Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:02   #13
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa IV



Babai i Kombit



Gazeta mė e njohur gjermane "Frankfurter Allgemeiner Zeitung" e datės 23 janar 2006 botonte njė artikull kushtuar Rugovės, tė titulluar "Vater der Nation". Ky titull i atyre ditėve, bashkė me titujt e tjerė si "Gandhi i Prishtinės" ose "Gandhi i Ballkanit", kishin mbushur faqet e gazetave, revistave si dhe ekranet e televizioneve nė Perendim.

Edhe nė kohėt mė tė vėshtira pėr pozicionin politik tė Rugovės, nė pranverėn e hershme tė vitit 1999, kur Ai ishte peng i Milosheviēit nė Beograd, Rugova, ndonėse pėrshkruhej nga shtypi perendimor si udhėheqės i "dobėsuar" i shqiptarėve, pėrmendej pėr faktin se Ai "qėndronte mė kėmbė". Ndėrsa gazetari i gazetės sė njohur gjermane "Frankfurter Rundschau", Stefan Israel, shkruante nė vjeshtėn e vitit 2000 se "Rugova ėshtė njė njėri i mbyllur, por duket se shumica (e shqiptarėve) e njohin Atė si figurėn e babait. Pasiviteti i Tij (nė rezistencė) ėshtė interpretuar ai urtėsi dhe besueshmėri. Pėr shumicėn Ai simbolizon dėshirėn e shqiptarėve pėr normalitet nė jetėn e pėrditshme". ( ) Frankfurter Rundschau, 29.11.2000.

Bazuar nė ato realitete qė sollėn bashkimin e shqiptarėve rreth personalitetit tė Presidentit dhe liderit historik, bazuar nė faktin se nė marrėdhėniet e Tij me bashkėkombasit dhe bashkėqytetarėt e tjerė nė Kosovė, Rugova kishte dėshmuar urtėsi, durim, pjekuri politike e njerėzore tė jashtėzakonshme si dhe nisur nga fakti tjetėr se Ai ishte prezantuar si individualitet i veēantė, me integritet tė plotė si intelektual, si personalitet dhe si politikan, me sovranitet tė kthjellėt dhe principe morale tė dallueshme, shqiptarėt dhe shumė prej banorėve tė tjerė tė Kosovės e shihnin Atė, pra prijėsin e tyre historik, si "Babain e Kombit", si "Zot tė Shtėpisė sė Madhe", me emrin Kosovė.

Kėto karakteristika kishin shfaqur tė gjitha personalitetet e nacioneve tė mėdha e tė vogla nė botė, tė cilėt kishin marrė emėrtimin "Babai i Kombit". Dhe krahasuar me kėto figura tė shquara tė kombeve tė ndryshme, tė cilėt i pėrkasin gjithashtu kohėve tė ndryshme, Ibrahim Rugova pėrveēse mbart tiparet karakteristike tė "Baballarėve" tė mėdhenj qė nė vendet e tyre kanė bėrė histori, ai kishte shprehur edhe cilėsi tė tjera, tė cilat i pėrkisnin kohės kur jetoi, por qė fatkeqėsisht ishin tė munguara nė rajonin ku ai i zhvilloi ato.



1. Ibrahim Rugova pėr Kosovėn si Xhorxh Washington pėr Amerikėn



Eshtė i hidhur fakti qė ka shqiptarė, tė cilėt i xhelozon edhe tash pas vdekjes, fakti qė Heroi Rugova ka marrė kėtė emėr tė madh tė pashkruar nė dekrete. Nė fakt Rugova asnjėherė nuk kishte dhėnė ndonjė shenjė sado tė vogėl, se e pretendonte titullin "Babai i Kombit". Ishin tė tjerė ata qė ishin vetėshpallur si "baballarė tė kombit". Ndoshta kjo ėshtė edhe arėsyeja pse ėshtė parė dhe shihet me cmirė e xhelozi formula e pagėzimit tė Rugovės si "Babai i Kombit".

Po cilėt janė ato arritje tė mėdha, tė cilat i kanė dhėnė presidentit historik tė Kosovės kėtė emėr? Cilat janė ato ngjarje qė e lartėsuan figurėn e tij deri nė majėn piramidės nacionale? Ēfarė faktorėsh politiko-shoqėrorė e formojnė aureolėn e tillė? Sigursht qė edhe ananlizat e hollėsishme nuk do ta shteronin pėrgjigjen ndaj kėtyre pyetjeve.

Mė lart pėrmenda se emėrtimin pėr Rugovėn si "Babai i Kombit" e kanė lansuar mė sė pari autorė tė huaj, studiues tė politikės, komentatorė me famė, analistė dhe reporterė tė shquar perendimorė nė Gjermani, nė SHBA, Angli, Francė, Itali e gjetkė. Pra, kjo nuk ėshtė as gjetje e imja, as e Sabri Hamitit, i cili e kishte lansuar dhjetorin e kaluar nė ditėlindjen e heroit.

Njė personalitet mund ta meritojė kėtė "medalje" vetėm pėr arėsye madhore, nėse Ai ka zhvilluar njė doktrinė, njė filozofi dhe veprimtari tė llojit tė veēantė e tė sukseshme si asnjėherė mė parė nė historinė e atij kombi. Ibrahim Rugova i pėrket kėsaj pakice tė racės njerėzore nė globin tokėsor dhe vjen nė njė radhė me themeluesin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Ė.....ashington. Prandaj dhe mund tė besohet se do tė gjenden njerėz tė urtė e tė devotshėm, tė cilėt Ibrahim Rugovėn do ta nderojnė nė atė masė sa kryeqytetit tė Kosovės tia japin emrin e Tij. Njė opcion i tillė ėshtė i justifikueshėm po tė analizohen thėllė strategjia nacionale e Rugovės dhe realizimi i kėsaj strategjie pėr sendėrtimin e shtetit tė pavarur, tė lirė e demokratik tė Kosovės.

Ndėrkaq ėshtė i ditur fakti se nė SHBA emrin e themeluesit tė shtetit amerikan e mbajnė muzeume, universitete, hotele, qendra tė biznesit dhe shumė vepra, tė cilat pėr nga arkitektura, pėr nga rėndėsia e veprimtarisė edukuese e shkencore-kėrkuese, pėr nga roli qė luajnė nė shoqėrinė amerikane i kalojnė pėrmasat kombėtare tė Amerikės. Monumentet qė pėrkujtojnė Xhoxh Washingtonin janė shndėrruar nė qendra tė peligrinazhit turistik dhe shėrbejnė pėrveēse si objekte e vende tė edukimit nacional, edhe si objekte qė tėrheqin turistėt e huaj.

Ibrahim Rugova me pėrmasat e veprimtarisė, ideve dhe rezultateve tė jashtėzakonshme mund tė shfaqet mė i vogėl sesa Xhorxh Washington vetėm pėr shkak se pėrfaqėson njė vend mė tė vogėl se Amerika. Ndėrsa pėr nga idetė, qėllimet, programi, vizioni, karakteri dhe pėrkushtimi, pėrveēse kontributeve tė ish-presidentit tė parė amerikan, mbart dhe tiparet karakteristike tė kohės, kur Ai jetoi e punoi.

Ndėrkohė njė krahasim i Presidentit shqiptar tė Kosovės me preidentin tjetėr amerikan, Thomas Jefferson, do tė plotėonte performancėn e tij. Ndėrsa me Xorxh Washingtonin e bashkon ideja dhe qėllimi final e luftės pėr liri e pavarėsi, me Jefferson- Ibrahim Rugova bashkohet nė taktikėn, mjetet dhe mėnyrat demokratike tė zhvillimit e tė fitores sė kėsaj lufte. Thomas Jefferson kishte mundur qė tė ndryshonte jo vetėm Kushtetutėn amerikane, por edhe qė tė fuste nė atė kushetutė qė para dyqind vjetėsh elementėt mė tė pėrparuar tė demokracisė e tė lirisė sė kombeve e tė njerėzimit. Qė mė 1802 ai kishte saktėsuar se "Ēdokush dhe ēdo grup njerėzish mbi tokė ka tė drejtėn e vetėqeverisjes, njė e drejtė, tė cilėn njerėzit pėr vetė natyrėn e qenies sė tyre e presin..." ( ) Boris Meissner: "Nation und Selbstbestimmung", Berlin 1984, faqe 24. (Jedermann und jede Menschengruppe auf der Erden bezitszt das Recht auf Selbstregierung - ein Recht, das die Menschen in Ihrem Dasein aus dem Händen der Natur empfangen...



2. Fenomeni Rugova dhe strategjia nacionale e Tij.



Kur Rugova erdhi nė skenėn politike Ai veproi nė kushtet, tė cilat i gjeti nė Kosovė e rrėth saj dhe pėrpunoi strategjinė e taktikat e veprimtarisė sė Tij. Si strategji tė pakompromis Ai kishte pėrcaktuar arritjen e pavarėsisė sė Kosovės, ēlirimin e shqiptarėve prej terrorit e pushtimit serb si dhe zhvillimin demokratik tė vendit. Rugova kishte tentuar edhe realizimin e opcionit tė bashkimit nacional tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm. Por nuk kishte gjetur mbėshtetje. Prandajai ishte pėrkushtuae nė opcionin e pavarėsisė, lirisė dhe sistemit demokratik nė Kosovė, opcion ky i pranueshėm edhe nga komuniteti ndėrkombėtar.

Nė kohėn kur Rugova kishte hartuar strategjinė e tij nacionale pėr ta nxjerrė vendin nga robėria serbe, komuniteti ndėrkombėtar e pėrdorte si "gogol" bashkimin nacional tė shqiptarėve. Termat "Shqipėria e Madhe", "Shqipėria Etnike" ishin bėrė tė frikshėm edhe pėr shumė nga njohėsit e ēeshtjes shqiptare nė Ballkan, madje pėr shumė nga miqtė e shqiptarėve nė Europė. Qendrat e vendosjes si dhe ato akademike e "shkencore" nė Europėe mė gjerė u besonin tezave serbe se "Bashkimi i shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm, sjell destabilizimin e rajonit e tė tė gjithė Europės". Ndaj dhe Rugovės e mbėshtetėsve tė tij nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės i mbetej tė pozicionohej kryesisht te principi i realizimit tė njė Kosove tė lirė e tė pavarur, "tė hapur pėr Shqipėrinė dhe Serbinė e me njė fazė kalimtare protektorat i NATO-s dhe OKB-sė", nėse citojmė projektin e shqiptuar me dhjetra herė nga vetė lideri historik.

Megjithatė Ai nuk kishte pėrjashtuar asnjėherė opcionin maksimal tė vetėvendosjes sė shqiptarėve, bashkimin nė njė shtet tė vetėm tė tyre. Nė shtator tė vitit 1994 Ibrahim Rugova kishte formuluar kėrkesėn maksimale pėr krijimin e njė konfederate midis Shqipėrisė dhe Kosovės ( ) Sipas Jens Reuter: "Albanies nationale Frage". Nė librin "Der Kosovo Konflikt - Ursache, Verlauf, Perspektiven", Ėieser Verlag, Klagenfurt, 2000, faqe 165.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė