Re: Hajnia e shekullit
Arrestohen 12 veta, disa prej tyre zyrtarė tė prokurorisė
Drejtoria pėr hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka arrestuar 12 persona tė dyshuar se kanė kryer vepra penale mashtrim (neni 261) dhe shpėrdorim i pozitės zyrtare (neni 339).Hetimet lidhur me kėtė rast kanė filluar me autorizimin e Prokurorisė sė Qarkut nė Prizren nėn dyshimin se kompania qė furnizonte me naftė kėtė institucion dhe institucionet e tjera si Qendrėn e Paraburgimit-Prizren dhe Qendrėn e Paraburgimit nė Pejė, ka mashtruar kėto institucione nė sasinė e derivateve tė livruara.
Gjatė hetimeve tė realizuara nga zyrtarėt policorė tė krimeve ekonomike ėshtė kuptuar se sasia e derivateve tė naftės nė rezervuar nuk korrespondon me sasinė e naftės sė faturuar nga kompania furnizuese.
Ndėr 12 personat e arrestuar tė cilėve u ėshtė caktuar masa e paraburgimit 48 orė, janė pronari i kompanisė furnizuese me derivate, zyrtarė tė Prokurorisė sė Qarkut-Prizren, zyrtarė tė Qendrės sė Paraburgimit - Prizren dhe zyrtarė tė Qendrės sė Paraburgimit - Pejė. /Telegrafi/
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|