Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 16:12   #6
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kur`ani nė Letėrsinė Shqiptare

Islamizimi – barrierė qė ndrėpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarėve

Ardhja e turqėve nė Ballkan ėshtė moment me rėndėsi nė historinė e zhvillimit tė sferės shpirtėrore tė shqiptarėve. Kjo ardhje, sipas Ismail Hasanit[28], Robert Elsie-t[29] etj., pėrkundėr vuajtjeve tė pafundme, qe u solli banorėve tė kėtij vendi (sc. Shqipėrisė – I.A.), solli edhe njė kulturė tė re e tė pėrpunuar, e cila mė vonė do bėhet, edhe sipas R. Elsie-t[30], pjesė pėrbėrėse e identitetit shqiptar.
Kėshtu, prandaj, Islami, si njė fe e re, kishte ēarė midis veriut katolik dhe jugut ortodoks tė Shqipėrisė dhe me kalimin e kohė, u bė besim sundues dhe pati karakter mbrojtės gjithėshqiptar.
Ē`ėshtė e vėrteta, studiues tė njohur, ndėr ta edhe Roberto Maroco dela Roka[31], tashmė e kanė vėrtetuar, me argumente tė pathyeshme, se Islamizmi ka pasur rolin vendimtar nė ruajtjen e identitetit kombėtar tė jetės absolute tė popullit shqiptar.
I po kėtij mendimi, sipas historianit Renzo Falaschi, kishte qenė edhe Ismail Qemali sikundėr edhe Kasem Biēoku, i cili, ndėr tė tjera, shkruan, citojmė : « procesi i islamizmit nisi qysh me pushtimet e para osmane nė Shqipėri. Ai u pėrhap gjerėsisht gjatė shek. XVI-XVII dhe pėrfshiu pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve. Islamizmi lehtėsoi integrimin e tyre nė jetėn e Perandorisė Osmane dhe u bė njė barrierė e fuqishme qė ndrėpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarėve... »[32].
Mendime dhe vlerėsime tė kėtilla, ndryshe nga ato tė Zef Mirditės dhe Engjėll Sedajt[33] hasim edhe te autorėt e tjerė si:
Peter Bartl,
Hasan Kaleshi,
Muhamed Pirraku,
Safet Juka,
Jahja Dranēolli, etj..

Kėshtu, pėr shembull, Hasan Kaleshi (1922-1976), Jahja Dranēolli dhe Peter Bartl[34] kanė shprehur pikėpamje bindėse kur kanė thėnė se pushteti turk i Ballkanit, pėrkatėsisht Islamizmi e pati tė paktėn njė rrjedhojė pozitive – i shpėtoi shqiptarėt nga asimilimi etnik prej sllavėve, ashtu sikundėr vėrshimi sllav nė Ballkan nė shekullin e gjashtė i pati dhėnė fund procesit tė romanizmit qė kishte kėrcėnuar me asimilim paraardhėsit jo latinofolės tė shqiptarėve, njė mijė vjet mė parė.

Falė faktit qė njė pjesė e madhe e popullsisė gjatė shekujve kishte pranuar islamin, pavarėsisht me dhunė apo vullnetarisht, shqiptarėt merrnin pjesė qenėsisht edhe nė historinė perandorake osmane. Shqiptarėt, siē dihet, pėrfaqėsoheshin nė elitėn ushtarake, politike e kulturore tė Perandorisė nė pėrmasa qė nuk ishin aspak nė raport me numrin e tyre si popullsi. Pėr mė tepėr, nėn sundimin turk shqiptarėt e zgjeruan qenėsisht hapėsirėn e tyre. Nga e tėrė kjo dihet se, siē shkruan edhe P. Bartl[35] sundimi turk pėr shqiptarėt nuk ka pasur vetėm pasoja negative. Pėrkundrazi. Pushtimi turk, edhe sipas P. Bartel, i kishte dhėnė fund procesit tė sllavizimit tė shqiptarėve, edhe nė Kosovė.

Nga kjo mund tė nxirret pėrfundimi : islamizmi-barrierė, qė ndėrpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarėve.

Kėtė fakt do duhej ta pėrfillte edhe historiografia shqiptare sikundėr edhe studiuesit e sotshėm shqiptarė, tė cilėt janė tė prirur qė sundimin turk ta vėshtrojnė dhe ta gjykojnė fund e krye negativisht. Prandaj, siē e ka vėnė re studiuesi i njohur gjerman, Peter Bartl[36] ka gjithėsesi vend pėr t`u vėnė nė dyshim legjitimiteti i kėtij dyshimi.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė