Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:23   #12
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė” -vazhdim

وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا

وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا

وَأَنزَلْنَا مِنْ الْمُعْصِرَاتِ مَاءً ثَجَّاجًا

لِنُخْرِجَ بِهِ حَبًّا وَنَبَاتًا

وَجَنَّاتٍ أَلْفَافًا



12. Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė.

13. dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron.

14. Ne prej reve tė shtrydhura kemi lėshuar shi tė madh.

15. qė me tė tė rrisim drithėra e bimė.

16. dhe kopshte tė dendura palė mbi palė.”

(En Nebe’ė, 12-16)




Nė Kur’an ka ajete tė shumta tė cilat vazhdimisht provokojnė mendjen njerėzore, duke e nxitur atė qė kėto argumente tė panumėrta tė Allahut nė kėtė ekzistencė, t’i studiojė nė mėnyrė serioze e shkencore, sepse fjala e Allahut xh.sh. kurrsesi nuk mund tė vijė nė kundėrshtim me tė vėrtetat e mirėfillta shkencore.

Nėse e analizojmė vetėm pak ajetin 53 tė kaptinės Fussilet:

“Ne do t’ua mundėsojmė atyre (mohuesve) qė tė sodisin argumentet tona nė horizonte (tė hapėsirave qiellore) po edhe nė vetveten e tyre, derisa t’u bėhet e qartė se ky (Kur’an) ėshtė i vėrtetė (dhe i zbritur nga i Gjithėfuqishmi)”,

do tė kuptojmė se provokimi hyjnor mbetet aktual pėr ēdo brez a gjeneratė tė njerėzimit, andaj nuk ėshtė aspak i rastit fakti se nė vazhdim tė kaptinės “En Nebe’ė”, i Lartmadhėrishmi thotė:



وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا
12. Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė.

Tė gjithė komentatorėt e Kur’anit, pa dallim, janė tė mendimit se fjala “shtatėshe e fortė“ simbolizon shtatė palė qiej, do tė thotė qiellin, tė cilin Allahu xh.sh. e ka ngritur-ndėrtuar mbi ne sikur tė ishtė ndonjė pullaz-ombrellė. Ai nė Kur’an thotė:

“Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve.”

(El-Enbija 32)

Fjala qiell mė tė gjitha derivatet dhe format e saj nė Kur’an ėshtė pėrmendur 298 herė. Nė Kur’an fjala qiell me kėto sinonime tė shtatėshit ka ardhur edhe nė disa vende tė tjera, si p.sh.:

- “Ne krijuam mbi ju shtatė palė (qiej) dhe nuk jemi tė pakujdesshėm ndaj asaj qė krijuam”. (El- Mu’minun, 17)

- “All-llahu ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa ata…” (Et Talak, 12)

- “Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė…” (El-Mulk, 3).

- “A nuk e keni parė se si All-llahu krijoi shtatė palė qiej (nė kate).“ (Nuh, 15).


- “Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr ju krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e Vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė”. (El Bekare, 29)

- “Dhe ata i krijoi shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nvojitej. Qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) Ne e stolisėm me yje ndriēuese dhe e bėmė tė mbrojtur. Ky ėshtė caktim i tė plotfuqishmit, i tė Dijshmit”. (Fussilet, 12), etj…

Sa i pėrket ajetit nė fjalė “Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė”, ne vetėm mund tė supozojmė se kėta shtatė qiej mund tė jenė shtatė tufa galaktike tė sistemit tonė diellor, ose mund tė kenė ndonjė lidhje tė afėrt me sistemin tonė diellor. Ne banorėt e tokės bėjmė pjesė nė galaktikėn “Rruga e Qumėshtit” e cila ka lidhje tė ngushtė me disa galaktika tė tjera, si M-31, VIRGO, pastaj me tufėn galaktike tė ANDROMEDĖS, etj.

Supozohet se nė kėtė gjithėsi mund tė ketė pėrafėrsisht mbi 100 miliardė galaktika dhe secila pėrbėhet pėrafėrsisht nga 100 miliardė yje. Nė ēdo galaktikė ka ndoshta edhe po aq planetė sa edhe yje, qė me numrin e shifrave do tė thotė: 1011 x 1011 = 1022 ose 10 miliardė bilionė yje dhe planetė.

Vetėm galaktika jonė “Rruga e Qumėshtit” supozohet tė ketė mbi 200 miliardė yje madhėsish tė ndryshme, lėvizja e tė cilėve karakterizohet pėr njė elegancė dhe graciozitet tė mrekullueshėm.

Allahu xh.sh.nė Kur’an thotė:

“Vėrtet, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve.” (Es-Safat, 6)

“Ne, nė qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atė (qiellin mė tė afėrt tė dynjasė) e kemi zbukuruar pėr ata qė e shikojnė me vėmendje.” (El-Hixhr, 16)

“Ne, qiellin mė tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriēuese)” (El Maide, 5)


Mirėpo se ēfarė ka synuar nė tė vėrtetė Allahu xh.sh., me fjalėt “shtatėshe tė fortė”, ne nuk mund ta dimė dhe kjo mbetet nė dijen absolute tė Allahut xh.sh.

Nga ajeti nė fjalė vetėm mund tė kuptojmė se kėta qiej kanė njė ndėrtim tė fortė dhe se bukuria e tyre dėfton pėr mrekullinė e krijimit, por qė tėrė kjo hapėsirė qiellore mbi ne, kjo “shtatėshe e fortė” qiellore ka lidhje tė ngushtė me jetėn e njeriut nė kėtė tokė, dėshmon shumė qartė ajeti nė vazhdim, ku Allahu xh.sh. thotė:



وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا
13. Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron.

Allahu xh.sh. e bėri jetėn nė tokė tė pėrshtatshme, sepse parapėrgatiti tė gjitha kushtet e nevojshme e tė domosdoshme pėr njė gjė tė tillė. Padyshim, Dielli si ylli qendror i sistemit tonė diellor, ėshtė burim i energjisė dhe pa dritėn e nxehtėsinė e tij, jeta nė tokė do tė ishte e pamundur.

Dielli nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė yll qė jep dritė, nxehtėsi dhe energji. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. pėr tė thotė: “Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron”.

Fjala “siraxh” do tė thotė “diēka qė jep dritė e shkėlqim”, kurse “vehhaxh” do tė thotė “diēka qė jep edhe dritė po edhe nxehtėsi-energji”.

Nga kėndi i shkencės sė astronomisė shohim se Dielli pėrbėhet nga hidrogjeni, gazi i lėngėt dhe heliumi. Nga e tėrė masa e sistemit diellor, Dielli pėrbėn 99.86%, kurse masėn tjetėr, 0.14% e pėrbėjnė nėntė planetėt e tjerė tė sistemit diellor, natyrisht pėrfshirė kėtu edhe satelitet e tyre, etj. Sigurisht kjo masė kaq e madhe, dhe ky gravitacion kaq i fuqishėm i Diellit i ka “robėruar” – detyruar 9 planetėt e Sistemit diellor: Tokėn, Marsin, Venerėn, Merkurin, Saturnin, Jupiterin, Neptunin, Uranin dhe Plutonin qė nėpėr shtigje spirale tė sillen-rrotullohen rreth tij. Toka, planeti ynė, njė lėvizje tė tillė rreth Diellit e kryen pėr 365 ditė.

Sipas shkencėtarėve, jeta e Diellit numėron mbi 5 miliardė vjet. Sipėrfaqja e tij ėshtė mbi 12 mijė herė mė e madhe se ajo e Tokės. Masa e tij ėshtė 333.000 herė mė e madhe se e Tokės. Largėsia midis Diellit dhe Tokės ėshtė 150 milionė km., kurse rrezja e dritės sė Diellit deri nė Tokė arrin pėr 8 minuta e 20 sekonda.

Me njė fjalė, po tė mos kishte diell, nuk do tė kishte as jetė nė tokė, por krahas diellit, botės organike dhe inorganike u nevojitet edhe njė komponent tjetėr i rėndėsishėm pa tė cilin nuk do tė kishte mundėsi tė zhvillohej procesi jetėsor. Ky komponent kaq i nevojshėm ėshtė UJI.

Ja pra se si i ndėrlidh i Gjithėfuqishmi Allah kėto dy komponente, kur nė vazhdim tė kaptinės thotė:



وَأَنزَلْنَا مِنْ الْمُعْصِرَاتِ مَاءً ثَجَّاجًا
14. Ne prej reve tė shtrydhura kemi lėshuar shi tė madh.

Pra, krahas dritės dhe nxehtėsisė sė Diellit, gjallesave tė gjalla si dhe botės bimore, patjetėr u nevojitet edhe uji, tė cilin Allahu xh.sh. pėrveē burimeve tė ujit qė gjenden nė brendi tė Tokės. atė e lėshon edhe nga qielli nėpėrmjet reve,

Se pėr ē’arsye Allahu xh.sh. ka ndėrlidhur ajetin ku flet rreth Diellit dhe reve qė lėshojnė shi, sot, pas shumė zbulimeve shkencore, nuk ėshtė e vėshtirė ta kuptojmė. Shkenca na mėson se nė kėtė rast kryhet njė proces natyror, ai i avullimit tė ujit nga lumenjtė, detet dhe oqeanet, qė pastaj tė kondensohet lart nė re, tė cilat pastaj i bartin erėrat andej e kėndej dhe e shkundin ujin qė gjendet nė to.

Kur jemi tek retė dhe tek procesi i rėnies sė shiut, tė shohim se ē’thotė Allahu xh.sh. nė disa ajete kuranore:

“A nuk e ke parė se si All-llahu drejton retė, pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre” (En-Nur, 43)

pastaj:

“All-llahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ne i derdhim ato nė njė vend tė thatė dhe me atė ujitje e ngjallim tokėn pas vdekjes sė saj. Ja, kėshtu ėshtė ringjallja.” (Fatir, 9)

dhe:

“All-llahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė, i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, qe, ata gėzohen.” (Er-Rrum, 48)


Por t’i kthehemi edhe njė herė fjalės sė ajetit: “el muė’sirat”. Fjala “I’ėsar” – muassar-muė’sir”, nė aspektin terminologjik do tė thotė shtrydhje, e kjo do tė thotė reja qė lėshon shi pas bashkėdyzimit dhe pas zbrazjes sė thėrrmijave elektrike, pozitive e negative, do tė thotė pas “shtrydhjes sė saj - “I’sar”, ajo mund tė lėshojė shi me lejen e Allahut xh.sh.

Dijetarėt rreth termit “el mu’sirat” kanė dhėnė kėto mendime:

1. Grupi i parė mendojnė se fjala ėshtė pėr retė qė shtrydhen, do tė thotė qė lėshojnė shi, njė mendim qė ėshtė mė i pranueshmi dhe mė i sakti.

2. Grupi i dytė mendojnė se fjala ėshtė pėr erėrat, tė cilat pas fekondimit tė reve, e shtrydhin ujėt nga retė.

Njė gjė ėshtė mė se e vėrtetė, se gjatė procesit tė avullimit e deri tek rėnia e shiut, kėto elemente kanė gjėra tė pėrbashkėta dhe janė tė ndėrlidhura nė tė njėjtin proces. Kėshtu, nga ndikimi i rrezeve tė diellit, tė cilin Allahu xh.sh. e quajti “Kandil flakėrues”, bėhet avullimi i ujit tė lumenjve, deteve dhe oqeaneve. Kur ky avull tė ketė arritur lart, pėr tė marrė ftohtėsinė dhe pėr t’u kondensuar, vjen roli i erėrave, tė cilat bartin me vete grimcat e pluhurit, qė pėrmbajnė elemente tė fekondimit, thėrrmija pozitive e negative, dhe ky kontakt pėrfundon me zbrazjet elektrike. Pas kėsaj, erėrat, po ashtu me lejen e Allahut, i bartin kėto re tė fekonduara atje ku Allahu dėshiron, dhe shiu bie.

Nė lidhje me kėtė Allahu xh.sh. thotė:

“Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojmė shi dhe atė jua japim ta pini, po ju nuk mund ta ruani atė”. (El-Hixhr, 15)

“Edhe Ai ėshtė qė i lėshon erėrat myzhde nė prag tė mėshirės sė Tij (shiut) dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr.” (El-Furkan, 48)

“Dhe nė tė kemi vėnė kodra tė forta e tė larta dhe ju dhamė tė pini ujė qė jua shuan etjen”. (El-Xhinn, 27)


Nė vazhdim tė kaptinės, Allahu xh.sh. pasi krijoi tė gjitha kushtet e nevojshme pėr njė jetė tė vrullshme organike dhe inorganike nė tokė, duke nėnshtruar rrezet e diellit, pastaj ujin dhe procesin e tyre tė shndėrrimit nė shi qė bie prej reve si mėshirė prej Allahut xh.sh., na bėn me dije se rezultat i tėrė kėtij procesi zinxhiror, i cili vėrtet dėshmon pėr mrekullinė krijuese tė Tij, ėshtė kultivimi i bimėve dhe fryteve tė ndryshme pėr tė mirėn e botės njerėzore dhe asaj shtazore:



لِنُخْرِجَ بِهِ حَبًّا وَنَبَاتًا. وَجَنَّاتٍ أَلْفَافًا

15. “Qė me tė tė rrisim drithėra e bimė.

16. dhe kopshte tė dendura palė mbi palė.”


Kėtu patjetėr duhet tė ndalemi njė ēikėz dhe tė meditojmė pėr mrekullinė dhe precizitetin e paparė tė kėsaj shprehjeje kuranore.

Kėto fjalė s’mund tė jenė tė ndonjė mendjeje njerėzore, por vetėm tė Krijuesit tė gjithėsisė, i cili flet pėr njė proces tė natyrshėm, ku sė pari pėrmend farėn-kokrrėn, e cila duhet tė mbillet pėr tė dalė pastaj mbi tokė e pėr tė dhėnė fryte, qofshin ato bimė ose pemė, e pastaj kur kėto pemė tė rriten, ato, me degėt e tyre palė-palė formojnė kopshte tė dendura.

Tė gjitha kėto fakte dhe argumente tė pamohueshme tė cilat i prezantoi i Gjithėfuqishmi dėshmojmė qė kjo ekzistencė e ka Krijuesin e vet dhe se kėsaj gjithėsie me lejen e Allahut njė ditė do t’i vie fundi. Nuk ka dyshim se Ai qė bėri tokėn tė pėrshtatshme pėr jetė dhe kodrat si shtylla dhe qė na krijoi nė qifte duke na bėrė gjumin pushim, natėn mbulesė e ditėn gjallėrim, duke ngritur mbi ne shtatė palė qiej dhe nė qiellin e kėsaj toke vendosi diellin si kandil ndriēues dhe bėri qė prej reve tė lėshojė shi me tė cilin rriten drithėrat e bimėt dhe kopshtet e dendura palė mbi palė, Ai njė ditė, ata qė mohuan Ditėn e Gjykimit do t’i ballafaqojė me atė ditė tė llahtarshme, ditė e cila shumė shpejtė do tė vie sepse ėshtė ditė e pėrcaktuar...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė