Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-05-10, 11:34   #2
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Luani zakonisht tė shtunėn dhe tė dielėn nuk punonte, por pėr Albanėn nuk kishte pushim kurrė. As katėrmbėdhjetė shkurti, as tetė marsi, as njė maji,: tė gjitha ishin ditė pune. Pėr Luanin ditė pushimi ishin jo vetėm ditėt e fundit tė javės, por natyrisht edhe tė gjitha festat tjera shtetėrore.
Pas njė ēerek ore, u kthye ajo nė shtėpi me dy fėmijėt e vegjėl. Njėrin e kishte nė krahė, tjetrin e mbante pėr dore. I hodhi njė shikim kuzhinės dhe pa se nuk ishte lėvizur gjė nga vendi. I dėrgoi fėmijėt nė dhomėn e tyre dhe mbylli derėn. Luani zakonisht kur rrihte gruan, nuk lodhej a janė fėmijėt aty a jo. Ai ishte i bindur se burri i vėrtetė nuk duhet tė shikojė kėto rrethana, por tė reagojė ashtu si e kėrkon nevoja, ēasti. Luani ishte eksploziv dhe sillej ashtu, kolerik. Albana ishte introverte dhe implozive. E hante veten, por nuk i tregonte askujt pėr gjendjen e vet tė mjerė.
-Jeanne d“Arc, Shota Galica, Jeanne d“Arc, Shota Galica,- pėrsėriti me vete Albana dhe mori bishtin e lopatės nga kuzhina dhe e lėshoi majtas nė korridor, nė qoshe, pranė hyrjes sė sallonit.
- Pse nuk bėn ti darkėn gati? - bėrtit ajo duke e parė shtrembėr nga pragu i derės.
Luani ngriti kokėn, shikoi i habitur dhe nuk u besoi veshėve.
- Pse nuk e bėra darkėn gati? - Dėgjova mirė apo jam nė ėndėrr? - pyeti ai me njė vėshtrim tė hutuar dhe ton arrogant. Pėr njė ēast iu duk se u shemb shtėpia.
- Po, dėgjove mirė! Tė pyeta, pse nuk e bėre ti darkėn gati pėr fėmijėt tu dhe pėr shoqen tėnde,- pėrsėriti ajo tani duke ngritur zėrin mė shumė se ai.
- Mos je ēmendur? Unė tė bėjė darkėn ty?- piskati ai. - Unė Luani Kreshta, burrė, trim me flet, tė marrė fultere nė dorė! Mos vallė ke dėshirė tė vishem edhe me fustan? - pyeti ai edhe njė herė duke qenė i bindur se krejt kjo ishte njė keqkuptim.
- Po! Ti Luani Kreshta, ti ke krijuar familje dhe ndihmo atė!- i tha Albana e vendosur.
- Tash tė tregoj ty darkėn!- vikati Luani i inatosur, i zemėruar, i pezmatuar dhe u ngrit me vrull drejt Albanės. U prish kjo botė, tha me vete dhe e zuri pėr flokė duke i pėrplasur kokėn pėr muri. Albana e shtyri me dy duar nga vetja, ai shkeli mbi njė makinė tė fėmijėve dhe u rrėzua nė dysheme. Ishte hera e parė nė jetė qė po mbrohej. Luani mori makinėn dhe hodhi me tėrė fuqinė drejt Albanės, ajo uli kokėn dhe lodra fluturoi drejt kuzhinės. Ai u ngrit me tėrbim, solli kokėn i egėrsuar duke sharė, shtrėngoi nofullat dhe gjersa po pėrgatiste grushtet, Albana e goditi me shqelm me tėrė fuqinė ndėrmjet kėmbėve. Luani nuk e priti kėtė. Ishte goditje e befasishme dhe e shpejtė si vetėtima. Atij iu errėsuan sytė dhe u mblodh kruspull duke gjėmuar, pastaj i futi dy duart poshtė dhe mendoi: - E patėn bolet! U prishėn vezėt! Rėnkoi dhe ofshani thellė dhe luhatej herė para, herė pas duke gjėmuar.

(Luani dinte se tė drejtėn e dhunės e kishte vetėm ai. Kjo qė pėrjetoi iu duk fundi i botės: i moralit, i traditės, i roleve gjinore dhe i bashkėjetesės. Me njė fjalė: Luani nė gazep ekzistencial! U shemb muri kinez! A tė bėjė vetėvrasje apo ta vrasė gruan?! Sot duhej tė merrte vendime tė mėdha! Jetė a vdekje! Krenari apo kompromis? Ēfarė kompromisi!
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė