Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:15   #9
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė”

Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė”
Kaptina “En-Nebe’ė” ose “Amme” ėshtė kaptinė mekase, ka gjithsej 40 ajete dhe ka zbritur pas kaptinės El-Mearixh. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin rendor 78.

Transmetojnė Ibn Durejsi, Nuhasi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: ‘Ka zbritur kaptina “Amme jetesaelune” nė Mekė”. Ibn Merdevije transmeton tė njėjtin transmetim edhe nga Ibn Zubejri.[1]



Emėrtimi i kėsaj sureje

Kjo sure ėshtė emėrtuar me kėtė emrin “En-Nebe’ė”, sepse nė tė bėhet fjalė pėr njė lajm shumė tė rėndėsishėm, e ai ėshtė momenti i kataklizmės - Kiameti dhe ringjallja.



Lidhmėria kuptimore e kaptinės “En Nebe’ė” me atė paraprake “El Murselat”

Si nė mes ēdo kaptine tė Kur’anit qė ekziston lidhmėria kuptimore, poashtu shohim se edhe nė mes sures “En-Nebe’ė” dhe asaj paraprake “El-Murselat” ekziston njė lidhmėri e mrekullueshme kuptimore, po edhe tematike.

Kaptina “El-Murselat” fillon me betimet e Allahut:

“Betohem nė (engjėjt ose erėrat) qė dėrgohen njėri pas tjetrit (pandėrprerė), betohem nė ata qė shfaqen si stuhia e rrėmbimshme (duke kryer urdhrat e Zotit), betohem nė engjėjt qė u ėshtė besuar sjellja e shpalljeve, dhe pastaj dallojnė qartė (tė vėrtetėn nga e pavėrteta), dhe qė pėrcjellin kėshillat (libra tė Zotit, te pejgamberėt), si arsyetim ose si vėrejtje, s’ka dyshim se ajo qė premtoheni (Dita e Gjykimit) gjithėsesi ka pėr tė ndodhur” (El Murselat 1-7),

betime kėto qė kishin tė bėnin me shenjat e Ditės sė Gjykimit e tė cilat idhujtarėt i pėrgėnjeshtronin.

Fundi i ajetit: “…s’ka dyshim se ajo qė premtoheni (Dita e Gjykimit) gjithėsesi ka pėr tė ndodhur ” ėshtė pėrgjigje e betimeve tė mėparshme tė Allahut, se ajo ditė tė cilėn ju, mohues, po e pėrgėnjeshtroni, patjetėr do tė vijė dhe do tė jetė njė realitet. Pėr t’ua sqaruar edhe mė afėr kėtė realitet se si do tė ndodhė, Allahu xh. sh. vazhdon mė tutje tė pėrmendė shenjat e kėsaj ndodhie tė madhe, nė ajetet vijuese:

“Kur yjet tė shuhen (zymtohen), dhe kur qielli tė hapet, dhe kur kodrat tė copėtohen, dhe kur tė dėrguarve u ėshtė caktuar koha (pėr tė dėshmuar). E pėr cilėn ditė atyre u ėshtė caktuar koha? Pėr Ditėn e Gjykimit (kur drejtėsia e Zotit ndan tė mirėn nga e keqja). E ku e di ti se ēka ėshtė Dita e Gjykimit? Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė pėrgėnjeshtruan”. (El Murselat 8-15).

Duke u nisur nga tėrė kjo, ėshtė plotėsisht e arsyeshme dhe e logjikshme qė kaptina qė do tė pasonte, nė kėtė rast ajo “En Nebe’ė”, tė sqaronte se ē’ėshtė vėrtet Dita e Gjykimit.

Nėse ndalemi dhe analizojmė ajetet 12-14 tė kaptinės “El-Murselatė”:

“E pėr cilėn ditė atyre u ėshtė caktuar koha? Pėr Ditėn e Gjykimit (kur drejtėsia e Zotit ndan tė mirėn nga e keqja). E ku e di ti se ēka ėshtė Dita e Gjykimit?”, do tė shohim se kurdo qė Allahu xh.sh. ka cekur fjalėn “Ve ma edrake”, menjėherė ka pasuar sqarimi prej tė Plotfuqishmit se pėr se ėshtė fjala, nė kėtė rast nė suren vijuese “En Nebe’ė” ka ardhur sqarimi se Dita e Gjykimit ėshtė njė ndodhi e madhe, njė lajm i madh e tronditės, dhe ėshtė njė ditė e caktuar:

“S’ka dyshim se dita e gjykimit ėshtė caktuar. Ėshtė ditė qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe”. (En Nebe’ė 17-18)

Ndėrsa, sa herė qė nė Kur’an ėshtė pėrdorur kjo fjalė nė trajtėn e kohės sė ardhme “Ve ma judrike”, atėherė ajo gjė nuk ėshtė sqaruar dhe ka mbetur enigmė ose njė sekret prej sekreteve tė Allahut.

Kaptina “Amme” ka lidhmėri tjetėr stilistike nė ajete me suren paraprake “El-Murselat”, siē e shohim edhe nga ajetet nė vijim. P.sh. nė suren “El-Murselat” ajetet 25-26, thuhet: “A nuk e bėmė Ne tokėn qė nė gjirin e vet mban, tė gjallė e tė vdekur”, kurse nė suren “En-Nebe’ė” ajeti 6, thuhet: “A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme (pėr jetė)”.



Pėrmbajtje e shkurtėr e kėsaj kaptine
Pėrgjithėsisht, tematika e kėsaj kaptine rikonfirmon besimin nė ringjalljen pas vdekjes, qė e kontestonin idhujtarėt. Pėr ta pėrforcuar faktin se Kiameti vėrtet dhe patjetėr do tė ndodhė, Allahu xh. sh. sjell argumente tė pakontestueshme tė fuqisė sė Tij absolute, kur thuajse nė formė pyetjeje sikur u drejtohet mohuesve tė kėsaj dite: Si nuk besoni nė ringjalljen kur:

“ A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė), dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)? (En-Nebe’ė, 6-7)

I Gjithėfuqishmi pas kėtyre pyetjeve varg, qė dėshmojnė nė tė njėjtėn kohė se Ai ėshtė krijues, ricek ringjalljen dhe ditėn e caktuar (Jevmul Fasl), ditėn kur i fryhet Surit dhe kur ēdo krijesė do tė dalė para Madhėrisė sė Tij pėr tė dhėnė llogari.

Mė pas nė vazhdim tė kėsaj kaptine flitet pėr Xhehennemin si vendstrehim dhe vendqėndrim i pabesimtarėve, pėrshkruhen vuajtjet dhe mundimet qė do t’i pėrjetojnė ata qė mohuan urdhrat e Allahut, kurse nė vazhdim flitet edhe pėr besimtarėt e devotshėm, pėr tė mirat dhe kėnaqėsitė qė janė pėrgatitur pėr ta nė Xhennet.

Kjo kaptinė pėrfundon me njė skenė tė tmerrshme e tė llahtarshme tė asaj dite tė vėshtirė, kur femohuesit mė tepėr do tė dėshironin tė ishin pluhur (dhé), sesa tė japin llogari pėr tė gjitha ligėsitė dhe tė paudhat qė punuan gjatė jetės sė kėsaj bote.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė