiptare tė politikės, kulturės e shkencės nė sytė e botės sė perendimit. Udhėheqėsit e shqiptarėve, shkruante Shejshel, duhet tė diskretitohen pėrmes publikimeve brenda dhe jashtė vendit, njė fushė kjo, ku shqiptarėt janė shumė tė ndjeshėm. Jetėn e personaliteteve politike duhet ta dominojnė skandalet, tė cilat duhen inskenuar me forma tė shumta si aksidente automobilistike, vrasjet pėr xhelozi ose infektimi me sėmundjen e SIDA-s gjatė udhėtimeve jashtė vendit. Nė rastin e infektimit me SIDA, rekomandonte Sheshel, duhej qė kėta udhėheqės politikė tė nalohen nė kufi, tė vihen nė karantinė pėr ekzanimime dhe mė pas tė diskreditohen nė opninion. Mė pas radikali serb udhėzonte qė kėto ngjarje tė pėrhapeshin si lajme pėrmes njė propagande tė gjerė nė mediat, me qėllim qė tė krijohej opinioni i duhur pėr izolimin e politikanėvė shqiptarė. Kėto masa ai i shihte si tė rėndėsishme pėr tu shfrytėzuar, me qėllim qė personalitetet e rėndėsishme shqiptare tė diskretitoheshin nė perendim. ( ) Holm Sundhaussen: "Der Kosovo Krieg", 2000, faqe faqe 85. (Himmel und Erde bilden diese serbische Heimat).......



4. Veēoritė e zhvillimeve dramatike nė Kosovė e ish-Jugosllavi.



Rrethanat politiko-shoqėrore nė tė cilat Rugova ushtroi veprimtarinė e tij politike e nacionale kanė qenė vėrtet specifike e tė njė lloji tė veēantė nė zhvillimet shoqėrore tė rajonit e mė gjerė. Nė pikėpamje ndėrkombėtare kishim tė bėnim me priudhėn e shkatėrrimit tė botės komuniste, proces qė kishte filluar nė Poloni e nė Kosovė me ndikim nė pėrshpejtimin e shpėrbėrjes sė perandorisė sovjetike e serbe. Atėherė kur Ibrahim Rugova do tė vinte nė krye tė alternativės shqiptare tė lirisė, demokracisė e pavarėsisė sė Kosovės ishte shkatėrruar Muri i Berlinit. Vendet e Europės Lindore po shkėputeshin njė e nga njė nga ndikimi dhe sfera e ish-Bashkimit Sovjetik. Ndėrkohė Gjermania e ndarė, simbol i Luftės sė Ftohtė dhe e ndarjes sė botės nė dy blloqe armiqėsore, ishte bashkuar.

Traktati i Varshavės, ky organizėm politiko-ushtarak qė kishte bashkuar nė njė veprim tė pėrbashkėt thuajse tė gjitha vendet e Lindjes sė Europės, pėrfundimisht kishte pushuar sė ekzistuari dhe bota demokratike kishte shpallur fitoren e Luftės sė Ftohtė, domethėnė, fitoren e demokracisė e tė lirisė nė vendet ish-komuniste. Nuk kishte pasur manifestime gjigande pėr ta festuar fitoren e lirisė, sepse ishte bėrė kujdes qė tė mos prekej "sedra" e Rusisė. Njė raksion kimik ky i adaptuar nga Europa edhe ndaj Serbisė, pasi ajo kishte shkaktuar qindra mijė viktima tė pafajshme nė ish-vendet e Jugosllavisė, kryesisht nė Bosnje e nė Kosovė.

Nė kohėn kur Rugova u thirr nė skenėn politike dhe intelektuale tė shqiptarėve nė Kosovė, nė thhelb kishte rėnė perandoria e sė keqes sė shqiptarėve, ish-Bashkimi Sovjetik. Shpėrbėrja e kėsaj perandorie ishte ndoshta fitorja mė e madhe e kėsaj lufte dhe premisa thelbėsore qė krijonte shtratin e zgjidhjes sė drejtė tė ēeshtjes shqiptare nė Ballkan nė pėrgjithėsi dhe ēeshtjen e Kosovės nė veēanti.

Ndėrkaq ish-Federata Jugosllave kalonte sa nė njė krizė te tjetra. E ardhmja e saj nuk ishte definuar. Forcat radikale dhe jodemokratike nė Serbi kishin mundur ta uzurponin pushtetin, duke eleminuar dhe ato pak emra ish-komunistėsh serbė, tė cilėt kishin besuar te Jugosllavia e Titos. Nė ish-Jugosllavi dukej qartė se shkohej kundėr rrymės. Nėse nė Kremlin kishin kuptuar se rruga e vetme ishte shpėrbėrja pa luftė e perandorisė sovjetike, nė Beograd ishte instaluar njė elitė politike dhe intelektuale radikale nacional-socialiste, e kryesuar nga Sllobodan Millosheviē, e cila vepronte me ngulm e me tė gjitha mjetet pėr njė Jugosllavi unitare, nėn sundimin hegjemonist tė Serbisė.

Pėr kėtė shkak Serbia kishte refuzuar ēdo lėvizje demokratike nė vend dhe do tė reagonte mė mjete dhune policore e ushtarake kundėr ēdo iniciative pėr vetėvendosje tė kombeve dhe tė ashtuquajturve kombėsi tė ish-Jugosllavisė. Situata nė Kosovė, dhuna e egėr kundėr shqiptarėve, kishte zbuluar natyrėn e vėrtetė tė regjimit serb tė Beogradit dhe kishte dhėnė sinjale se Jugosllavia kishte njė tė ardhme tė errėt. Kėto sinjale ishin provuar nė rrjedhat e ngjarjeve tė vitit 1987-1990. Udhėheqja serbe e Beogradit, krahas dhunės sė pashembullt kundėr shqiptarėve, pėr ta shitur si model tė qėndrimit tė saj para syve tė popujve tė tjerė nė ish-Jugosllavi, kishte aplikuar njė sėrė metodash antidemokratike pėr bllokimin e udhėheqjes federative. Mė pas ajo kishte inicuar njėanshėm ndryshime kushtetuese, tė cilat i jepnin Serbisė pushtet hegjemonist jo vetėm mbi krahinat e pakicat brenda Serbisė, por edhe nė raport me republikat e tjera. Ushtria, e cila kishte status tė barabartė me Republikat e krahinat nė Federatė ishte shndėrruar nė fakt nė njė instrument kryesor presioni e agresioni antidemokratik, jo thjesht pėr faktin se nė drejtimin e saj oficerėt serbė ishin nė shumicė absolute, por edhe pėr shkak tė frymės komanduese nė armatė. Milosheviē kishte mundur qė ta shtinte nė dorė e ta manipulonte shtabin e pėrgjithshėm tė ushtrisė, duke e pėrdorur si mjet frikėsimi jo vetėm kundėr Kosovės, por edhe kundėr kombeve tė tjera, tė cilat pėrbėnin shtetin shumėkombėsh jugosllav. Me ndihmėn e saj Milosheviēi kishte hequr autonominė e Kosovės, pa marrė parasysh faktin se kjo nuk mund tė bėhej nėse nuk vendoste kuvendi federativ jugosllav. Ndėrsa ky kuvend, pėr shkak tė numrave, tė cilėt nuk mund ti siguronte Serbia nė favor tė saj, nuk kishte vendosur asnjėherė pėr ndryshimet kushtetuese nė Kosovė. Kėtė akt tė paprecedent Rugova do ta quante puē kushtetues si dhe njė akt tė ri pushtimi tė Kosovės nga ana e Serbisė.

Kosova kishte qenė nė tė vėrtetė shkėndija e parė, e cila i kishte dėshmuar botės se ish-Jugosllavia ishte njė gėrmadhė dhe aspak njė gjetje e duhur pėr bashkimin e disa popujve konglomeratė e tė ndryshėm nė gjuhė, nė religion, nė tradita e zakone.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė