Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-07, 21:22   #8
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “En-Nas”-perfundim

Koment:

1. Thuaj” Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve!

2. Sunduesin e njerėzve

3. Tė adhuruarin e njerėzve

Nė fillim tė kėsaj kaptine fisnike janė pėrmendur tri cilėsi tė Allahut xh.sh., tė cilat dėftojnė pėr madhėshtinė e Tij: (Zot i njerėzve, Sundues i njerėzve dhe I adhuruar i njerėzve). Kėto tri cilėsi tė Allahut janė tė pėrmendura po ashtu edhe nė suren e parė tė radhitjes sė Mushafit-(“El-Fatiha”) , nė ajetet e para: (Elhamdu lil-lahi rabbil alemin, er-Rrahmani Rrahim, maliki jevmi din), qė tregon edhe njė herė pėr njė lidhje tė pėrkryer hyjnore tė kėtyre sureve, qė nga fillimi e deri nė fund.

Nė tė njėjtėn kohė, cekja e kėtyre tri cilėsive hyjnore dėshmon pėr njė nderim tė veēantė ndaj njeriut si njė krijesė e dashur e Allahut. Vetė veēimi si “Zot, Sundues dhe I adhuruar i njerėzve”, megjithė faktin se Allahu ėshtė Zot i botėve dhe i tėrė asaj qė shohim dhe nuk shohim, shpreh lidhjen e ngushtė, e cila duhet tė ekzistojė nė mes njeriut dhe Zotit tė madhėrishėm, si dhe fisnikėrimin e nderimin qė i ėshtė bėrė njeriut nga ana e Krijuesit.

Fjala “Rabb” do tė thotė Zot, zotėri, kujdestar, edukues, etj., me tė cilėn nėnkuptojmė se vetėm Allahut, i Cili na ka krijuar, na edukon dhe na mbikėqyr, duhet t’i drejtohemi pėr ndihmė e mbrojtje nga shejtani dhe nga ēdo e keqe.

Fjala “Melik”, do tė thotė Sundues, zotėrues, posedues etj. Po ashtu edhe kjo fjalė shpreh dallimin dhe veēimin e njeriut, i cili duhet ta konsiderojė Allahun xh.sh. si sundues tė tij, ani pse Ai ėshtė Sundues i botėve dhe i Ditės sė Gjykimit.

Nė nocionet tona fjala “melik” shpreh edhe kuptimin “mbret”, por mbretėria njerėzore herėt a vonė do t’i nėnshtrohet shkatėrrimit, kurse mbretėria hyjnore e Zotit ėshtė e pėrhershme, siē na dėfton Vetė Allahu xh.sh.

“I kujt ėshtė pushteti sot? (bėhet pyetja). I All-llahut, i Atij qė ėshtė njė, i Fuqiplotit (ėshtė pėrgjigjja)!” (Gafir, 16)

Prandaj, ky Zot, Sundues e zotėrues, ėshtė i Vetmi qė meriton tė adhurohet nga njerėzit dhe nga tė gjitha krijesat e tjera, sepse sundimi i vėrtetė i takon vetėm Allahut, i Cili nė Kur’an thotė:

“I Tij ėshtė pushteti nė qiej e nė Tokė, Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje, dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send.” (El-Hadid, 2)

Dhe nė fund Allahu xh.sh. pėrmend termin “Ilahin-nas”-I adhuruar i njerėzve”, ani pse Ai ėshtė i adhuruari i tė gjitha krijesave. Komentatorėt kėtu kanė tėrhequr njė paralele duke thėnė se me dy cilėsitė e para mund tė cilėsohen edhe njerėzit, si fjala vjen “rabbul bejt-zot i shtėpisė”, apo “melikul bilad-sundues-mbret i njė populli a vendi”, por ėshtė e pamundur qė dikush, pėrveē Tij, tė ketė cilėsinė e tė adhuruarit me tė drejtė “Ilahin-nas”, sepse Ai ėshtė qė krijoi gjithēka nga mosqenia, dhe vetėm Atij i takon adhurimi.

4. Prej sė keqes sė pėrshpėritėsit qė fshihet

5. i cili pėshpėrit nė zemrat e njerėzve

6. qoftė ai pėshpėritėsi (pėr tė keq) nga exhinėt ose nga njerėzit”

Qė tė trija kėto ajete, nė pėrgjithėsi flasin rreth intrigave dhe cytjeve tė shejtanit, i cili mbjell huti e dyshime nė zemrat e njerėzve.

Fjala “El-Vesvas” kėtu aludon shejtanin, ndėrsa fjala “vesvese” nėnkupton pėshpėritjen, fjalėn e folur me zė shumė tė ulėt, kurse fjala “El-Hannas” do tė thotė diēka qė fshihet dhe humb shpejt, qė po ashtu aludon shejtanin, i cili nė momentet kur besimtari e pėrmend Allahun, fshihet dhe largohet me tė shpejtė, kurse kur besimtari harron dhe nuk e pėrmend Allahun, ai kthehet dhe i pėshpėrit njeriut nė mendjen dhe zemrėn e tij mendime tė dėmshme, tė cilat e largojnė nga adhurimi i Allahut xh.sh.

Pėr kėtė ka treguar i Dėrguari i Allahut kur thotė: “Shejtani qėndron mbi zemrėn e njeriut; kur njeriu e pėrmend Allahun, ai (shejtani) tėrhiqet (zmbrapset), ndėrsa kur njeriu e harron (Allahun), ai (shejtani) i pėshpėrit mendime tė kėqija”.

Allahu xh.sh., qysh me kohė na ka paralajmėruar pėr rrezikun e madh qė na kanoset nga shejtani, meqenėse ai xhelozoi dhe bėri smirė edhe ndaj babait tonė tė pare, Ademit a.s., duke e mashtruar dhe shtyrė nė gabimin e parė, dhe duke mos pėrfillur porosinė e Krijuesit, ra nė grackėn e shejtanit dukė hėngėr nga pema e ndaluar nė Xhennet.

Allahu xh.sh. na ka treguar qartė se shejtani ėshtė armiku ynė i pėrbetuar, kur pėr tė nė Kur’an thotė: “O bijt e Ademit, po a nuk ua dėrgova porosinė qė tė mos e dėgjoni (pasoni) djallin, se me tė vėrtetė ai ėshtė armiku juaj i hapėt!?” (Jasin, 60).

Megjithėse njerėzit janė tė vetėdijshėm pėr kėtė armiqėsi tė djallit, e cila do tė vazhdojė e tillė deri nė fundin e kėsaj bote, shumica e njerėzve nuk ēajnė kokėn pėr kėtė burim tė pėrhershėm tė rrezikut, i cili rezulton me dobėsimin e imanit, e nė raste tė shpeshta edhe me humbjen e tėrėsishme tė tij. Ky pra ėshtė shejtani i mallkuar, i cili vepron fshehurazi, dhe nė mėnyrė tinzare gjuan helmin e tij duke pėshpėritur nė zemrat tona e duke na cytur pėr punė tė kėqija, tė cilat janė nė kundėrshtim edhe me vetė natyrėn tonė njerėzore.

Ata njerėz qė i ka mashtruar shejtani nė kėtė botė kur tė dalin nesėr para Allahut pėr t’u ballafaquar me veprat e tyre tė shėmtuara, do tė mundohen qė kėtė faj t’ia hedhin shejtanit se ai i paskėsh mashtruar, por ja se ēfarė u thotė tė tillėve shejtani: “E pasi tė jetė kryer ēėshtja (dhėnia e Llogarisė) djalli (u mban xhehennemlinjve ligjėratėn e dėshpėruar e), u thotė: “Vėrtet, All-llahu ju pat dhėnė premtim tė vėrtetė. Edhe unė ju pata premtuar, por ju tradhtova. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t'ju detyroja), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju m'u pėrgjigjėt; atėherė, pra, mos mė fajėsoni (qortoni) mua, po fajėsojeni veten tuaj. Unė nuk mund t'ju shpėtoj (ndihmoj) ju, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni (ndihmoni) mua. Unė e mohoj shoqėrimin tuaj qė mė bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit)”. S'ka dyshim, pabesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm.” (Ibrahim, 22).



Ndikimet e shejtanit

Zemra dhe mendja e njeriut janė fushėbetejė nė tė cilėn zhvillohen dyluftimet e ashpra nė mes sė mirės dhe sė keqes. Kėto tė dyja janė ato qė sulmohen mė sė tepėrmi nga shejtani, me qėllim tė shtrirjes sė ndikimit tė tij helmues, me tė cilin ky i mallkuar fut dyshime dhe huti. Fjalėt, cytjet dhe pėshpėritjet e tij janė tė kobshme pėr atė qė u nėnshtrohet ndikimeve tė tyre, sepse njeriun e shtyjnė nė mėkate tė pandėrprera, nė njė jetė tė shfrenuar e tė pamoralshme, e shtyjnė nė mosbesim, nė mendjemadhėsi dhe nė ēdo gjė tė keqe, andaj nuk ėshtė e rastėsishme qė Allahu xh.sh. deshi qė njerėzimit nė kėtė sure, tė fundit nė radhitjen e Mus’hafit, t’ia tėrheqė vėrejtjen pėr rrezikun e madh qė i kanoset nga shejtani.

Shejtani e diti se arma mė e fortė e tij kundėr njerėzve ėshtė mbjellja e dyshimit dhe e kuptoi se kjo arrihet mė sė lehti duke futur vesvese, pėshpėritje dhe cytje nė zemrat e tyre. Dhe, vėrtet, shejtani i hyri vendosmėrisht kėtij misioni tė tij qė nė zemrat e besimtarėve tė mbjellė dyshime ndaj fesė sė tyre dhe ndaj ēdo gjėje tjetėr me vlerė, dhe mund tė themi se ai nė shumė raste ka pasur sukses tė plotė.[4]

Shejtani i mallkuar e ka mundėsinė qė tek njeriu tė ndikojė drejpėrdrejtė nėpėrmjet sistemit nervor, duke ndikuar qė personi i atakuar nga ai, tė humbė arsyen e shėndoshė dhe tė mos logjikojė drejt. Nė lidhje me kėtė ndikim tė tij, ka treguar edhe i Dėrguari i Allahut xh.sh., i Cili ka thėnė: “Vėrtet shejtani (djalli) qarkullon nėpėr njeriun sikur gjaku qė qarkullon nėpėr dej (damarė)”.

Por nuk janė vetėm exhinėt e djallėzuar dhe djajtė ata qė fusin intriga e huti nė mesin e njerėzve. Fatkeqėsisht kėtė rol destruktiv e luajnė edhe disa njerėz, qė shpirtin e kanė tė lig. Detyra dhe roli i i tyre ėshtė qė tė fusin pėrēarje nė mesin e njerėzve tė tjerė, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė krah i djathtė i shejtanit. Mbase ky ngatėrrestar dhe shpirtlig prej njerėzve, mund tė jetė shumė mė i rrezikshėm se edhe vetė shejtani, sepse ky nė dallim nga ai, vepron haptazi, dhe tė pėrgatit kurthe e komplote, dhe kjo gjoja duke tė kėshilluar pėr tė mirė. Prandaj duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm ndaj tė tillėve, sepse Allahu xh.sh. na ka tėrhequr vėrejtjen qė tė kėrkojmė ndihmėn e Tij edhe prej njerėzve tė kėqij kur kėtė sure po edhe krejt Kur’anin e pėrfundon me kėtė kėshillė pėr tė kėrkuar mbrojtjen dhe ndihmėn e Allahut: “Prej sė keqes sė pėrshpėritėsit qė fshihet, i cili pėshpėrit nė zemrat e njerėzve, qoftė ai pėshpėritėsi (pėr tė keq) nga exhinėt ose nga njerėzit.”



Porosia e kėsaj sureje


- Nė kėtė sure, Allahu xh.sh. i bėri njė nderim tė veēantė gjinisė njerėzore, kur Veten e quajti Zot i njerėzve, Sundues i njerėzve dhe I Adhuruar i njerėzve, ani pse Ai ėshtė Zot, Sundues dhe I Adhuruar i tė gjitha krijesave tė kėtij Universi.

- Domosdoshmėria e kėrkimit tė mbrojtjes nga Allahu xh.sh. prej dėmeve tė shejtanit, dhe prej atyre njerėzve shpitkėqij, tė cilėt janė po aq tė rrezikshėm sa edhe vetė shejtani, sepse shejtani duke tė pėshpėritur fshehurazi, tė ngacmon me mendime tė kėqija, kurse njeriu i keq, i cili tė paraqitet si kėshillues i mirė, tė armiqėson haptazi me tė tjerėt, duke futur dyshime nė mendjen tėnde pėr tė tjerėt.

- Mėnyra mė e mirė pėr t’u mbrojtur nga ndikimet e liga tė shejtanit, ėshtė tė pėrmendurit e Allahut dhe tė mbėshteturit tek Ai, sepse nė momentet kur njeriu e pėrmend Allahun, shejtani nuk mund tė ndikojė, ndėrsa kur ai e harron Krijuesin e tij, ai e ngacmon.

Allahu xh.sh. thotė: “Thuaj: O Zoti im, e kėrkoj ndihmėn Tėnde pėr tė mė mbrojtur nga ngacmimet e shejtanit, O Zoti im, kėrkoj ndihmėn tėnde edhe nga prania e tyre (shejtanėve) tek unė.” (El-Mu’minun, 97-98)

dhe:

“Nėse shejtani tė godet me ndonjė ves tė keq, atėherė kėrko ndihmėn (mbrojtjen) e Allahut…” (El-A’ėraf, 200)

- Allahu xh.sh. na ka paralajmėruar se shejtanit i ka lėnė nė dorė mundėsinė qė tė largojė sa mė shumė njerėz nga rruga e drejtė, por nė anėn tjetėr Allahu i Plotfuqishėm, gjithashtu na ka treguar se, nėse besimtari ka nė dorė armėn me tė cilėn e ka pajisur Ai – Imanin dhe pėrkushtimin ndaj Krijuesit, atėherė shejtani ėshtė i pafuqishėm ndaj tij dhe nuk mund t’i sjellė kurrfarė dėmi:

“Vėrtet ai (shejtani) nuk ka kurrfarė fuqie kundėr atyre qė besuan dhe i janė mbėshtetur Zotit tė tyre.” (En-Nahl, 99), sepse fuqia e Imanit ėshtė njė digė e fortė mbrojtėse pėrballė intrigave tė shejtanit.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Imam Sujutiu “Ed-Durrul menthur…”, vėll. 8, fq. 685.

[2] Fahru Rraziu “Mefatihul Gajbi”, vėll. 32, fq. 199.

[3] Esh-Shenkiti “Advaul Bejan…”, vėll. 9. fq. 183, Bejrut 1995.

[4] Kjo vlen edhe pėr ne, besimtarėt e fesė islame nė Kosovė dhe tė mbarė trojeve shqiptare. Ne thuajse jemi tėhuajėsuar nga identiteti ynė fetar, andaj nuk prekemi apo nuk inatosemi fare kur dikush na i fyen haptazi ndjenjat tona fetare. Shumica prej nesh i mbyllim sytė kur grupe dhe shoqata tė ndryshme tė krishtera, tė ndihmuara edhe nga hipokritėt tanė, propagandojnė haptazi idenė pėr konvertimin e shqiptarėve muslimanė nė tė krishterė, me pretekstin banal - “Kėshtu e do Perėndimi!”, ose “Duhet t’u kthehemi rrėnjėve tona”!. Kjo nėnkupton faktin se Perėndimi na paskėsh ndihmuar me qėllim qė tė na ndėrrojė fenė e jo tė na ēlirojė nga sundimi sllav. Jam i bindur e mbase edhe koha qė do tė vijė do ta dėshmojė, se kjo indolencė dhe kjo neglizhencė jona, do tė na hakmerret keq nė tė ardhmen dhe pėr kėto veprime tona tė pamatura, nesėr do tė japim llogari para Krijuesit
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė