Titulli: Tregime
Duetto
E njoh prej kohėsh. Kur erdhi pėr tė parėn herė nė shtėpinė time ishte ende e vogėl, e bardhė, si pambuku. Rrinte si e huaj. Mė shikonte, e habitur, me njė vėshtrim ku shprehej njė ndjesi e butė, njė dėshirė e pakuptuar. E mirrja pranė edhe e gėzoja lehtazi duke ia shkuar dorėn time mbi flokėt e pambukta. Nuk lėvizte dhe unė vazhdoja ta pėrkėdheja.
U rrit shpejt. Hodhi shtat nė pak kohė e sipėr. Sytė i ndritnin edhe mė shumė, edhe mė shumė i qeshte fytyra e saj e vogėl, por ajo mbeti gjithmonė ashtu e bardhė, ashtu e bardhė si pambuku.
Sot u mbushnė tre vjet qė nga dita qe kam njohur pėr tė parėn herė. Mė duket tashti sikur e njoh prej shumė vjetėsh. Sikur ka qėnė kurdoherė pranė meje dhe sikur mė ka shoqėruar gjithmonė nė gėzimet dhe nė mjerimet e mia. Sikur smė ėsht ndarė kurrė!
***
Mbrėmjeve kur kthehem nė shtėpi e di sigurisht qė do ta gjej te pragu i portės. Mė shikon qė prej sė largu dhe shpejton nė drejtimin tim. Mė vjen pranė dhe unė e pėrkėdhel, i gėzuar. Njė natė, koha ishte e bukur. Qielli i llambaritur. Yjzit xixėllonin pafundėsitė kristalore. E pashė nė rrugė kur zbardhėllente nė rrezet e hėnės. Mu duk mė e bukur, mė ledhatare, mė dashnore se ēdo herė tjetėr. Dola fushave me tė dhe shėtitėm bashkė mbi barin e njomur nga lotėt e natės. Ishte e gėzuar, i gėzuar isha dhe unė. I thashė se mos ishte e lodhur dhe nėse donte tė pushonim pak mbi njė gur, nanėn e rrugės. Nuk mė foli. Mė shikoi me sytė e saj tė vegjėl, me njė vėshtrim tėmbėl, kokėn pak tanuar. Ndėnja pak mbi gurin e madh qishte nanėn e rrugės edhe ajo erdhi e pushoi pranė meje. E mora edhe mė pranė, e gėzova lehtazi duke ia shkuar dorėn time mbi flokėt e pambukta ndėrsa ajo e shikonte hėnėn pa folur.
***
Kur vjen dimri dhe thėllimi, ajo nuk del te pragu i portės qė tė mė presė si ēbėn nė pranverė. Por e di se do ta gjej prapa derės dhe do tė hidhet sapo tė mė shikojė. Rrimė sė bashku natėn vonė, pranė vatrės, unė me njė libėr nė dorė edhe ajo pranė meje. Kur lodhem sė kėnduari e sytė mė vriten nga gėrmat e vogla shikoj gjarpėrimin e zhdėrvjelltė tė flakėve. Rrimė sė bashku duke e shikuar zjarrin, pėr njė kohė tė gjatė, unė duke ia pėrkėdhelur lehtazi flokėt e pambukta dhe ajo duke i mbyllur pėrgjysmė sytė e vogjėl. E kam shoqen mė tė mirė nė jetė. Mė rri pranė dhe mė kupton shumė herė. E dua shumė qenin tim Titi, tė bardhė, si pambuku.
Vedat Kokona
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
|