Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:17   #10
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė” -vazhdim

Koment:



عَمَّ يَتَسَاءَلُونَ عَنْ النَّبَإِ الْعَظِيم الَّذِي هُمْ فِيهِ مُخْتَلِفُون كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ ثُمَّ كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ


1.Pėr ēfarė e pyesin ata (mohuesit) njėri-tjetrin?

2. Rreth lajmit tė madh?

3. pėr tė cilin ata kanė mendime tė ndryshme (kundėrthėnie).

4. Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė!

5. Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)!“

(En-Nebe’ė, 1-5)




Idhujtarėt kurejshitė, tė ballafaquar me njė realitet krejtėsisht tė ri me paraqitjen e Muhamedit a.s., si i dėrguar i Allahut, me njė fe qė pėr ta ishte risi, nga e cila shihnin rrezikun e zhvlerėsimit tė fesė sė tyre pagane, stėrgjyshore, nuk mund tė imagjinonin se njė njeri i rėndomtė e i thjeshtė nga mesi i tyre tė mund tė ishte i zgjedhur prej Allahut si i dėrguar. Madje, ata kurrsesi tė bindeshin se predikimet e Muhammedit a.s. pėr ringjalljen dhe jetėn pas vdekjes, mund tė ishin tė vėrteta, aq mė parė kur kishin bindjen e paluhatshme se vetėm koha mund t’i shkatėrronte, ashtu siē na i pėrshkruan edhe Kur’ani:

“Ata (idhujtarėt) thanė: Nuk ka tjetėr, vetėm se kjo jeta jonė nė kėtė botė, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjė nuk na shkatėrron tjetėr pos kohės. Ata pėr kėtė nuk dinė asgjė, ata vetėm fantazojnė”. (El-Xhathije, 24)

dhe nė ajetin tjetėr:

“Ata (idhujtarėt) thanė: Nuk ka tjetėr, vetėm kjo jeta jonė nė kėtė botė, dhe ne nuk do tė ringjallemi“. (El-En’amė, 29)

Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. si kundėrpėrgjigje ndaj pohimeve tė tyre tė mėsipėrme, pėr t’ua bėrė tė qartė se vdekja do t’i mbėrrijė dhe se do tė ringjallen zbriti kėtė sure, e cila flet pėr lajmin e madh, pėr lajmin tronditės e tė llahtarshėm tė Ditės sė Gjykimit.

Fjala “Nebe’ė”, edhe pse mund tė pėrkthehet me fjalėn “lajm”, ka njė domethėnie shumė mė tė gjerė, sepse nuk ėshtė fjala vetėm pėr njė lajm tė rėndomtė, por pėr njė ngjarje tė madhe, njė ndodhi tronditėse, pėr njė kumt tė jashtėzakonshėm, pra fjala ėshtė pėr ringjalljen dhe Ditėn e Gjykimit.

Nė lidhje me natyrėn e lajmit tė madh e tė rėndėsishėm, tė gjithė dijetarėt pajtohen se ky lajm ėshtė “Ringjallja”, “Jeta pas vdekjes” ose “Dita e Gjykimit”. Kėtė mendim e ndajnė mufessirėt mė tė mėdhenj me nė krye Taberiun, Vahidiun, Bejdaviun, Nesefiun, dhe shumė tė tjerė, kurse Muxhahidi, Abdurrezak San’ani, Mukatili dhe Ferrau, mendojnė se fjala “Lajm i madh” ka tė bėjė me vetė Kur’anin, i cili bart nė vete lajme tė jashtėzakonshme. Kur’ani ėshtė lajm i madh, sepse, sipas kėtyre dijetarėve, idhujtarėt e cilėsuan atė si magji, poezi etj.

Ėshtė shumė e qartė se ata qė kishin mospajtime mendimesh sa i pėrket kėtij lajmi tė madh, janė idhujtarėt mekas, po edhe grupet e ndryshme tė tė krishterėve dhe tė ēifutėve. Pėrderisa idhujtarėt mohonin kategorikisht jetėn pas vdekjes, sepse mendonin se jetojnė e vdesin dhe nuk i shkatėrron asgjė tjetėr pėrveē kohės, grupet e ndryshme tė Ehli Kitabit, mendonin se do tė ketė vetėm ringjallje shpirtėrore, por jo edhe fizike.

Prandaj si kundėrpėrgjigje ndaj kėtyre kundėrthėnieve tė palogjikshme tė tyre, Allahu sjell kėrcėnimin e Tij hyjnor nė ajetet 4 dhe 5 tė po kėsaj kaptine:

كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ ثُمَّ كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ
“Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė, Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)”

Tefsirologėt mė eminentė gjatė komentimit tė kėtyre dy ajeteve, thonė se pjesėza “kel-la”, paraqet njė kėrcėnim tė hapur ndaj atyre qė mohojnė ringjalljen dhe nuk besojnė nė fuqinė e Allahut.

Madhėshtia e mrekullisė stilistike kuranore ripėrsėritet nė ajetin 5, ku ripėrsėritet kėrcėnimi, por tash edhe mė fuqishėm dhe mė ashpėr:

ثُمَّ كلاَّ سَيَعْلَمُونَ
“Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)“, qė do tė thotė se atė qė ju, o pabesimtarė, e mohoni, do ta pėrjetoni patjetėr.

Disa tė tjerė mendojnė se ajeti i 4-t:

“Jo,(mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė”, ka tė bėjė me besimtarėt qė do ta kuptojnė se ajo qė e besuan nė lidhje me vdekjen dhe ringjalljen, vėrtet u bė realitet, kurse ajeti i 5-tė:

“Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)“, nėnkupton pabesimtarėt qė e mohuan kategorikisht ringjalljen pas vdekjes, dhe ky moment do tė jetė ballafaqimi mė i hidhur i tyre me tė vėrtetėn qė e kundėrshtuan haptazi.

Dijetari i mirėnjohur bashkėkohor, Sha’raviu, nė lidhje me ajetin e 4-tė:

“Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė”,

thotė: “Tė gjithė njerėzit, besimtarė ose pabesimtarė, nė momentet e dorėzimit tė shpirtit, pra para vdekjes, do tė ndeshen me njė botė tjetėr tė panjohur pėr ta, botė e cila deri atėherė ka qenė imagjinative, i shohin melaiket e Allahut, shohin vendin se ku do tė qėndrojnė nė jetėn e Berzahut etj (jetėn nė varreza, njė jetė nė mes kėsaj jete dhe ringjalljes nė tė cilėn nuk mbretėrojnė ligjet e kohės). Nė lidhje me kėtė, Allahu xh. sh. nė Kur’an thotė:

“(I thuhet) Ti ishe nė njė huti nga kjo (ditė) e Ne ta hoqėm perden (para syve tu) dhe tash ti sheh shumė mprehtė”. (Kaf, 22).

Do tė thotė aty pėr aty njeriu kalon nė njė dimension tė ri tė jetės. Besimtarėt e vėrtetė, tė qetė dhe me njė prehje shpirtėrore presin shpėrblimin e merituar gjatė jetės nė Berzah, kurse pabesimtarėt do t’i kaplojė tmerri e llahtari, sepse iluzionet e tyre se pas vdekjes mė nuk do tė ketė as jetė e as ringjallje, do tė shemben ashtu siē shembet kėshtjella prej rėrės. Tė dyja grupet do ta shohim me sytė e tyre kėtė realitet, i cili tashmė ėshtė bėrė “ajnul jekiin- pamje e sigurt”, qė mė parė nė jetėn e kėsaj bote pėr ta ishte vetėm “Ilmul jekiin-dije e sigurt”, kurse ajeti i pestė: “Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)“

flet pėr momentin kur pabesimtarėt pas dhėnies sė llogarisė, do tė hidhen nė zjarrin e Xhehennemit, dhe do ta kuptojnė bindshėn edhe njė herė se ishin nė njė humbje tė vėrtetė, dhe tash i pret pėrjetimi fizik i dėnimit qė do ta shijojnė, dhe kjo tashmė ėshtė “hakkul jekiin-e vėrtetė e sigurtė” njė realitet pėrjetues me tė gjitha gjymtyrėt”.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė