Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-11, 20:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Opinione

Shkundja e premtimeve


Shkruan: Albin Kurti




Politikanėt e qeverisė tė cilėt rregullisht nuk u janė pėrmbajtur premtimeve tė tyre presin qė ne tė kemi pritje modeste pėr ta. Ata e dinė qė kanė gėnjyer; ne e dimė qė kanė gėnjyer; ata e dinė qė ne e dimė qė ata kanė gėnjyer; dhe, ne e dimė qė ata e dinė qė kanė gėnjyer.

Ky inflacion i sė vėrtetės pėr gėnjeshtrėn po bėhet mė shumė shans pėr gėnjeshtrėn sesa pėr tė vėrtetėn. Gėnjeshtrat po e vazhdojnė shtegtimin e tyre dhe tė vėrtetat vetėm sa po i ndjekin nga pas pa arritur qė t’i ndalin ato. E vėrteta nė Kosovė ėshtė veēse e vėrteta pėr gėnjeshtrėn mė tė re.

Qeveritarėt kosovarė premtojnė jo pse besojnė qė qytetarėt do t’iu besojnė atyre por pikėrisht pse e dinė qė tashmė qytetarėt nuk iu besojnė atyre. Lehtėsia e premtimit politik nė Kosovė nuk buron nga aftėsia e qeveritarėve apo nga kredibiliteti i tyre, por nga ndarja e premtimit prej zotimit qė premtimi duhet ta nėnkuptojė. Kėsisoj, premtiminis jetėn e vet pa gravitet gjėkundi dhe degradohet nė gjest politik pėrbrenda lojės politike.

Premtimi i kėtillė nuk matet e krahasohet me (mos)pėrmbushjen e tij brenda njė afati tė caktuar. Njė premtim nė Kosovė krahasohet e matet veēse me njė premtim tjetėr, ose me disa premtime tė tjera, gjithnjė nė kuadėr tė garės sė premtimeve tė shkėputura nga zotimi si thelb i tyre. Premtimi e ka humbur karakterin referencial (nė botėn reale) pėr ta fituar karakterin diferencial (nė njė botė paralele). Premtimi nuk ėshtė mė marrėdhėnie ndėrmjet njerėzve, sepse ai nuk mbijeton mė pėrballė njerėzve por bashkėjeton me premtimet e tjera. Thjesht, tjetri i premtimit ėshtė premtimi tjetėr i thjeshtė.

Kėto premtime nuk mund t’i zhveshėsh nė thelbin e tyre sepse ato janėtė pathelb. Teksa e shpalos premtimin nėpėr gjeologjinė e tij do tė mund tė gjesh gjithēka pėrpos bėrthamės sė tij. Krejt ēfarė mund tė merret nga premtimi ėshtė vetė premtimi – s’ka asgjė pėrtej asaj qė duket. Premtimi nuk i pėrket rrafshit etik por sferės estetike. Ai gjykohet pėr formėn e stilin e tij, jo pėr pėrmbajtjen dhe arsyeshmėrinė e tij. Dhe, secili premtim nė Kosovė paradoksalisht arrin tė vlerėsohet pikėrisht pse premtimi si i tillė ėshtė kategori e zhvlerėsuar. Pasi ta kesh konsideruar premtimin nė parim doemos do tė provosh t’iu marrėsh erė luleve tė tij, apo jo?

Kur qeveritarėt ose njerėzit e tjerė tė regjimit i bėjnė thirrje opozitės nė Kosovė qė tė japė ide e zgjidhje praktike, propozime dhe oferta konkrete, nė fakt, ata e ftojnė opozitėn qė edhe ajo tė bėjė premtime sikurse qeveria. Kėrkesat e qeverisė pėr ofertat e opozitės janė thirrje e qeverisė qė edhe opozita tė bashkohet nė vallėn e premtimeve. Ata refuzojnė ta kuptojnė qė para se tė na e premtojnė pjesėmarrjen nė kėtė valle, problemi ėshtė te vetė vallja e premtimeve. Ata i frikėson mendimi qė mund tė ketė realitet jashtė valles sė tyre prej nga shihet vallja nė virtualitetin e saj.

E, megjithatė, ndoshta nuk ėshtė krejtėsisht kėshtu nė kuptimin qė nuk ėshtė tėrė kohėn kėshtu. Mbase nė momentet traumatike tė vetėdijėsimit pėr falsitetin e vetes sė tyre, kėrkesa e qeveritarėve pėr ofertat e opozitės bėhet e vėrtetė! Tė mbėrthyer nė shkretėtirėn e ofertave dhe ideve tė tyre, kėrkesa e qeveritarėve pėr ofertat e opozitės nis e bėhet e sinqertė. Nė kėtė pikė, gėnjeshtrat e pabesueshme zėvendėsohen me tė vėrtetėn po aq tė pabesueshme. Qeveria kėrkon ide mu pse nuk i ka ato. Ajo e ka tė qartė qė shitja e pasurive publike e kombėtare tė Kosovės nuk ėshtė ide por mungesė e ēfarėdo ideje mbi atė se ēka duhet bėrė me pasuritė e Kosovės dhe si tė mobilizohen ato pėr zhvillim ekonomik. Dhe, ajo e ka kuptuar qė bisedimet me Serbinė pėr ēėshtjetė brendshme tė Kosovės sė pavarur nuk janė ide por mungesė e ēfarėdo ideje mbi atė se ēka duhet bėrė me pavarėsinė e Kosovės dhe si tė pėrdoret ajo pėr ta bėrė Kosovėn sovrane e demokratike. Pra, jo (vetėm) ajo qė nuk e bėn qeveria (mė parė pėr shkak tė mungesės sė vullnetit sesa tė ideve), por sidomos ajo qė e bėn qeveria shpreh mungesėn e ideve.

Ky moment i sė vėrtetės sė brendshme nuk i zgjat shumė qeveritarit.Madje, i zgjat aq shkurtimisht saqė ka mundėsi qė askush tjetėr s’e ka vėrejtur atė pėrveē vetė atij. Ngjashėm sikur ai ēasti i vetmisė sė madhe gjatė njė valleje nė ndonjė dasmė, atėherė kur tė shurdhohen plotėsisht veshėt, nuk e dėgjon fare muzikėn, gjersa rreth e rrotull ke harenė absurde tė valltarėve tė tjerė dhe lėvizjet e tyre qesharake. Sakaq, ata qė i ke mė sė afėrmi nė valle e qė t’i mbajnė duart lart, tė shkundin ca mė fort, tė nxjerrin nga hutia pėrndritėse, dhe vijon avazi i vjetėri valles marramendėse. Muzika kthehet, rimerret ritmi, veshėt ēlirohen, paēka se nga zhurma tash dėgjon shumė mė pak…


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante