Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-11-11, 13:49   #7
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajnia e shekullit

Kontabanda me barna (te gjitha keto shiten ne barnatore dhe jo ne treg te zi , te gjith farmacitet qe i shesin jan te licencuar pra shiten legalisht pa asnje problem)
Prishtinė, 5 nėntor - Tregu i zi me barna nė Kosovė ėshtė njė problem shqetėsues. Vetėm gjatė kėtij viti nga Doganat e Kosovės janė regjistruar 57 raste tė tentimit tė kontrabandės me barna, thotė Adriatik Stavileci, zėdhėnės i Doganave. Sipas tij, kontrabanda me barna bėhet nė tė gjitha pjesėt e vendit. Gjobat pėr kontrabandė tė barnave qė janė shqiptuar sivjet nga ky institucion arrijnė vlerėn 190 mijė euro.

Pėr tregun e zi me barna flet edhe punėtorja nė njėrėn nga barnatoret private, Sabrije Hamiti. Ajo shpjegon se pėr ēfarė shkaqesh mbahen barnat e kontrabanduara.

“Kėrkesat e pacientėve na bėjnė tė kemi edhe barna nga tregu i zi, pėrpos atyre qė janė tė regjistruara. Kjo si pasojė e moslejimit pėr t’i pasur barnat nė bazė tė kėrkesave tė pacientėve”, thotė pėr Radion Evropa e Lirė Sabrija.

E, Jeton Shala, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv nė Agjencinė Kosovare pėr Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPM), thotė se vazhdimisht dhe nė mėnyra tė ndryshme mundohen ta luftojnė fenomenin e kontrabandės sė barnave.

Ai deklaron se nė vazhdimėsi janė duke kontaktuar me Doganat e Kosovės, me udhėheqėsin e krimeve ekonomike, si dhe me kryeinspektorin e farmacisė, qė ta ndalin tregun e zi.

“Nuk mund tė them se nuk ka; tregu i zi ekziston, por kam kėrkuar qė tė luftohet tregun i zi me barna , apo ta parandalojmė aq sa mundemi”, sqaron Shala.

Farmacistėt nė vendin tonė e kanė njė shpjegim pėr tregun e zi me barna. Ata thonė se numri i barnave tė regjistruara nė Kosovė ėshtė shumė i vogėl, derisa kėrkesat janė shumė mė tė mėdha. Sipas tyre, pėr t’iu dalė nė ndihmė pacientėve, atyre iu duhet t’i mbajnė ato barna qė konsiderohen se hyjnė ilegalisht nė Kosovė.

Por, kush bėn kontrabandė me barna?

Sė fundi, njė vjedhje e barnave qė ka ndodhur brenda objektit tė AKPM kishte ngritur shqetėsim te zyrtarėt qeveritarė, derisa as kėta tė fundit, e as autoritetet e rendit nuk kanė arritur ta zbardhin.

Ato barna janė konfiskuar nga barnatoret e Kosovės, prej inspektorėve farmaceutikė, e mė pas tė njėjtat janė vjedhur.

Zyrtarė brenda Ministrisė sė Shėndetėsisė shprehin dyshimin se njė akt i tillė ėshtė bėrė nga persona brenda AKPM-sė, tė cilėt e njohin veprimtarinė farmaceutike.

Adriatik Stavileci pohon se tregu i zi me barna ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr kontrabandė. Ai jep mė shumė hollėsi:

Produktet kontrabandohen lehtė, pėr shkak se janė tė pėrshtatshme - janė produkte qė paketohen lehtė, janė sasi tė vogla dhe kanė vlera tė larta.

Haki Ejupi, kryeinspektor nė AKPM, ka deklaruar se me barnat e zhdukura nga AKPM-ja, mund tė jetė bėrė kontrabandė, porse, sipas tij, njerėzit qė janė kompetentė janė duke u marrė me rastin.

“Derisa nuk zbardhet rasti, tė gjithė punėtorėt jemi tė dyshuar”, u shpreh Ejupi.

Barnat qė janė konfiskuar nuk ėshtė arritur tė dihet se a kanė qenė me afat tė skaduar, derisa tė njėjtat kanė mundur tė pėrfundojnė nė barnatore pėr shitje.

Sidoqoftė, pacientėt kanė qenė ata qė kanė pėsuar deri mė tani nga tregu i zi me barna. Rasti mė eklatant ka qenė i njė vajze 10-vjeēare, e cila ėshtė trajtuar gjatė me njė bar, e qė nuk ka pasur efekt, pėr shkak se ka qenė me afat tė skaduar. E gjithė kjo ėshtė kuptuar pasi dėrgimit tė pacientes jashtė Kosovės.

PO LULZON KONTRABANDA PO LULEZON
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė