Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:04   #15
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa e V



Dimensioni i Ibrahim Rugovės si personalitet ndėrkombėtar



Nėse do tė testonim njohjen nė opinionin ndėrkombėtar tė emrit tė Kosovės dhe tė emrit tė Ibrahim Rugovės, atėherė do tė gjenim njėtrajtshmėrinė e kėtyre dy nocioneve. Nė publikun ndėrkombėtar e sidomos atė perendimor ndėr shqiptarėt, vetėm Nėnė Tereza mbetet personaliteti mė i njohur sesa Rugova, vetėm pėr atė mund tė jetė shkruar mė shumė sesa pėr themeluesin e Kosovės moderne e tė pavarur. Por nė ndėrlidhje tė emrit tė Kosovės e tė Rugovės, lideri historik politik i shqiptarėve ze vendin kryesor. Kjo edhe pėr faktin se pėr nėnė Terezėn nuk vihet gjithnjė nė dukje prejardhja e saj shqiptare, Ndėrsa pėrmendja e emrit tė Rugovės ėshtė automatikisht e lidhur me vendin, tė cilit Ai me aq vendosmėri e pėrkushtim i shėrbeu, Kosovėn.

Po ēfarė e kishte shndėrruar Presidentin e Kosovės nė njė personalitet tė nderuar dhe tė respektuar nė botėn e qytetėruar? Cila ishte ajo mrekulli, qė kishte vepruar tek ky shqiptar i madh tė merrte rolin e partnerit me udhėheqėsit e vendeve mė tė fuqishme tė botės? Pse Ai pritej e pėrcillej me protokollet e kryetarėve tė shtetit nė kancelaritė e shteteve tė Europės dhe nė SHBA?



1. Filozofia e qasjes ndėrkombėtare



Fakti se Ibrahim Rugova pritej e pėrcillej nga udhėheqėsit kryesorė tė botės moderne shėnonte njėkohėsisht dhe vlerat qė Ai kishte realizuar. Kur presidenti amerikan, Bill Klinton, e priste liderin shqiptar nė Shtėpinė e Bardhė, kishte aplikuar tė gjitha protokollet e pritjes sė njė kryetari shteti, edhe pse Kosova nuk njihej zyrtarisht si shtet. Kur Fransua Mitteran, Gerhart Schröder apo kryeminisri i Anglisė, Italisė, Spanjės etj e prisnin nė audiencė, gjenin te Ai njė partner dhe personalitet karizmatik e tė zgjuar, tė krahasueshėm me udhėheqėsit e vendeve tė mėdha e tė zhvilluara. Ndėrsa Papa Vojtila e priste plot ngazėllim dhe e pėrcillte me premtimin se do ta ndihėmonte Kosovėn tė zinte vendin e saj nė shoqėrinė e kombeve tė civilizuara.

Asnjė udhėheqės shqiptar nuk kishte mundur tė ishte aq imponues, aq bindės dhe aq i pranuar nė zyrat e kancelarive tė shteteve tė mėdha qė pėrbėjnė dhe fuqinė e botės. Ibrahim Rugova ishte i pranueshėm dhe i pranishėm nė tė gjitha dyert e kancelarive tė vendeve demokratike e tė lira tė botės sė qytetėruar. Ai nuk pritej e pėrcillej me nderime nė kėto kancelari si njė personalitet i zakonshėm. Tė tillė Ballkani ka patur me shumicė. Edhe nėse presidentėt dhe kryeministrat e vendeve ballkanike ishin liderė tė vendeve tė tyre tashmė tė njohuara ndėrkombėtarisht, ata nuk kishin mundur tė ishin tė pranishėm nė Ėashington, Lonėr, Paris, Berlin, Bruksel e gjetkė nė atė masė sa ishte i pranishėm Ibrahim Rugova.....





2. Miqtė dhe partnerėt e Rugovės



Nė ndėrtimin e politikės me jashtė Presidenti Rugova kishte pėrpunuar njė strategji tė qartė dhe largpamėse. Ai ėshtė ndoshta personaliteti mė i kthjellėt nė hartimin e principeve nė dobi tė vendit tė tij nė kėtė drejtim. Formula e Tij pėr aleancat si dhe pėr lidhjet dhe bashkėpunimin e Kosovės me vendet e tjera ėshtė njė testament i pandryshueshėm, i shndėrruar gati nė njė tabu ose dogmė. Eshtė i njohur postulati i Tij: "Miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, bashkėpunim tė ngushtė me vendet e Europės, bisedime dhe partneritet me ēdo vend tė interesuar pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon e nė Europė". Ky postulat nuk guxon tė ndryshohet, as tė korrigjohet nė ndonjė germė. Ndryshe Kosova do tė kthehej nė gjendjen e kohės kur nė kryeqendrat europiane ishin marrė vendime antishqiptare.

Ibrahim Rugova nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i kishte pasur tė gjitha dyert e hapura. Emisarėt, senatorėt, kongresmenėt, udhėheqėsit politikė e diplomatėt amerikanė kur vinin nė Kosovė mezi prisnin tė ndanin me Rugovėn pikėpamjet e tyre pėr lirinė e Kosovės, madje dhe pėr zgjidhjet e tjera nė rajon. Kur Rugova shkonte nė Washington ata bisedonin e kėshilloheshin me tė, sepse te Ai gjenin shpesh herė thelbin e zgjidhjeve, pėrveēse frymėzoheshin nga kohezioni, vizioni dhe mendimi krijues i Tij. Presidentėt dhe zyrtarėt mė tė lartė tė Amerikės Demokratike, senatorėt dhe kongresmenėt e prisnin dhe bisedonin me Rugovėn, sepse kishin gjetur te Ai frymėzimin e veprimit aktiv nė dobi tė paqes e nė mbrojtje tė popullit shqiptar tė Kosovės. Idetė dhe filozofia e Rugovės pėrkonin plotėsisht me vizionin dhe vlerat amerikane tė lirisė e tė demokracisė. Dhe kjo pėrkueshmėri krijonte lidhjen e pazgjidhshme midis dy vendeve. Nėse Rugova do tė shkonte nė Ė....shington dhe do tu thoshte: "Ne do tė marrim armėt dhe do tė luftojmė", e mė pas tė kėrkonte ndihmėn e amerikanėve nė kėtė luftė, ishte e sigurt se nė kushtet qė ishin krijuar nga viti 1989 e deri mė 1998, kur nė Shqipėri ndjehej ende era e barutit tė kallur mė 1997, askush nuk do tia premtone kėtė ndihmė. Eksperienca e konfliktit nė Gjeorgji si dhe tė tjera eksperienca tė mėparshme nė Bsnje etj, janė tė mjaftueshme tė pėrdoren si argument i faktit se "SHBA-tė nuk mund tė vepronin nė Europė pa konsensusin europian". Njė veprim i njėanshėm i Shtėpisė sė Bardhė nė Irak, i ka shkaktuar Amerikės njė dėm tė jashtėzakonshėm moral dhe politik. Ndaj duhet besuar se njė veprim amerikan i njėnashėm nė Kosovė ishte njė mision i pamundur. Madje dhe veprimi i pėrbashkėt i tė gjitha vendeve tė NATO-s, pa njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit ka shkaktuar njė reaksion tė ēuditshėm brenda vendeve europiane, reaksion, i cili nė ditėt e sotme e ka shndėrruar Europėn nė tė kundėrtėn e saj. Ajo po dėshmon se ėshtė penduar pėr ndėrhyrjen e vitit 1999, duke i kėrkuar ēdo ditė nė forma tė ndryshme ndjesė agresorėve serbė......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė