Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-08, 11:42   #18
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Abas Ermenji

Abas Ermenji


Abas Ermenji lindi nė Ermenj tė Skraparit mė 12 dhjetor 1913. Studimet fillore i kreu nė Berat, kurse studimet e mesme nė gjimnazin e Shkodrės. Nė vitet 1934-1938 kryen nė Sorbonė, Paris, Fakultetin e Letėrsisė me specializim Historinė.
Kthehet nė Shqipėri nė vitin 1938 dhe emėrohet profesor nė Liceun e Korēės ku jep mėsim deri nė muajin nėntor tė vitit 1939. Arrestohet nga italianėt si njė nga organizatorėt e rinisė korēare nė manifestimet e 28 Nėntorit 1939 kundėr pushtimit fashist dhe internohet nė ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet nė vitin 1941.
Sapo kthehet nė Shqipėri merr pjesė nė organizimin e rezistencės sė armatosur kundėr pushtimit tė huaj nė zonėn Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajė Beratin tė lirė prej italianėve. Ishte njė nga organizatorėt e Ballit Kombėtar dhe anėtar i Komitetit qendror tė tij.
Pas fitores sė revolucionit komunist nė Shqipėri, detyrohet tė largohet nga atdheu dhe tė marrė rrugėn e gjatė tė mėrgimit. Vendoset nė Paris ku drejton Komitetin Kombėtar Demokrat "Shqipėria e Lirė", i cili ka lozur njė rol tė madh nė pėrpjekjet pėr njė Shqipėri tė lirė nga diktatura komuniste si dhe pėr ēlirimin e Kosovės nga shtypja dhe tirania e Serbisė.
Pas rikrijimit tė Ballit Kombėtar nė Shqipėri nė vitin 1991, zgjidhet kryetar i kėsaj partie dy herė radhazi nė vitet 1994 dhe 1998. Gjatė kėsaj periudhe, megjithė moshėn e tij tė madhe, ka dhėnė njė kontribut tė madh nė ngritjen e ndjenjės kombėtare tė shqiptarėve nėpėrmjet njė serie konferencash nė tė gjithė Shqipėrinė.
Profesor Ermenji ka qenė njė mbrojtės i flaktė i ēėshtjes dhe kombėsisė shqiptare, me artikuj tė shumtė, tė botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek pėrmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij ėshtė studimi "Vendi qė zė Skėnderbeu nė Historinė e Shqipėrisė" - njė apologji madhėshtore e kombėsisė shqiptare.
Profesor Abas Ermenji u nda nga jeta mė 10 mars 2003. Profesori e donte shumė Shqipėrinė. Jetoi pėr Shqipėrinė dhe vdiq me Shqipėrinė nė gojė. Kėshilla e Tij e fundit ishte qė tė jemi Shqiptarė tė mirė.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė