Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-06, 17:37   #2
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PREKJE LIRIKE

JAM AI QĖ JAM (Jackues Prevert,1905)


Drunjtė shtatbardhė drithėrojnė si gishtėrinjtė e fare dore tė ngritur. Mugėtira e zbetė. E pėrzier. Pėrkėdhel. Ngapak vrugėton. Paqėson tė lėnduarit e e ditės. Hijet e drunjve. Hija e njė njeriu. Unjur nė bankė. Jo. Ende s’ndahet. Hije njeriu. Hije druri. Apo…Po e marr si hije.Mė mirė tė mirret gjithcka nga larg. Se nuk tė vret. Tė afėrmet. Ato tė gjakut tėnd. Sytė e huaj. Tė vrasin. Vokanėsia. E ligė pėr tė gjithė. Aty ku prangohet fjala. Shpėtim! I miri. Vokan kėtu. Vokan atje. Vokan nė Ferr. Vokan nė Parajsė. Vokanėsi, he ngjethje pėr sė gjalli! Ndėrpres mendjen. Mendjet shpeshherė priten. Copėtohen. Ja shpie nga Ajo. Nga Hija. E ndaj fare mirė. Ėshtė njeri. Hija njeri? Vėrtet de. E di. Kush ėshtė. Ē’ėshtė. Ē’bėn. Mendon. Gjithkush mendon. Tė mirėt mendojnė pėr tė mirėn. Tė kėqinjtė tė zhdukin tė mirėn. Dikush kėshtu. Dikush ashtu. E vėrteta ec gjithmonė. Kurdo nė krahun e saj. E vėrteta. Siē qe ngaherė. Mendimet Ia marrin rend e rend. Shtruar e shtrua. Siē duhet tė kujtohet. Ai qė veten e ndrydh.Dikur mbetet i tharė.S’do tė ketė mė njomėsi.Sepse ajo ik me stinėt. E kur nė lulėri Ia qepin me tė praptėn, pik pa frymė.E gjallė ėshtė fryma e lirė! I gjallė ėshtė ai, atėherė kur do tė jetė mot e jetė me ata qė i shpie nė ngrehinėn e vetes. Dhe. Ndalem. Njeriu i unjur shikon. Vėshtron pėrmallshėm. Ndofta pėr tė ėshtė krejt rrafsh! Asgjė s’e prek. Edhe kokėn nė ia heqshin. S’ndėrron ēap.Vėshtron. Vetėm vėshtron.I pėrhihem. Mund tė jenė ata qė e rrethojnė pėrditė., ata qė e pėrcjellin, ia shtojnė zymtėsinė.
Dhe sa herė vret mendjen pėr atė qė tė rrethon, zymtėsohesh. Tė gjithat nuk tė zymtėsojnė. Me frymė nė fyt. Kthehesh nė guri. Asgjė s’tė duhet mė. Gjithnjė i pagojė! S’e shpie dot. Ai mė kthehet. Mė shtrin diēka. Po. U kujtova. Mė jep njė cigare. Kur tė ndizet njė, ēilen dyert.”Ndize njė tė tė ngrohė”. E marr si pėr habi. Si? Tash e ndiej tė ftohtė? Nė kėtė mot tė mėrdhas? Po pastaj? Po tash? Do tė ngrihem. I ngrirė. O i pėrlyer. E dyta s’hahet. E para, bėn tash. Bėn mė vonė.Ēfarė s’ngjet. “Gjithkush bėn punėn e vet”.Ashtu ėshtė. Nuk qitet poshtė kjo. Mirėpo. Tė gjitha tė mbyllura. Veten e mbyt. Shkrihesh, dėrmohesh. Punė e madhe pėr Grushtin. Ndaj mbytja tė forcon. Tė rrit. Tė ngrit. Nuk bie pėrdhe njeriu! Askush s’mund ta rrėzojė. Shikon tė zezėn. Do tė shikosh tė bardhėn. Vetėm duhet ēelur sytė. Sytė e ēelur janė tė kėndshėm, tė dashur. Sikur tė kisha njė palė tė tillė. Fare tjetėr! Ēdo gjė na ndėrron. Na bėn tė tjerė. Ē’tė duhet.Ajo qė ti vret sytė. Nuk. Ncėk. Si memec. Ē’kam ndėr duar, mė tymos. Mbaj mend se kush ma dha. I falem. Si ti kėshtu, humbesh. Nuk mė shikon. I riu tė tretet, tė vyshket. Mos…Ih, ēfarė s’ka. Lėre pra. Di se nga vjen.Gjithkė pyete se nga vjen, do tė dish se kush ėshtė. Edhe pėr mua e di se nga jam, ndaj merre vesh.Ndaj e di se kush jam, ē’dhashė, ē’mė morrėn, ē’mė dhuruan. Njėherė e mirė jam tjetėr. Siē mė shikon. Siē tė dukem, apo tė prerė nė mugėtirė. Ndėr tė miat, lirikėn e tij tė ngurtė. E godas me timen, ndofta ende tė njomė. Zbėrthehet. Ēelet. Krahėron me gjithė atė ngujuarėn nė zemėr. I qasem. Nė afėrsi ndien mė tepėr. Bėn tė kthehet edhe imja nė tė ngurtė. Por, pėrnjėherė le tė mirret ēfarė ėshtė. Mėrdhezen tė dyjat. Pėrpushin njėra tjetrėn. Ato kallin. Ngjallin. Na rrėfejnė, na pagėzojnė, ftojnė. Sa i zymtė! S’shkohet me tė. Zbrapsem. Se ”Me kamxhikun pikėllues tė realitetit. Dhe s’mund tė them asgjė”. Ėshtė i zėnė me tė. I plandosur nga ai. Qitur si djall i iritur. Nga. S’e di. Po diē hyp nė kokė. Dhe:

Hurdha tė mėdha gjaku ka nė botė
ku vete gjithė ky gjak i derdhur
vallė mos toka e pi dhe dehet

Njerėzit s’duan mė kurfarė gjaku. E toka po. Ajo nė ēdo mot , nė ēdo vend u deh, ėshtė dehur, do tė dehet dhe do tė jetė e dehur. Gjėllin me tė. Nė dehjet e saj tė medha. Derdhet pėr gjithēka. Luftėrat. Mėmėdhetė. Dashuritė. Tė paqenat. Thashethemet. Zėnkat. Puna.Shpifjet. Tė fortėt. Tė lartėt. Ėshtė “gjaku i vrasėsve...gjaku i luftrave...i mjerimit...gjaku i njerėzve tė munduar e tė xhindosur nėpėr burgje...”. Gjaku i prishur, derdh ēurgun e tij tė pastėr. E keqja nė duar tė tė adhuruarve ngritet. Prehen nė gjiun e saj tė zi. Bota nuk rri e qetė pa to. Bota nuk mbetet kurrė e qetė. Pėr tė kėqijat s’e vlen barra qiranė tė flitet. Flasin vetė. Me gjuhėn e ndyrė. Me atė qė pret shpirtra. Qė thyen e shemb jetėra. Jeta e shembur, varr. Shumė jetra shemben, shumė. Ajo e njoma. Rėndom. Kėto mė shpesh. Edhe atėherė kur s’e merr me mend.
Vazhdon……………………………………………………………………………………
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė