Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-07-06, 15:38   #4
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PREKJE LIRIKE

JAM AI QĖ JAM (Jackues Prevert, 1905)

Vazhdimi.................................................. ...........

E i shtie nė lėng tė shpirtit, e qet me rrėnjė nė diell. Si njeriu i kohės sonė mė. I qitur nga shpirti, po jo nga lėkura. Mund e tmerr tė dalėsh nga shpirti yt. Ēfarė s’pėrjetohet...Shkreptimė ndjenjės sonė ”thotė shumė pa folur asgjė”, vetėm na i shtrin duart, grushtin. Pikėn e bardhė. Pikėn e zezė. Ajo qė vjen pa fjalė, aq paqėtueshėm, tė kaplon, ėshtė mė e fuqishme, mė e gjallė. Dhe nis e sos e do “Butėsinė e gjinjve tė saj thadruar nga dashuria”, nga ajo daltė e artė dhe e ndryshkur. Duke thadruar butėsinė i kujton njėrės qė iku, qė ia la vrragėt kujtim:

Mban mend Barbara
Atė ditė nė Brest binte shi pa pra
E ti ecje e buzėqeshur
E gėzuar e ndritur e qullur

Shiu dhe ndarjet janė bashkė. Lotėt dhe shiu. Nuk i lajnė plagėt. As koha. As harresa. Vrragėt s’lahen dot. E prekin gjethet qė nė vjeshtė me fytyra tė verdha e puthin tokėn.Janė pikėllimet dhe kujtimet? E shkuara: erė e ftohtė, e ia bėnė ”Tė gjitha sė bashku ke nata e harrimit”. Po bie njėra, tė nxjerrė tjetrėn. Harrimi vetėm dhembshuron. Shtrijnė vel pushi mbi zjarrin. Zjarri djeg ēdo vel, ėshtė i pacipė. Diēka djallėzore, fort e dashur ”Unė mbaja llambėn ti dritėn kush e shiti fitilin”. E lulen e zemrės, si t’i bėhet, mund ta dojė e mund tė mos e dojė. Nuk i prishet shumė Herėt e vonė e mban mė vete. E ngjėroi. E ngriti. Poshtė nuk e hudhi asnjėherė. Urrejtja ndaj dashurisė sė ligė e bėn tė vjellė. Ndjenjat fisnike s’shiten. Aq mė zi, ndjenjat mė fisnike. Rriten ndėr veti. Nuk ndahen. Janė njė. Njė me njeriun. Kuvlia e zogut. Kuvlia. Sa e lėndon njeriun. Bėn tė jetė e egėr ndaj saj. Ku tė dihet, kur aty thahet, venitet gjithēkaja. Grilat e hekurta, njeriu. Zi i madh. Zi e zi. E gjithė pėrshkon kėngėn e tij. Pa ai ndokė nė gjiun e hekurt, nė duart e hekurta qė pijnė gjakun e fytyrės. I dha mveshur me njė mjegull tė hollė. Ēfarė janė me ngjyrėn e portokallit o tė hėnės qė e desh mė parė. Pamjet e tepėrta e mbrujtėn siē ditėn. Zėkosat e kėngės na e dėftojnė tė ecur. Buzė Senės sė dashur. Nėpėr parqe: nė verė, nė vjeshtė, nė dimėr. Pranė skamnorėve. Midis lulesh. Andej e kėndej nga hedh e sjellmja, pa

Jeta ėshtė e bukur
Me kokė pėrgjėrohem
Pėr kėtė

E bukur dhe e mirė vėrtet. Ta dimė se cila ėshtė jeta. Do ta duam mė shumė. Do t’i qepemi me ashk. Me guximin qė jep ajo ndėr fitime e ndėr pėsime. Jetė! Mbarėsim kėrkon. Atė dhe asgjė tjetėr. Tė gjithė e kėrkojnė. Pak e ngjerojnė. Ngopje me tė s’ka. Mė sa ka me vetvehten. Mė sa ka me tė gjithat qė s’janė. Nė bankė ende i unjur. Qėndrohet kėshtu! Tė mos pėrfillet askush. Drunjtė, lulet, njerėzit ia dinė kėngėt. E ai hesht “Doja mė tepėr tė hesht se sa tė jemė i qesėndisur”, dhe bėn atė, bėn kėtė, nė ēdo kohė qesėndi. Botė ėshtė kjo! Dhe atėherė kur u tha se fjala s’do tė flerė mė ndėr shpirtrat e njerėzve, jotja i vėrshoi, u dha fisnikėrimin. Poeti popullor. Ai, qė fjalėn e butė dhe tė ėmbėl, fjalėn e mbrojtur me gjakun e gjithkujt, pėrkėdhel, forcon dhe bėn guximtar edhe mė tė ligun. Dhe ashtu siē thotė: duhet ta mbrojė. Tė mos i bjerė nė moh. Shumė e shumė thonė fjalė kėnge. Por kush e ndien dhe e rrit me gjakun e vet, ėshtė njeri i kėngės. Ėshtė njeri qė e ndiejnė tė gjithė.. T’ia shpalosin shpirtin dhe tė dehen me tė. Ashtu siē u deh ai me tė tyre. Shpalos dikė, tė tė shpalosė dikush. Nuk lėviz. Si mė parė...
Ende thith cigaren. Fytyra njerėzish nė kokė. I mora portretet e tė vegjėlve tė tu. Prit. Do t’i dėrgoj edhe tė tė mive. Tė tillėt pėrmbushin botėn e mirė. Ke Ti. Ke unė. Kahdo. Jeta na shpuri nė rrugė tė ndryshme. Kėshtu ajo i shpie njerėzit. Shumė s’e besuan kėtė. S’janė me ne. Janė me ne. Unė fola me ta. Folėm ne. Flasim me gjithkė. E kjo nga brenda tė vė zjarr. Ē’tė bėsh!...S’e kam mė pranė. Dy palė gishtėrinj thyhen me tė verdhė. Turbullirė. S’ka turbullirė. Fola thyer. Desha tė fik cigaren!

Mė jipni edhe njė cigare!...
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė