Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-09, 21:04   #4
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Historia e juaj prej gurbetqari?

....ishte vera e vitit 90 gjendja ishte mjaft e tendosur ne Kosove, mua me debuan nga puna, terrori dhe provokimet e ushtrise dhe policise serbe nuk kishte te ndalur.Nje dite vendosa te marre rrugen e gurbetit, thash do te dal te gjeje pune dikund te punoi disa muaj dhe te kthehem ketu.Mirepo shpirti me dhimte kur mendoja qe familjen time shoket dhe mbare farefisin po e le ne goje te ujkut.Pasi qe u pershendeta me familje morra nje qante te vogel dhe dola nga shtepia, isha i merzitur dhe i prekur shume, brengosesha per familjen dhe kisha fribe qe do te plasi lufta dhe nuk do te jeme aty pran tyre.Duke hecur dhe duke menduar shof disa helikopter qe mbi qjellin e Prishtine qe fluturonin shume ulet gati nuk i preknin pullazet e shtepive dhe benin nje zhurme te tmerrshme.Per nje moment une ndalova dhe morra rrugen te kthehem prap ne shtepi, duke hecur takoj shokun tim te ngushte qe jemi rritur bashk.Ai me pyeti qka u ba ku po shkon tani, sepse isha pershendetur edhe me te, une ju pergjegja do te kthehem sepse nuk munde te ju la juve ne zjarre, a e shef vetem se nuk ka kris lufta.Ai me kapi per krahu dhe duke me kthyer me tha ec shko ti se ne jemi boll, mos ke frig se nuk do te kete luft tani, me percolli deri te Autobusi i cili me qoi deri ne fushekosove dhe nga aty morra trenin deri ne Beograd dhe pastaj vazhdova per ne Budapest.Rruges deri ne Beograd isha vet dhe mendoja dhe isha mjaft i merzitur, kisha marre nje rruge pa adrese, nuk dija ku te shkoja.Nga ana tjeter brengosesha shume per gjendjen ne Kosove per familjen time.Nga beogradi per ne Budapest isha ne nje kupe me nje shqiptare nga Tetova quhej Safet me duket ishte nje djale i sjellshem dhe i zgjuar.Ne bisedonim dhe pa pritur hyri nje prift serb ne kupen tone, ishte i moshuar permbi 80 vjet.Safeti filloi te bisedoi me te ne lidhje me fen, une vetem i degjoja pasi qe nuk dija asgje per fen, dalngadal filluan te bisedonin edhe per Kosoven.Te theme te drejten une u tmerrova per ato qka degjova nga ky prift, ky kishte qene kryeprift ne nje kishe ne Kanada per 10 vite.Pasi qe kaluam kufirin jugosllav fillova une iu drejtova keti prifti i thashe, mos me me ardhe keq qe qenke plak per dritarje te kisha gjuajtur.Si nuk ke turp i thash pse po rren pse e flete te paverteten,Kosova kurre nuk ka qene e serbise por ju keni ardhe ketu, nga karpatet.Vertet u nxeha shume dhe besomni qe aty ju thashe burimi i te kqijave qenka kisha serbe, slloba po punoika nen direktivat e tyre dhe vertet ashtu doli.Ndejta afer dy jave ne Budapest, takoja shume shqiptare nga Shqipria qe kishin ikur me ate vaporin e famshem, te them te drejten i shikoja me urrejtje sepse mendoja keta ja morren fetyren Shqiperise dhe neve, mirepo nuk kishin pas faj te gjoret.Pas dy jave shkova ne stacion te trenit dhe nxorranje bilete per gjermani paguajta 20 Marka, dhe qe ateher jame ketu ku jame.
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė