Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-07, 13:43   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Princi Leka: Kujdes me historinė

Rrėfehet pinjolli i familjes mbretėrore: Detyra e re, Kosova dhe rishikimi i historisė. "Politikanėt s‘mund tė bėhen historianė"

Njė javė pas emėrimit tė tij si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme, princ Leka II rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" motivin pse ka zgjedhur t‘i bashkohet administratės dhe ambiciet drejt skenės politike. Monarku qė u bė pjesė e administratės publike shqiptare ka lėnė pas dore veset e bashkėmoshatarėve tė tij pėr t‘iu pėrkushtuar tėrėsisht ambicieve nė fushėn e diplomacisė dhe politikės. Princ Leka pohon se pasi tė ketė marrė njohuritė e nevojshme nė administratė dhe pėrmbushur me sukses detyrat e tij si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, kalimi drejt politikės ėshtė njė rrugė nė vazhdimėsi. Si trashėgimtar i Oborrit Mbretėror, ēėshtjen e rishkrimit tė historisė e shikon si njė hap qė duhet shikuar nga historianėt dhe jo nga politikanėt. Sipas princit, politikanėt bėjnė politikėn, ndėrsa historianėt shkruajnė historinė.

Lartėsia juaj, princ Leka, cili ishte motivi qė ju shtyu qė tė bėheshit pjesė e administratės shtetėrore shqiptare?

Unė e konsideroj se ky ėshtė njė angazhim tjetėr i familjes mbretėrore pėr Shqipėrinė nė drejtimin e ndihmės pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė ndihmuar nė ngritjen e imazhit tė saj, sidomos nė momentet qė po kalojmė, tė cilat pėr familjen mbretėrore dhe mbarė kombin janė historike. Pėr mua personalisht ėshtė njė eksperiencė e shkėlqyer, sepse do tė mė ndihmojė nė formimin tim, tė njihem mė nga afėr me administratėn shtetėrore dhe tė ndihmoj vendin tim, tė jap maksimumin tim nė shėrbimin e tij. Si javė tė parė e konsideroj qė kam pasur mjaft ngrohtėsi dhe mundėsi pėr tė marrė njė formim sa mė tė mirė pėr situatėn aktuale qė ekziston brenda pėr brenda politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar.

Java qė kaloj ka qenė java juaj e parė si nėpunės i administratės. Si kanė qenė ditėt e para tė punės suaj si kėshilltar?

Ditėt e para tė punės kanė qenė shumė tė mira, duke marrė njohuri dhe duke plotėsuar ditėt kryesisht nė takimet me administratėn dhe duke marrė njė informacion tė situatės edhe njė njohje mė tepėr brenda pėr brenda administratės.

Ēfarė ėshtė pėr ju diplomacia dhe politika. E shihni detyrėn tuaj tė re si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme si njė rrugė pėr tė hyrė drejt politikės nė tė nesėrmen?

Pėr mua ėshtė njė shans qė unė tė jap kontributin tim dhe tė vė nė dispozicion tė gjithė bagazhin tim pėr Shqipėrinė. Ėshtė e rėndėsishme pėr mua qė unė t‘i shėrbej Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur detyrat e mia si shqiptar dhe si njė princ. Si trashėgimtar i familjes mbretėrore, jeta ime ėshtė pėrfshirė edhe nė ēėshtje tė politikės sė vazhdueshme. Unė mendoj se kjo ėshtė njė rrugė tjetėr pėr vazhdimėsi. Dhe tė jap kontributin pėr njė shans tjetėr, pėr tė dhėnė sa mė shumė ndihmė nga ana e familjes mbretėrore nė tė mirėn e kombit shqiptar.

Pra synoni qė karriera juaj nė tė ardhmen tė jetė e fokusuar mė tepėr nė njė rang ambasadorėsh apo tė kontribuoni mė shumė nė politikėn e brendshme shqiptare?

Unė do tė vazhdoj rrugėn time, sepse unė jam me emrin tim. E kam kėtė shans tė jem edhe jam princi trashėgimtar i tė gjithė popullit shqiptar. Jam princ edhe nė Kosovė, siē jam edhe kėtu. Dhe besoj nė rolin tim, pasi princi nuk ndryshohet dhe nė kėtė drejtim kam marrė njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme edhe nga administrata shtetėrore. Unė e konsideroj detyrėn si kėshilltar i ministrit si njė detyrė shtesė, qė duhet ta shfrytėzoj me tė gjithė fuqinė qė kam.

Diplomacia shqiptare gjatė kohės sė Mbretit Zog njihet si diplomacia mė brilante e Shqipėrisė me vendet e botės. Ēfarė do tė trashėgoni ju nga ajo kohė dhe ēfarė kontributesh do tė jepni pėr Ministrinė e Jashtme?

Personalisht mund tė them se keni shumė tė drejtė. Koha e Mbretit Zog, edhe nė mėnyrėn e zbatimit tė drejtimit nga ana e politikės, sidomos nga ana e politikės sė jashtme, ka qenė e spikatur nga tė gjitha drejtimet. Unė besoj se sot pėr sot ajo kohė ka ndryshuar. Politika duhet tė bazohet mbi ēėshtjet sociale, ekonomike dhe elementet e politikės, d.m.th duhet ta shikojmė situatėn me njė sy tjetėr. Ne nuk mund tė harrojmė historinė dhe duhet tė vazhdojmė pėrpara. Duhet tė kujtojmė dhe tė mėsojmė mėsimet mė tė rėndėsishme tė kohės sė Mbretit Zog. Ajo kohė mbetet njė nga kohėt e arta tė diplomacisė shqiptare. Ėshtė koha e njė vetėdijeje tė lartė kombėtare dhe dėshirė pėr shtetformimin, por shumėēka ka ndryshuar dhe ne kemi kaluar kohė tė vėshtira, sot duhet t‘u pėrshtatemi kushteve tė reja social-ekonomike dhe t‘u pėrgjigjemi nevojave tė bashkėkombėsve tanė. Koha e Mbretit Zog na ka dhėnė njė shembull se si duhet ndėrtuar njė shtet dhe sakrificat qė duhet tė bėjmė pėr vendin tonė. Sot ne e kemi dhe duhet tė punojmė pėr tė, t‘i mbrojmė pavarėsinė si atė administrative, politike, ashtu edhe ekonomike. Unė kam jetuar njė pjesė tė jetės sime jashtė Shqipėrisė dhe pėrvoja e akumuluar jashtė si edhe edukata e marrė nė familjen time do tė mė shėrbejė.

Keni deklaruar se do tė angazhoheni fuqishėm nė ēėshtjen e Kosovės. Konkretisht, ēfarė mendoni se ėshtė mė e mirė pėr Kosovėn nė kėto momente dhe ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė diplomacia shqiptare ndaj pengesave qė Serbia nxjerr pėr ēėshtjen e Kosovės?

Unė besoj se tashmė ėshtė e ditur qė Shqipėria ėshtė duke mbėshtetur me tė gjithė fuqinė e saj pavarėsinė e Kosovės dhe planin e Ahtisarit. Nuk ka asnjė dyshim qė Shqipėria do tė jetė gjithmonė pranė Kosovės. Unė do tė vazhdoj tė jem si trashėgimtar i familjes mbretėrore, tė jem njė zė i fuqishėm pro pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjithė drejtimet e saj. Edhe nė kėtė element, besoj se shteti shqiptar ėshtė duke dhėnė maksimalen e vet pėr kėtė ēėshtje. Qėndrimet tona janė tashmė tė njohura, pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja alternativė, ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė e papranueshme. Diplomacia shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė pakos sė Ahtisarit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kundėr ndarjes sė saj, ky duhet tė jetė qėndrimi tė cilin duhet tė mbajė dhe sė cilės duhet t‘i pėrkushtohet. E rėndėsishme pėr ne ėshtė bashkėrendimi i punės me partnerėt tanė strategjikė si SHBA-tė, Mbretėria e Bashkuar dhe BE-ja.

Si trashėgimtar i fronit mbretėror, cilat janė marrėdhėniet tuaja me vendet e tjera tė botės. Sa do tė ndikojė kjo nė punėn e Ministrisė sė Jashtme?

Shumė tė mira. Mund tė them se me vendet e tjera tė botės jemi shumė miq. Kuptohet, ne do tė vazhdojmė dhe unė kam fatin jo vetėm si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, por kam edhe mbėshtetjen e plotė tė Oborrit Mbretėror, qė kam mundėsi tė jap njė kontribut pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Kam filluar nė disa drejtime, sidomos nė element tė diasporės edhe vendeve tė tjera, duke hapur rrugėt dhe shtrirjen e influencės sė shtetit shqiptar, dhe unė besoj se kėtė drejtim unė do tė vazhdoj tė ndihmoj sidomos me miqtė qė kemi. Kemi edhe miq nė Lindjen e Mesme dhe vende tė tjera.

Kėshilli i Ministrave ka vendosur pesė ditė mė parė qė historia e Shqipėrisė tė shkruhet nga e para. Kjo ēėshtje ka ngjallur debate, jo vetėm mes akademikėve, por edhe mes politikanėve. Mendoni se ėshtė e drejtė qė tė rishikohet historia, kryesisht periudha e Mbretit Zog?

Kėtu do tė ketė edhe njė reagim. Unė personalisht nuk mund tė reagoj si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, por nga ana e Oborrit Mbretėror do tė ketė njė reagim pėr kėtė ēėshtje. Patjetėr qė historia nė Shqipėri ka pasur shumė ndikime politike dhe duhet shikuar me njė sy tė pavarur. Jo nga elemente tė vjetra tė politikės shqiptare. Unė do tė them me tė gjithė fuqinė time, se nė qoftė se jeni i pėrfshirė nė politikė, nuk duhet tė jeni edhe historianė.

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė