Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-05-10, 11:34   #3
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Albana zgjati dorėn e majtė pas dhe mori bishtin e lopatės nė dorė. E shtrėngoi me dy duar dhe deri sa ai po ngrihej, e qėlloi me tėrbim dhe me tėrė forcėn nė kokė dhe nė shpinė. Luanit iu shfaq njė tufė xixash para vete me plot ngjyra; mbyllte dhe hapte sytė shpejt, pėrpėliste qerpikėt me shpresė se xixat do tė pakoheshin dhe do tė perceptonte, do tė kapte me shqisa vendin ku ishte, por, ato, shtoheshin akoma mė shumė, shpėrndaheshin si fishekzjarre dhe pastaj nė vend se tė zhdukeshin, mblidheshin sė bashku nė njė pikė, pėr tė shpėrthyer pėrsėri me mijėra ngjyra, xixa-xixa.
- Truri- tha me vete Luani, - truri mė krijon imazhe tė ēuditshme, por unė jam burrė dhe tani ngrihem dhe e dėrgoj nė spital bushtrėn, siē e kam dėrguar disa herė. Kur mendoi spitalin, pa njė korridor ndėrmjet xixave, qė vezullonin: Njė korridor tė gjatė e tė pafund spitali dhe u pėrplas pėrsėri nė dysheme. I vuri duart nė gungėn e freskėt nė kokė dhe deshi tė qajė, por, qarja para gruas dhe prej gruas, kjo nuk bėhet dot!- tha me vete. - Jo! Edhe nėse sot vdes duke mbrojtur nderin e burrave, - mendoi ai. Nė atė gjendje kllapie, pa varrin e vet dhe shumė burra, qė pėrkuleshin pėr ta nderuar. Aty shkruante: - Varri i trimit tė panjohur, qė u flijua pėr tė drejtėn e burrave! – Anonim! - tha me vete - pa emrin tim, edhe pas kėtyre dhembjeve, edhe pas kėsaj vuajtje tronditėse! Ai mbante duart akoma mbi kokė. Kėtu Albana kuptoi se tani dhimbja kishte ndryshuar vendin, intensitetin dhe me njė shpejtėsi marramendėse kishte kaluar nga poshtė, lart. U pėrpoq tė ngrihet, por iu terruan sytė dhe iu tretėn edhe xixat, u zhduk edhe korridori i spitalit dhe u plandos pėrsėri. Errėsirė e plotė, por disi kėndellėse.
- Jeanne d“Arc, Shota Galica, Jeanne d“Arc, Shota Galica,- pėrsėriti Albana me vete.
I hodhi edhe njė shikim, Luani nuk lėvizej. Mbėshteti nė derė tė sallonit bishtin e lopatės, Luani lėvizi gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė dhe ajo shkoi ngadalė nė kuzhinė. Mori njė brokė me ujė dhe nga njė largėsi e sigurt, ia derdhi mbi kokė. Luani pikė sė pari lėvizi kėmbėn e majtė, pastaj dorėn e djathtė, pastaj kėmbėn e djathtė, pastaj dorėn e majtė, futi duart ndėrmjet kėmbėve, preku kokėn dhe e shkundi si luan i tmerruar. Albana mori pėrsėri bishtin e lopatės. -Jeanne d“Arc, Shota Galica...”, pėrsėriti dhe e shtrėngoi ndėrmjet duarve.
- Kurvė, bijė kurve...bėrtiti ai duke iu dridhur zėri, por akoma pa pėrfunduar shprehjen, mendimin e lirė demokratik, ballkanik, Albana e goditi pėr herė tė dytė nė kokė. Luani ra pėrmbysė, i shtrirė gjerė e gjatė, nė mes tė dhomės. Ajo bėri disa hapa rreth tij duke tėrhequr bishtin e lopatės pas vete mbi qilim dhe vėshtroi se mos vallė po ngrihej pėrsėri. Iu afrua pranė kėmbėve, u pėrkulė pak pėr ta parė mė mirė nė fytyrė se apo merrte frymė dhe nė kėtė ēast iu kujtua shuplaka nė qendėr tė qytetit, vetėm pse pat pėrshėndetur me buzėqeshje njė koleg; pastaj disa herė rrenat te mjeku, se ishte rrėzuar nėpėr shkallė, se kishte goditur derėn me kokė, se kishte thyer dhėmbin me njė arrė e shumė gėnjeshtra tjera nė punė. Luani lėvizi vetėm gishtin e madh tė dorės. - Po ngrihet,- tha me vete Albana. Ngriti bishtin e lopatės nė ajėr dhe e goditi nė kėmbėn e djathtė. U dėgjua njė ushtimė e fortė, e shurdhėt dhe njė ofshamė e madhe.
- Tash shėno gola me kėmbėn e majtė, ēdo tė diele,- tha Albana me vete. Luani nuk lėvizi mė. Nuk dihej, ishte alivanosur apo kishte frikė tė tregojė shenja gjallėrie nga goditja e re.
Albana e shihte nga lart dhe nuk i besonte syve tė vet se burri saj, Luan Kreshta, ai qė e kishte rrahur dhjetėra herė, ai trimi me flet, qė e kishte kėrcėnuar edhe me thikė nė fyt nga xhelozia, tani gjendej para saj, i shtrirė dhe i pafuqishėm.
Mori gazetėn nė dorė dhe ia i hodhi pranė kokės: - Lexo se si rrihen gratė tė ne! - i tha atij fytyrėvrenjtur dhe me plot mėrrola. - Unė pata gėnjyer! U thashė burri im mė trajton vetėm me dashuri...
Luani lėvizi disa herė qerpikėt, por mendoi se nuk i konvenonte tani tė flasė, jo nga kjo pozitė dhe i mbylli sytė pėrsėri. Nė tė vėrtetė, ai nuk kishte zhvilluar kurrė dialog nga poshtė lartė, por nga lartė poshtė. - Mė mirė po fle,- tha me vete. Ashtu si nė komė deshi ta lėvizė kėmbėn e djathtė, por u rimendua. Pati frikė se mund tė vėrehet nga Albana dhe goditja e fundit mund tė ishte lamtumirėse. E fundit nė kėtė jetė. Fatale. Albana u ulė, ndezi njė cigare dhe mori telefonin nė dorė. Njė copė herė u mendua, tė thėrrasė policinė apo ndihmėn e shpejt. Pasi u mendua mirė, vendosi pėr ndihmėn e shpejt. Futi duart nė flokė, i rregulloi, i leu edhe njė herė buzėt me tė kuq dhe tha me vete: - Nėse e thėrras policinė, i merret fytyra burrit, mė mirė mjekun njė herė...
-
-Ejani ju lutem... Po! Sa mė shpejt... Burri im ėshtė rrezuar nėpėr shkallė...Ndoshta...Gati ka thyer kėmbėn apo e ka thyer. Ndoshta ka pėsuar dridhje truri apo mund tė thuhet se ka pėsuar dridhje truri, - pastaj i tregoi adresėn dhe mbylli telefonin.
Iu kujtua sa herė Luani e kishte tėrhequr zvarrė pėr flokė nėpėr dysheme, duke e sharė dhe duke e shqelmuar, pse ishte dashur tė punojė mė gjatė. Gjersa po pėrkujtonte ato poshtėrime, ato pėrbuzje, tha me vete: - Erdhi ēasti t“ia falė edhe kėtė pėrjetim! U ngrit ngadalė, qetė-qetė, e kapi me njėrėn dorė pėr jakėn e kėmishės, me tjetrėn nė rrip dhe u pėrpoq ta tėrheq. Iu duk i rėndė Luan Kreshta, shumė i rėndė. U ngrit dhe doli nė anėn tjetėr dhe e kapi pėr dy kėmbė dhe e tėrhoqi deri te dera e korridorit dhe e lėshoi aty si njė thes me patate. Kur e lėshoi, Luani deshi tė ofshajė, sepse po tė hapej dera, me njė herė djathtas, nisnin shkallėt e bodrumit.
- Njė rrokullisje tė tillė, vėshtirė se do ta mbijetonte edhe Mic Sokoli nė kėtė gjendje- tha me vete. Parapėlqeu heshtjen dhe nuk bėri as gėk e as mėk. Ajo fėrkoi duart para dere, u drejtua mirė nga dhembja qė ndjeu nė kurriz nga pesha e Luanit dhe hyri nė kuzhinė.
-Jeanne d“Arc, Shota Galica!- pėrsėriti nė vete.
Kur Albana ndezi cigaren e tretė, u dėgjua sirena, pak mė vonė, trokitja nė derė. Ajo e shtyri Luanin pak anash pėr ta hapur derėn. Mjeku i shikoi pulsin, vėshtroi Albanėn i ēuditur, sikur dėshironte tė pyes, pse gjendej burri para dere, por nuk tha gjė.
- E afrova pranė dere nė mėnyrė qė tė jetė mė afėr spitalit!- i tha ajo. Ai tundi kokėn i tronditur.
- Si quhet? - pyeti mjeku.
- Luan Kreshta...Luan Kreshta,- pėrsėriti Albana pasi u mendua pak. Mjeku e thirri disa herė, por u dėgjuan vetėm disa ofshama nga goja e tij. Ai u bėri shenjė me kokė dhe dy infermierė e ngarkuan nė njė barelė dhe dolėn.
Disa sekonda mė vonė njėri u kthye dhe pyeti se a do tė vinte edhe ajo nė spital.
- Duhet t“ia bėjė darkėn fėmijėve,- tha Albana dhe mbylli derėn. Sirena e ndihmės sė shpejt, aq sa mė shumė largohej, aq mė pak dėgjohej.
Tė nesėrmen shkoi Albana nė spital dhe mjeku i tha se kishte pasur njė dridhje tė lehtė tė trurit, por ishte jashtė rrezikut. Mjekėt i kishin lidhur kokėn me njė fashė tė bardhė. Kėmbėn e kishte nė gips dhe tė varur pezull mbi krevat me njė rrip. Ai po flinte thellė. Nėna e tij, qė gjendej pranė krevatit, kur pa Albanėn, u ngrit me nxitim drejt saj. E pėrqafoi me lot nė sy dhe i tregoi se kishte folur para njė ore me tė dhe se Luani i kishte treguar fill e pėr pe, se si kishte rrėshqitur nė njė lėvozhgė bananeje, qė e kishin hedhur fėmijėt dhe kishte rėnė shkallėve tė bodrumit. Mozomakeq, kėtė herė patėm fat! - i tha ajo.- Ky bodrum mė duket shumė ogurzi - shtoi vjehrra. – Dy herė ti, tash Luani, mė mirė ta mbyllni pėr gjithmonė,- i tha ajo resė. Albana pohoi duke bėrė shenjė me kokė dhe shtoi: - Do ta mbyllim pėr gjithmonė nėnė, ke tė drejtė! Ėshtė bodrum shumė misterioz!”

Pas tri ditėve nisen mesazhet nga spitali. Mesazhi i 499 ishte ky: - Mė mirė tė ndahemi. Nuk mund tė vazhdojmė mė! - Luani. Mesazhi i 500: - Nėse edhe njė herė mė thua kėtė, mora bishtin lopatės dhe erdha nė spital. ” Mesazhi i 754. - Natėn e mirė Luan! Mesazhi numėr 755: - Natėn e mirė Albana!
Ndėrkohė e vizituan Luanin edhe miqtė e partisė sė tij dhe i premtuan se nė zgjedhjet, qė do mbahen sė shpejti, ai mund tė kandidohet pėr deputet... Mesazhi i 800: - A tė shkojė nė polici dhe tė deponoj njė deklaratė? Jam e gatshme ta pranojė dėnimin. Mesazhi 801: -Jo! As policisė e as shtypit, asgjė!
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė