Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-08, 20:24   #184
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere

Tė Dymbedhjetėt, Apostujt


Ungjijte sinoptike
dhe Veprat e Apostujve permendin emrat e dymbedhjete nxenesve. Ne keto kater libra, regjistri i ketyre nxenesve gjithnje fillon me Simon-Pjetrin dhe mbaron me Juda Iskariot.

Duke i lexuar te gjithe keta regjistra takojme shume emra, me shume se dymbedhjete. Disa anetar te kesaj bashkesie kane emra te njejte, por per kete arsye pas emrit kane shtojce: emrin e Atit apo fisit.

Si shembull ta marrim Jakobin. Permenden dy Jakoba: vellai i Gjonit - biri i Zebedeut i quajtur plak dhe Jakobi i biri i Alejit ose Jakobi i Ri. E njejta gje eshte me Juden: Juda Tade dhe ai nga Karioti.

Juda, te cilin e takojme tek Lk dhe Vap eshte i njejti me Juden e Jakobit, te cilin e takojme te Mt dhe Mk.

E njejta gje eshte edhe me nxenesin Natanael. Kete nxenes me kete emer e takojme te Gjoni, derisa te te tjeret ky nxenes quhet Bartol. Edhe ketu eshte i njejti nxenes. Keshtu sqarohet kjo mjegull mbi shume emra ne regjistra te Apostujve.


Te dymbedhjetet ishin keta: Simon Pjetri, Andrea (i vellai i tij), Jakobi Plak dhe i vellai Gjoni (bijte e Zebedeut), Filipi, Natanaeli-Bartoli, Toma, Levi-Mateu, Jaku i Ri, Alfeu, Juda Tadeu i Jakut, Simon Kenani-Zelltar, Juda nga Karioti.

Jezusi keshillon apostujt


Jezusi jo vetem qe i mesoi, u beri te mundshme ta njohin me mire se te tjeret, t'i shohin veprat e tij dhe ti degjojne fjalet dhe mesimin e tij, por edhe i qortoi dhe keshilloi.

Sa here qe ishte nevoja per qortim, Jezusi i qortonte. Jezusi kur i qorton nxenesit e tij, e ben kete plote kuptim dhe dashuri. Jezusi asnjehere nuk i qorton pa iu dhene shpjegimin mbi ate qe nuk kuptonin apo nuk kishin te qarte. Jezusi kishte durim te madh me nxenesit. Kete durim mund ta kuptojme vetem nese kemi parasysh faktin se Jezusi i pranoi keta njerez ashtu sic ishin, sepse kishte qellime te medha me ta dhe i donte per se tepermi. Qellimi i qortimeve eshte qe apostujt te forcohen e te pasurohen me shume.

Jezusi i qortoi nxenesit individualisht dhe te gjithe se bashku. Individualisht Jezusi i qortoi Gjonin dhe Jakobin, bijte e Zebedeut (Mt 20, 28-28 ), Pjetrin (Mt 16, 22-23), Juden (Gjn 12, 4-8 ), Filipin (Gjn 14, 8-9), Tomen (Gjn 21, 27-28 ), perseri Pjetrin (Gjn 21, 21-2) e keshtu me radhe.

Te gjithe se bashku Jezusi i qortoi atehere, kur shume nxenes - rrethi me i gjere i nxenesve - u larguan, sepse per ta ishte fjalimi i Jezusit mbi veten, porsi buke Jete (krah Gjn 6, 60-71; Mt 15, 1-20; Mk 9, 38-39).
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė