Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-06, 10:31   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Tre shpėrthime nė Egjipt, vriten 22 njerėz

Shpėrthimet me eksploziv, nė qendėr tė qytetit Dahab, tė frekuentuar nga turistėt. Rreth 150 tė plagosur


Gazeta Shekulli


EGJIPT- Tė paktėn 22 njerėz mbetėn tė vrarė dhe shumė tė tjerė u plagosėn gjatė tre shpėrthimeve tė eksplozivit nė qytetin egjiptian tė Dahabit. Shpėrthimet ndodhėn nė qendėr tė zonės sė frekuentuar nga turistėt, rreth orės 17: 15 minuta tė pasdites sė djeshme, nė kohėn qė shumė njerėz ndodheshin jashtė nėpėr lokale apo restorante. Dėshmitarėt treguan tė tmerruar se kishin parė copėza eksplozivi dhe trupash tė ‘fluturonin” nėpėr rrugė. Pjesa jugore e gadishullit Sinai, ku ndodhet edhe qyteti i Dahabit ėshtė goditur disa herė nga sulmet me bomba. Rreth 60 persona mbetėn tė vrarė korrikun e kaluar nė njė sulm tė ngjashėm, nė Sharm el-Sheikh. Duke iu referuar BBC, policia ka pohuar se mė shumė se 20 ambulanca dhe makina policie janė nisur me nxitim drejt zonės sė goditur nga sulmet. Ndėrsa zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme konfirmoi shpėrthimet, mbrėmė nė darkė. “Ndodhėn shpėrthime, por panorama nuk ėshtė ende e qartė”,-i pohoi ai agjencisė sė lajmeve Reuters. Ndėrkaq, mėsohet se rreth 150 persona kanė mbetur tė plagosur gjatė sulmeve tė mbrėmshme me bomba. Policia lokale pohoi se shpėrthimet ndodhėn nė qendrėn e qytetit, ku ndodhen edhe pjesa mė e madhe e bareve dhe restoranteve. Njė mjek lokal tha pėr “Associated Press” se njėri prej shpėrthimeve pėrfshiu edhe njė hotel. “Dėgjova tre shpėrthime tė zhurmshme nė njė zonė dyqanesh tė qytetit. Pas shpėrthimeve pashė shumė trupa njerėzish tė gjakosur”,-pohoi njė tjetėr dėshmitar pėr BBC-nė. Dėshmitari shton se policia egjiptiane ishte shumė e organizuar dhe pastroi gjithė zonėn e shpėrthimit. Dyshohet se pjesa mė e madhe e tė vdekurve gjatė tre shpėrthimeve tė djeshme janė turistė tė huaj. Sipas BBC, autoritetet egjiptiane kanė zbuluar njė grup aktivistėsh militantė nė Sinai, por nuk kanė dhėnė detaje mbi lidhjen e tyre me sulmet e djeshme. Dyshohet gjithashtu se i njėjti grup ėshtė pėrgjegjės pėr shpėrthimet nė zonėn e Tabas, tė ndodhura ato nė tetor tė vitit 2004, gjatė tė cilave mbetėn tė vrarė 34 njerėz.

25/04/2006





__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante